div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arsenijeviq me aktiviste iu hedhin lule ushtarëve italianë mbi Ibër, reagon njëri prej karabinerëve

Disa aktiviste serbe në Mitrovicë u kanë hedhur sot lule pjesëtarëve italianë të KFOR-it të cilët janë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit.

Teksa incizoheshin nga Aleksander Aresnijeviq, ato iu janë afruar karabinierëve italianë dhe kanë filluar t’ua hedhin edhe mbi makinë.

Kjo ka bërë që njëri prej ushtarakëve të reagojë duke iu kërkuar atyre që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Në shenjë mirënjohjeje që ishim aty dhe e mbrojtëm urën nga hapja me forcë, hodhëm lule dhe shprehëm simbolikisht falënderimet tona”, ka thënë Angjela Dimiq, një nga pjesëmarrëset e aksionit, shkruan Radio Kontakt Plus./Express/

Sara Hoxha ‘djeg’ rrjetin, shfaqet pa sytjena

Influencerja e njohur Sara Hoxha ka bërë sërish jehonë në rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit, që ka lënë pas një valë komentesh dhe reagimesh.

Me një prezencë të fuqishme dhe stilin e saj unik, Sara vazhdon të jetë një figurë kryesore në botën e mediave sociale.

Në fotografinë e saj të re, ajo shfaqet e veshur në një set të bardhë, që i jep asaj një pamje elegante dhe të rafinuar.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të shfaqë guximin e saj duke mos veshur sytjena, një vendim që padyshim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Pamja e saj e mahnitshme ka krijuar një atmosferë të fortë, ku bukuria dhe vetëbesimi janë në qendër të vëmendjes.

Shiko foton:

Limaj: Koalicioni AAK-Nisma do t’i fitojë 15 për qind të votave

Fatmir Limaj kryetar i Nismës, ka folur rreth pritshmërive për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

I pyetur rreth për qindjes që synojnë bashkë me AAK-në, me të cilën lidhën një koalicion, Limaj ka qenë goxha optimist.

Në “Debat Plus” Limaj tha se synojnë të fitojnë 15 për qind të votave.

“Koalicioni nër 15 për qind, nuk besoj, punojmë për 15 për qind. Synim, synim, punojmë, ka hapësirë me shku atje. Unë besoj që qytetarët e Kosovës, sidomos ata që kanë votuar këtë qeveri, duhet me kanë të parët që duhet mi gra me ndryshu këtë qeveri”, tha ai.

A ka AAK vija të kuqe për Vetëvendosjen? Flet deputeti Pal Lekaj

Me 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Deputeti Pal Lekaj, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se AAK do të triumfojë në zgjedhje, duke shtuar se Haradinaj ka përvojën qeverisëse.

“Sa i përket AAK-së është e përgatitur që në këto zgjedhje të triumfojë, të bëjë punën e vet. Kudo që po i takojmë qytetarët po na besojnë në programin tonë, ne e kemi përvojën qeverisëse, kryetari Haradinaj ka qenë dy herë mandatar, kryeministër dhe në këtë kemi bërë një program të qartë alternativ, që me të vërtetë Aleanca del triumfuese në këto zgjedhje”, shprehet ai.

Ndërsa, lidhur me mundësinë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Lekaj thotë se presin fillimisht të shohin rezultatin e zgjedhjeve dhe më pas të vendosin.

“Është herët të bisedohet sa i përket koalicioneve, ne do të shohim rezultatin dhe pas zgjedhjeve do të shohim për koalicione. Mendoj që qytetarët do të na tregojnë se kah do të shkojë Aleanca apo opozita por edhe Vetëvendosje”, deklaron deputeti Pal Lekaj.

Dy qytetarë i rebelohen Dardan Molliqajt në protestën tek ura e Ibrit

Partia Socialdemokrate po mban një aksion simbolik afër Urës së Ibrit. Por dy qytetarëve të Mitrovicës, nuk u pëlqeu aksioni i PSD-së.

 

 

 

Teksa kaluan tek ura e Ibrit, ku po mbahej aksioni ata iu rebeluan kreut të PSD-së Dardan Molliqajt.

Derisa Molliqaj po e mbante fjalimin e planifikuar, dy qytetarë që kaluan andej kundërshtonin aksionin e Molliqajt, për të cilin thonin se s’ka ardhë aty për ndonjë të mirë.

“Dardan Molliqaj qysh s’po i vjen marre me dal këtu. Kjo u bë si urë e shenjtë,  vjen gjithkush këtu, kujt t’i teket prej kahmosit,  e vjen e flet këtu keq për Kosovë. Turlifare t’u ardh këtu. Çifti i këtij e ka ndarë Mitrovicën. Me pas organizu popullatën në fillim s’kishe pa  barrikada këtu. Tash vjen çifti i Dardan Molliqajt e shet mend këtu. Që tybe n’koft ardh për një të mirë ky,  zoti më marroftë“, tha njëri nga qytetarët e revoltuar.

VIDEO

Banesa përfshihet nga flakët, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi, ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit, në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë, zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj

Getinjo publikon foto me Mozzik-un, shpalos të pathënat

Kohës së fundit Getinjo gjendet larg muzikës por jo edhe larg mediave sociale.

Ajo pak ore me parë ka ndarë një postim të veçantë ku shihet së bashku me Mozzikun, shkruan “Kosovarja”.

Getinjo përmes këtij statusi ka treguar vështirësitë me të cilat janë përball vite me parë, por nuk u dozuan asnjëherë duke e treguar dashurinë e pakusht që kanë për njeri tjetrin.

“U kem mbijetu shumë karthave, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë e dashakeqi ka ba plane me na njollos dhe me na thy! Sa ma i fortë po u bojshe ma i fortë po të vijke armiku. Po nganjëherë armiku po harrojke qe frike kemi vetëm Zotin dhe vetëm atij i nënshtrohemi Ecni me kujdes, sepse kujdesi ju ruan nga ata skan kujdes” ishte shprehur reperi.

Ranglistja e re nga FIFA, Kosova ngjitet për…

Është publikuar ranglista e re nga FIFA.

Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita.

“Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League.

Skuadra e Frano Foda, humbi 0:3 kundër Rumanisë dhe fitoi kundër Qipros me rezultat 0:4.

Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1:0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s.

“Kuqezinjtë” aktualisht renditen në vendin e 67-të.

Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë.

Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s.

Santit nuk i bëhet vonë për ndarjen, provokon keq me foton e fundit

Santiana Maloku, një nga modelet më të njohura dhe të komentuara në rrjetet sociale, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale.

Pas spekulimeve dhe konfirmimeve për ndarjen e saj nga partneri, ajo duket se e ka rikuperuar shpejt veten dhe është gati për një kapitull të ri.

Ish-banorja e Big Brother VIP, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe stilin e veçantë, ka zgjedhur të ndaje me ndjekësit e saj një foto nga ashensori, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në këtë imazh, ajo shfaqet në një pozë provokuese, duke reflektuar besimin dhe fuqinë e saj pas një periudhe të vështirë.

Me një stil të theksuar dhe një pamje që shkëlqen, Santiana tregon se ndarja nuk e ka zbehur atë, por përkundrazi, e ka nxitur të jetë më e fortë dhe më e pavarur.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, ku shumë prej tyre e mbështesin atë dhe e inkurajojnë të vazhdojë të ndjekë ëndrrat e saj./InfoKosova/

Shiko foton:

Aksioni i PSD-së te ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simbol të mbajtur nga ky subjekt pran urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme të Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurtit.

Në këtë aksion, anëtarët e PSD-së e kanë prezantuar një pankartë, të cilën e kanë titulluar “Rrugëtimi i Kurtit” e që në të shkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçse fotografi për vota.

Molliqaj ka thënë po ashtu se ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it, transmeton KP.