div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Reagon motra e Arbenitës pas deklaratave të Feros

Mbrëmë Fero kishe një lidhje direkte në televizion, për të treguar shqetësimin e tij për padrejtësit që po i bëhen sipas tij.

Fero tregoj se gjendja e tij emocionale nuk është mirë, e menjëherë pas kësaj dalje motra e ish bashkëshortes së tij.

Almedina Ismajli, reagoj me një instastory.

Ky postim që po shihni më poshtë, nga ndjekësit u pa si një reagim i momentit ndonëse ajo më vonë e ka larguar atë foto.

Shiko foton:

Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, kjo është arsyeja

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ai nuk i ka respektuar rregullat e punës që i takojnë.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”.

“Poashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet në njoftim.

Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të takimeve të parapara të procesit të dialogut.

Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa për mungesën e takimit trilateral, Zyra e Kryeministrit në njoftimin për takimin tha se ishte për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë.

“Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, thuhet në takim.

Në takimin me emisarin Lajçak, u diskutua mbi planin e sekuencimit dhe zbatimin e marrëveshjeve.

“Zëvendëskryeministri shprehu përsëri angazhimin konstruktiv dhe aktiv të Kosovës në zbatimin e marrëveshjeve dhe rrugën përpara si dhe komentimet nga ana e saj të drafteve të sekuencimit, teksa Serbia nuk ka bërë asnjë hap drejt saj, e pikësëpari as nuk e ka pranuar marrëveshjen”.

Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes.

Rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, zëvendëskryeministri ripërsëriti destruktivitetin e Serbisë, e cila qëllimshëm po e zvarrit procesin duke paraqitur kërkesa të reja edhe pas dakordimit final.

Mbi lirinë e lëvizjes, zëvendëskryeministri e informoi Lajçak mbi lehtësimin nga ana e Qeverisë të konvertimit të patentë-shoferëve për qytetarët e komunitetit serb dhe mbështetjes së tyre në këtë proces.

Sa i përket urës mbi lumin Ibër, ZKM tha se edhe për BE-në “është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”.

Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit.

Kanë fe të ndryshme, nuk do besoni si reagon Sara kur Bardhi fillon ushqimin me ‘Bismilah’

Ish-banorët e njohur të Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi, janë bërë protagonistë të një historie të veçantë që kalon përtej ekranit të reality show-t.

Pas përfundimit të spektaklit, ata kanë vendosur të ndajnë jetën e tyre së bashku dhe aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një vajze që pritet të mbushë jetën e tyre me gëzim dhe lumturi.

Sara dhe Bardhi janë individë me besime fetare të ndryshme; Sara është e njohur për përkushtimin e saj ndaj besimit të saj, ndërsa Bardhi ndjek një rrugë tjetër shpirtërore. Ky dallim në besim nuk ka penguar lidhjen e tyre, madje ata kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie të thellë dhe të mbështetur në respekt dhe dashuri të ndërsjellë.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Sara ka ndarë një moment të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Në këtë postim, ajo ka ndarë një foto ku Bardhi shihet duke ngrënë ushqim, ndërsa para se të fillojë, thotë ‘Bismilah’ – një frazë që përdoret nga muslimanët për të shprehur falënderimin dhe nderimin ndaj Zotit para fillimit të një vakti. Përmes këtij postimi, Sara ka shprehur një përkrahje të veçantë dhe një dashuri të thellë për partnerin e saj.

“Unë e adhuroj këtë moment të vogël të ‘bismilah’ që ai thotë para se të hajë,” shkruan Sara në përshkrimin e saj, duke theksuar se ky akt i thjeshtë ka një rëndësi të veçantë për të, dhe se është një shenjë e respektit që ndihmon në forcimin e lidhjes së tyre.

Ky moment ka krijuar një valë pozitiviteti dhe interesimi në rrjetet sociale, duke e bërë të qartë se pavarësisht dallimeve në besim, dashuria dhe respekti janë forca që bashkojnë çiftet. Historia e Sara dhe Bardhit është një shembull i bukur i mënyrës se si individë me besime të ndryshme mund të ndajnë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, duke ndihmuar në krijimin e një marrëdhënieje të fortë dhe harmonike./InfoKosova/

Policia shpall në kërkim një person, ia publikon foton

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

 

Zbulohen dy emrat e banoreve, që do të futën në BBVK-3

Edicioni i tretë i BBVK është afër.

Ka shumë emra që janë përfolur se do jenë pjesë e këtij reality-show.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këtë sezon, do jenë emra të dashur për publikun.

Aneta Beri, modelja kosovare që jeton dhe vepron në Londër.

Si edhe emri tjetër qe pritet të futet në shtëpi është edhe Rea Osmani e cila merret me estetikë.

‘Godet’ Gjergj Dedaj e krahason Albin Kurtin me Vuçiqin: Kanë simptoma të diktatorëve

Gjergj Dedaj, ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiq, kanë simptoma të diktatorëve, pasi sipas tij të dy i takojnë ekstremit të majtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dedaj, i ka cilësuar ‘lojë shahu’ veprimet e kohëve të fundit të Kurtit dhe Vuçiqit, të cilat siç ka thënë ai, ata të dy i kanë bërë në favor të politikave të tyre populiste.

“Në kohët e fundit mund të them se Vuçiq, edhe në sinkronizim me Kurtin, ndoshta jo drejtëpërdrejt me u marrë vesh, por i bëjnë potezat sikur kur luajnë shah, do të thotë secili e bën potezin edhe i luajnë figurat në favor të politikave të tyre populiste, sepse të dy i takojnë ekstremit të majtë si dhe kanë simptoma të diktatorëve”, ka thënë Dedaj.

Më tej, Dedaj, është shprehur se Kosova nuk i ka pasur kurrë më të dobëta dhe të këqija marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike.

“Ky krahasim është real sepse Kosova kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe e lënduar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike. Kurrë nuk mbahet mend në historinë tonë që i kemi pasur marrëdhëniet kaq të këqija me SHBA, me partnerët kryesorë të cilët e kanë bërë realitet dhe e kanë mbështet dhe e kanë realizuar projektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pastaj edhe me NATO-n, edhe me BE-në, do të thotë kemi bërë fizkultura dhe ekzibicione shumë të liga”, ka shtuar ai.

“Masat” e Vuçiqit, reagon Kurti: Tri Kushtet e mia janë…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë aspak paqësore.

Derisa fillimisht përmendi se kushtet që Kurti ka vënë kanë qenë racionale dhe paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore por edhe racionale, d.m.th janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Radoiçiq, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as Pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial, pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin”, u shpreh Kurti

Intervista e Kurtit për Al Jazeera-n thotë se e ka pranuar Asociacionin, por…

Kryeministri Albin Kurti e ka pohuar pranimin për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por vetëm si “paketë”.

Në një intervistë për televizionin ndërkombëtar Al Jazeera, Kurti ka thënë se nuk është “kryeministër vetëm i shqiptarëve”, por i të gjithë komuniteteve etnike që jetojnë në Kosovë.

I pyetur nëse i ka thënë “po” apo “jo” Asociacionit…, shefi i Qeverisë së Kosovës tha se e ka pranuar themelimin e tij, por në paketën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Natyrisht, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Sidoqoftë, kjo është pjesë e Marrëveshjes Bazike tani. Neni 7 thotë se ‘Komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim’. Në anën tjetër, neni 10 thotë se “të gjitha marrëveshjet paraprake të nënshkruara duhet të zbatohen”. Pra, unë nuk po e mohoj atë, sidoqoftë vetëm si pjesë e një pakoje të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke.”

“Nuk mund të zgjedhni nga 39 marrëveshjet paraprake, një që është e preferuara juaj, thuajse sikur të ishte një byfe suedeze, ku e zgjedhni ushqimin tuaj të preferuar, as ta vendosni para Marrëveshjes Bazike. Si paketë, unë thashë po”, tha ai.

Marrëveshja bazë, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e këtij asociacioni, është arritur në shkurt të vitit të kaluar, por nuk ka gjetur zbatim.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.