div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-6 date-paged-6 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt”

Ministri i Puneve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR’in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Tema e urës është diskutuar sot në Bruksel gjatë takimeve të ndara me të Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, për çka pati kritika në Kosovë.

Por, Ministrja Albulena Haxhiu tha se Bislimi për Urën ka folur me Lajçak.

“Çështja e urës sigurisht që ka qenë temë e diskutimeve edhe me partnerët tanë edhe me KFOR-in, nëse i referohemi deklaratës së Qeverisë së Kosovës është diskutuar edhe sot në Bruksel, madje në të njëjtën deklaratë thuhet që edhe për BE-në është e qartë që hapja e urës nuk ka alternative dhe madje i referohemi edhe shumë raporteve të Bashkimit Europian që ura duhet të hapet. Sigurisht që ne kemi thënë që ura do të hapet dhe për këtë jemi ne diskutim me partnerët tanë…

Ne kemi thënë që në vazhdimësi në takimet tona ka pasur diskutim për këtë (urën), në takimet e kryeministrit Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë, asnjëherë nuk kemi thënë që kjo duhet jetë temë që duhet diskutohet në Bruksel”, shtoi Haxhiu.

Por sot qenka diskutuar, ia ktheu gazetarja Haxhiut.

“Zv.Kryeministri Bislimi e ka specifikuar gjatë prononcimit që kanë folur për lirinë e lëvizjes, për rëndësinë e lëvizjes, ju e dini që kjo është e drejtë kushtetuese dhe askush nuk mund ta cënojë. Prandaj duke diskutuar me përfaqësuesin e BE-së, në takimin bileteral dhe jo në një ku ka qenë Serbia, ka qenë e qartë edhe për BE që hapja e urës nuk ka alternativë. Konsiderojmë që takimet duhet të vazhdojnë koordinimet poashtu…”, u shpreh Haxhiu tutje.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkuren, më 18.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:

 

 

 

Dalja 10kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllan, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

 

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekolle, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

 

Pejë

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

 

 

 

Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhan, Zllopek, Poqestë, Belincë, Doberdol, Babiq, Piston dhe Sedef.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

* * *

 

Punime në projekte investive

 

 

1.

Në TS 110/10kV Deçani

Nga dalja 10[kV] Barani do të nderprehen trafostacionet:

 

 

 

TS 10/04 [kV] Çallapeku 1 (kodi: 53000002026) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Kamenica (kodi: 53000002027) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Çallapeku 3 (Varrezat)(kodi: 53000002028) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Çallapeku 2 (kodi: 53000002029) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

 

TS 10/04 [kV] Buqan 1 (kodi: 53000002031) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

 

TS 10/04 [kV] Kosuriq 1- qendra (kodi: 53000002032) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Kosuriq (Varrezat) (kodi: 53000002033) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Kosuriqi 3 (kodi: 53000002034) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

 

TS 10/04 [kV] Kosuriqi 2 (kodi: 53000002035) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

 

TS 10/04 [kV] Llugagji (kodi: 53000002036) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Gjergj S.Velaj (kodi: 53000002037) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Gllogjan 1 (kodi: 53000002038) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

 

 

TS 10/04 [kV] Gllogjan 3-Tamnik (kodi: 53000002039) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Gllogjan 4 private (kodi: 53000002040) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Gllogjan Pompë benzine (kodi: 53000002041) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Nepole l (kodi: 53000002042) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Nepole lI (kodi: 53000002043) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Buqan -Privat (kodi: 53000002046) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Buqan Shkolla (kodi: 53000002048) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Kosuriqi i Vjetër (kodi: 53000002050) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

TS 10/04 [kV] Idriz Selman Krasniqi (kodi: 53000002058) nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 15:30-17:00

Vendet: fshatrat: Çallapek, Kamenicë, Buqan, Kosuriqi, Llugaxhi, Gllogjan, Nepole, Idriz Selman Krasniqi

Arsyeja: Implementimi i punëve sipas projektit investiv, respektivisht energjizimi i linjës ‘Kosuriq’.

2.

Në TS 110/10kV Deçani

Nga dalja 10[kV] Barani do të nderprehen TS-at

TS 10/04 [kV] Kamenica (kodi: 53000002027) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] lagjja Gashi, Baran (kodi: 53000002049) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat Kamenicë e Vranoc.

Arsyeja: Implementimi i punëve sipas projektit investiv, respektivisht energjizimi i linjës së trafostacioneve në rrjetin e ri.

3.

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Jashanica (kodi: 52000003)nga ora 09:00-09:15 dhe nga ora 16:45-17:00

Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë, si dhe Led Light Tehnology-BRRE.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

4.

Në TS 110/10kV Klina

Nga dalja 10[kV] Jashanica do të nderprehen TS

TS 10/04 [kV] Shtarica I (kodi: 52000003025) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Shtarica II (kodi: 52000003026) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Siqeva 1 Rracët (kodi: 52000003027) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Siqeva 2 Deskët (kodi: 52000003028) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Ujmiri III Millakët (kodi: 52000003029) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Ujmiri I (kodi: 52000000303) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Ujmiri II Siqevë M (kodi: 52000003031) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Dobërdol I (kodi: 52000003032) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Dobërdol II (kodi: 52000003033) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Shtaricë e reja (kodi: 52000003034) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Dobërdol 3 Lecët (kodi: 52000003035) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04 [kV] Ujmiri e re- Lagjja Shala (kodi: 52000003036) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Shtaricë, Siqevë, Ujëmir, Klinë dhe Dobërdol.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i trafostacionit të ri në Projektin Siqeva 2 Deskët,  TS i Ri dhe Siqeve 1 Rracët TS i Ri dhe ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët në projektin Siqevë Deskët 2 .

Prizren 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

Dalja 10kV Hoqa e qytetit (kodi: 30035005) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Zhur,Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë; afariste: Resturant “Kështjella”, “Pompa Benxines Zhuri”, Betoniera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit” dhe Vlashna “Fanaj Petroll”.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i trafostacionit, ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Restelica (kodi: 30036002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishtë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe  Orqushë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10kV Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Magure, Medvevc, Dobrajë, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine, Poturovc, Gllanice

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shala (kodi: 70000101) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiq, Rashan, Tërstenë, Bare, Bajgorë, Vidishiq, Kovaqicë, Kaqanoll, Rahovë, Boletin, Zhazhë, Vllahi, Zijaq, Maxherë, Melenicë, Dedi, Zabërgjë, Selaci , si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C.  Central me Erë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – kontrollimi i trafostacionit, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Në TS 110/10 kV Vushtrria 2

Nga dalja 10 kV Ekstra do të ndërprehen trafostacionet në stabiliment:

TS 10/04 kV Riki-te Flamurat (kodi: 73000006038) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Furtuna (kodi: 73000006004) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Ujësjellësi (kodi: 73000006006) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV TSSH.B.Xhafa (kodi: 73000006033) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Vneshta-2 (Xhema) (kodi: 73000006002) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Ahmet Zariqi te rrethi (kodi: 73000006003) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Petreni (kodi: 73000006013) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Pushkolli (kodi: 73000006036) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Vneshta (kodi: 73000006005) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Diari estate 1600kVA (kodi: 73000006039) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Maloku Group400kVA (kodi: 73000006040) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

TS 10/04 kV Diari Estate Muharrem Zariqi (kodi: 73000006041) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: rr.Shote Galica, rr.Bahri Kuqi, rr.Ismail Galica, rr.Hakif Zejnullahu dhe rr.Jeronim De Rada.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Instalimi i Sistemit SCADA.

Gjakovë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Raq-Moglica (kodi: 81000117) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lagjja Brekoc, rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Minatori, Shote Galica; fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fortesa (kodi: 82081009) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat Bellacërk dhe Sapniq.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas  pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Gjilan 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Lladovë do të ndërprehet:

Dalja 10kV Pasjan (kodi: 61066013) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Llashticë, Pasjan, Burincë dhe Muqi Babë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Kurti tregon çka diskutoi me kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas diskutimeve që ka pasur me kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, tani është takuar me kryetarin e Zubin Potokut dhe atë të Zveçanit.

Në takim ishin prezent edhe ministrat Nenad Rashiq e Elbert Krasniqi.

Kurti, përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi u njoftua rreth punës, shërbimeve për qytetarë dhe arritjes e qeverisjeve të tyre lokale.

“Diskutuam hapur për sfidat, nevojat e kërkesat e tyre, sidomos në infrastrukturë, dhe përgatitjet që ata po bëjnë për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm dhe projektet kapitale që synojnë t’i buxhetojnë për vitin 2025”, shkroi Kurti.

Ai falënderoi kryetarët Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, drejtorët dhe stafin e tyre për përkushtimin dhe angazhimin e dëshmuar, sipas tij, për qeverisje të mirë e të drejtë, dhe për bashkëpunimin me Qeverinë në shërbim të interesave të komunave që drejtojnë dhe qytetarëve.