div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrokulliset me veturë Gani Gërmia, publikon fotot

Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, mëngjesin e sotëm ka tronditur ndjekësit e tij me disa pamje të rënda.

Ai publikoi një veturë të rrokullisur dhe më pas fytyrën e tij me plagë, nga aksidenti.

Së fundi shpesh janë shpërndarë informacione të rreme në lidhje me aksidente të fytyrave publike.

Por, rasti në fjalë është raportuar në Instagram nga vetë Visari.

 

Rritja e pagës minimale, INPO apelon për rishikim të kontratave të prokurimit publik

Iniciativa për Progres (INPO) ka analizuar pasojat e vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale, duke u fokusuar në zbatimin e kontratave të prokurimit publik.

Ndërsa INPO përkrah rritjen e pagës minimale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, organizata thekson se ky vendim mund të ketë ndikim të madh në veprimtarinë e operatorëve ekonomikë që kanë lidhur kontrata me autoritetet shtetërore.

“Ndryshimi i papritur i pagës minimale mund të sjellë një diferencë të konsiderueshme të kostos operative dhe të rris barrën financiare në ekzekutimin e kontratave”, thuhet në njoftimin e INPO.

Organizata vë në dukje se bizneset që kanë paraqitur oferta bazuar në pagën minimale të mëparshme tani përballen me kosto shtesë të pa planifikuara.

Nga diskutimet me operatorë ekonomikë, INPO ka mësuar se shumë prej tyre kanë shprehur shqetësime për mungesën e dispozitave të qarta në legjislacionin e prokurimit publik për situata të tilla.

“Operatorët kanë paraqitur kërkesa për ndryshime në kontrata, por deri më tani nuk ka udhëzime nga Qeveria për këtë çështje”, thekson INPO.

Organizata apelon për një shqyrtim të situatës dhe për masa që të adresojnë ndikimet negative në qëndrueshmërinë e kontratave.

“Është e nevojshme një dialog i hapur për rishikimin e politikave të prokurimit për të evituar ndikimet e paparashikueshme”, përfundon njoftimi i INPO.

Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt pas bisedave me KFOR-in dhe atyre në Bruksel

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt”.

“Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Tema e urës është diskutuar dje në Bruksel gjatë takimeve të ndara të emisarit Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Musliu: PDK-ja në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën, s’përjashtohen koalicionet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se partia e saj në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën.

Ajo është shprehur se nuk përjashtohen as koalicionet, por siç tha varet me kë.

“Unë mund të them sot që Partia Demokratike në katër vitet e ardhshme do të qeverisë me Kosovën. Nuk përjashtohen koalicionet, varet me kë”.

“Unë mendoj që Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë serioze me ofertën e saj ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç ka qenë deri më tani”, është shprehur ajo.

Haxhiu: Ura do të hapet dhe për këtë jemi në koordinim me partnerët tanë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, i cili kërkoi kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës.

E rëndësishme, sipas saj, është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokuroria të deklarohen se pse nuk kanë vepruar në raport me dorëheqjet.

“Nuk ka asnjë rast kur një gjyqtar ka thënë dorëheqje dhe nuk i është pranuar dorëheqja. Por kjo ka ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët serbë. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet qartë se përse Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial nuk e kanë adresuar këtë”, deklaroi ministrja e Drejtësisë për RTK-në.

Mes tjerash, ajo tha se nëse do të pranohej rikthimi i këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr serbë në institucionet e Kosovës, përveç se do të ishte në shpërputhje me legjislacionin, dyshuese është nëse qytetarët mund të besojnë më tek sistemi i drejtësisë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ajo tha se në Kosovë nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, e që do ta “bosnjëzojë” Kosovën.

Mes tjerash, ministrja Haxhiu e ritheksoi se ura mbi lumin Ibër do të hapet dhe se kjo çështje ka qenë temë e diskutimeve me partnerët e Kosovës, përfshirë edhe KFOR-in. Ajo tha se për urën është diskutuar edhe sot në Bruksel dhe se edhe për BE-në është e qartë se hapja e urës nuk ka alternativë.

“Ura do të hapet dhe për këtë jemi në koordinim apo në diskutim e sipër me partnerët  tanë”, tha Haxhiu.

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Klina që u gjet i vdekur në një shtëpi në Lipjan

Melos Krasniqi, djali i ri nga Klina, i cili u gjet i vdekur në një shtëpi në Banullë të Lipjanit do të varroset sot.

Ceremonia e lamtumirës së fundit ndaj të riut që kishte diplomuar vetë disa ditë më parë, do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e vjetra të fshatit Zajm.

Rasti për vdekjen e Melos Krasniqit është raportuar dje në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

Siç mësohet, i riu klinas është gjetur i shtrirë pas shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Deklaratat e Feros, reagon Almedina Ismajli

Pasi Fero ne një lidhje direkte në televizion, për të treguar shqetësimin e tij për padrejtësit që po i bëhen sipas tij.

Fero tregoj se gjendja e tij emocionale nuk është mirë, e menjëherë pas kësaj dalje motra e ish bashkëshortes së tij

Almedina Ismajli, reagoj me një instastory.

Ky postim që po shihni më poshtë, nga ndjekësit u pa si një reagim i momentit ndonëse ajo më vonë e ka larguar atë foto.

E rëndë: Djali e gjen babain e tij të vdekur në tavanin e shtëpisë

Një burrë ka njoftuar policinë se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jetë prindin e tij.

Rasti ka ndodhur të martën në Lipjan.

Sipas raportit të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan 17.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Tri vdekje të dyshimta – policia jep detaje

Tri raste të vdekjes janë raportuar dje në Policinë e Kosovës – dy në Lipjan e një në Prishtinë.

Në raportin policor bëhet e ditur se mëngjesin e djeshëm, në Lipjan është gjetur pa shenja jete një burrë. Njësitet relevante hetuese kanë dalur në vendin e ngjarjes, bashkë me ato të emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion” bën të ditur policia, teksa njofton se ka nisur hetimet e vdekjes.

Po në Lipjan, një person ka raportuar në polici se ka gjetur pa shenja jete babanë e tij. Viktima u gjet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë, shkruan Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse të policisë dhe ato mjekësore, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 21:45, u raportua se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Edhe në këtë rast, ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e viktimës, teksa njësitet relevante nisën hetimet.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” thuhet në raportin policor./Indeksonline/

Moti sot: I vranët e me reshje shiu

Këtë të mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 10 deri në 13 gradë, kurse maksimalja e ditës prej 15 deri në 19 gradë Celsius.

Gjatë ditës pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, teksa era pritet të fryjë deri në 28 km/h.