div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Koalicioni LVV-PDK po ndodh”

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se një flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, është duke ndodhur.

Kjo pasi, sipas Abazit, ekziston mundësia se këto dy parti do të lidhin koalicion paszgjedhor.

“Nuk dua të bëjë parashikuesin këtu, por është e qartë që kemi një flirtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjese të PDK-së, e cila është duke e pritur, ose veç ka një marrëveshje për arritjen e një koalicioni paszgjedhor. Kështu flitet në bazë të raporteve të LPK-së dhe njerëzve eksponentë”, tha Abazi në “DPT te Fidani” të Klan Kosova.

 

Ndër të tjera, deputeti thotë se kryeministri Albin Kurti, është i mundur, por sipas tij, në aspektin moral dhe të arritjeve.

“Albin Kurti është i mundur, në kuptimin moral, në kuptimin e arritjeve”, deklaroi Abazi.

Bie çmimi i drurit dhe peletit, ky është çmimi i tyre

Nga 60-65 euro sa shitej vitin e kaluar, çmimi i një metri dru në tregun kosovar ka rënë në 45-50 euro, bëjnë të ditur shitësit e drurit për ngrohje për portalin Front Online.

“45 euro po shkon një metër dru, në disa raste shitet edhe pak më shtrenjtë”, thotë një shitës i drurit në tregun e Prishtinës, i cili nuk dëshiron të flas me emër.

Ndërsa një shitës nga Komuna e Lipjanit thotë për Front Online se çmimi i një metri dru fillon me 45 euro dhe shkon deri në 55 euro.

Përpos drurit, rënie e çmimit vërehet edhe tek peleti, ku një ton sivjet po shitet prej 120 e deri në 200 euro, përderisa vitet e fundit shitej 550 deri në 600 euro.

Nga kompania ‘Ilko Pelet’, deklaruan për “Front Online” se toni i peletit po kushton aktualisht 120 euro.

“Këtë vit një ton pelet kushton 120 euro”.

Ndërsa nga “Kompania Gorenje” e cila bënë shitjen e peletit kanë treguar për “Front Online” çmimet.

“Nëse i bënë blerjet 2 ton, çmimi për ton është 220 euro, nëse i blenë3 ton ose më shumë 200 euro çmimi për ton”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

Çmimi i lëndëve djegëse për ngrohje sivjet ka rënë dukshëm për shkak se interesimi i qytetarëve është që ngrohjen gjatë sezonit të dimrit ta bëjnë nëpërmjet paisjeve elektrike efiçiente, të cilat edhe sivjet po subvencionohen nga Qeveria e Kosovës.

Më 12 shtator 2024, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike për mbështetje për konsumatorët familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje. Masa për mbështetje për familje për pajisje efiçiente për ngrohje parasheh subvencionimin deri në 70% për kaldaja me biomasë(dru, pelet, briket), 40% për klima efiçiente dhe 30% për pompat termike./Front Online/

Ky është moti për nesër dhe ditët në vijim

Mendimi për motin – 20.09.2024

Mot kryesisht me kthjellime e diell parashihet të mbretërojë gjatë fundjavës. Të shtunën vransira mund të zhvillohen përreth viseve malore, orëve të pasdites, që mund të krijojnë kushte për ndonjë rigë shiu. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e gjatë ditë maksimalet në rritje, shkojnë deri në 20C e 22C.

Kthjellime e diell parashihet edhe ditën e hënë, derisa të martën gradualisht shtohen vransira në vend, që mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu orëve të mbrëmjes në pjesë perëndimore të vendit. Ditën e mërkurë, paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu orëve të pasdites. Maksimalet gradualisht shënojnë rritje deri në 23C e 24C. Minimalet të dielen pritet të zbresin deri në 4C, por më pas shënojnë një rritje deri në 12C, të mërkurën. Nga e hëna frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, mesatare 4-10m/s.

Përgjatë fundjave cilësia e ajrit do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira, sikur që ishte gjatë këtyre ditëve të fundit, sipas matjeve në stacionet e cilësisë së ajrit të IHMK-së. Tek nga dita e hënë, mund të ketë një rritje të koncentrimeve të grimcave të imëta PM2.5, që çojnë indeksin në vlera mesatare.

“Dukesh super e shëndoshë”, Kiara i përgjigjet flakë për flakë ndjekësve

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim.

Ashtu sikurse ju zbuluam dje, Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel.

Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që sot të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’.

Ja si iu përgjigj Kiara:

Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë.

Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re.

Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰”

Shiko foton:

Kur do të votohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë, flet Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pret që Kuvendi i Kosovës të votojë Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë para se të shkohet në zgjedhje të përgjithshme, të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Haxhiu, në një intervistë për “Zërin”, kritikoi opozitën, e cila ka kundërshtuar këtë projektligj e të cilin e kishin dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo tha se është e “qartë që ky ligj po i pengon, sidomos opozitës, e cila tenton ta krijojë një situatë që çfarëdo që ka ndodhur në Kosovë në të kaluarën nuk duhet të merremi me të”.

“Më duhet të theksoj që ky është një nga ligjet më të rëndësishme që ndërlidhen me luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por është evidente, pra shumë e qartë që ky ligj po i pengon, sidomos opozitës, e cila tenton ta krijojë një situatë që çfarëdo që ka ndodhur në Kosovë në të kaluarën nuk duhet të merremi me të, por ja që ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë, me qëllim të kalimit të këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne e kemi mbështetjen e mazhorancës për këtë, por sigurisht që kur bëhet fjalë për tema që ndërlidhen me luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, reformën në drejtësi, do duhej të ishim bashkë, por duket që ata që në vazhdimësi, kanë keqqeverisur, kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme reformat ju pengojnë, tentojnë që ta mirëmbajnë gjendjen e cila ka qenë , por që reformat do të ndodhin, byroja do të ndodhë dhe secili që ka krijuar pasuri të pajustifikueshme do të japë përgjegjësi për këtë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi faktin se në Kosovë ka zyrtarë të cilët me pagën e tyre janë bërë milionerë, me shtëpi nëpër bregdete dhe pasuri të shumta, për çka tha se me adresimin e deritanishëm të konceptit të konfiskimit fiskal janë trajtuar vetëm gjashtë raste.

“Pra, në Kosovë e dinë të gjithë që janë bërë milionerë vetëm duke mbajtur pozitën zyrtare edhe nga praktika, edhe nga përvoja, po ju them që nuk ka asnjë mundësi që një zyrtar që merr pagë një mijë e pesëqind euro ose dy mijë euro të krijojë pasuri në paluajtshme, qoftë në Kosovë apo jashtë Kosove, sidomos në ve vendet bregdetare, në Shqipëri dhe jo vetëm, në Mal të Zi por edhe në vendet tjera. Prandaj, është evidente që ka pasur probleme shumë serioze me përfshirjen në aferat korruptive të zyrtarëve dhe të qeverive të kaluara, por mendoj që ata të cilët kanë menduar që nuk do të adresohet ky fenomen, ky problem, kanë gabuar, sepse ne jemi duke dhënë apo duke bërë përpjekje maksimale që ta krijojmë një institucion, duke qenë që adresimi i konceptit të konfiskimit penal ka dështuar, vetëm gjashtë raste janë adresuar me ligjin që është në fuqi prandaj kemi konsideruar që është shumë e rëndësishme që të bëhet ky vlerësim i pasurisë, pra të ardhurave të zyrtarit dhe në anën tjetër pasurisë që kanë, në mënyrë që të verifikohet nëse ajo pasuri është e ligjshme”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë u shpreh e bindur se ligji do të kalojë në Kuvendi para shpërbërjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Unë mund të them që byroja do të kalojë para se ne ë të shkojmë në zgjedhje. Besoj që edhe është e rëndësishme, edhe është e duhur, edhe mendoj që deputetët e Kuvendit duhet të jenë në krye të detyrës”, tha ministrja Haxhiu.

Don Xhoni shtrihet në spital, çfarë po ndodh me të?

Reperi Don Xhoni duket se së fundmi ka pasur probleme të natyrës shëndetësore.

Kështu të paktën dëshmoi një fotografi direkt nga spitali, e ku Don Xhoni shihet duke marrë trajtim mjekësor.

Ai e ka falënderuar ekipin e mjekëve që janë përkujdesur për të, për siç tha ai, “intervenimin e suksesshëm”.

Ne i urojmë shërim të shpejtë Don Xhonit./Prive/

Jasharaj kërkon rritje të pagave në arsim që tani, jo para zgjedhjeve të shkurtit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, nuk ka ndërmend t’i ndalë kërkesat edhe pse dialog midis sindikatës dhe qeverisë nuk ka tashmë disa vjet.

Ne një intervistë dhënë për IndeksOnlinen, Jasharaj, ka bërë të ditur se i kanë adresuar dy kërkesa qeverisë, më 3 shtator: rritja e koeficientit për 30% dhe plot ndryshime, që të kthehet 0.5 e jo 0.25 e koeficientit në vitet e shërbimit.

Ndërsa, nëse nuk ka një përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre, Jashari nuk përjashton edhe veprime sindikale.

“Në fund të shtatorit, do ta kemi një takim me këshillin drejtues, ku ne do të raportojmë se çfarë jemi munduar të bëjmë. Ne po bëjmë të pamundurën që me dialog t’i zgjidhim çështjet. Çuditërisht zonja Nagavci hesht ndaj kësaj kërkesave të sindikatës, e pastaj kur pyetet nga mediat ajo i jep disa përgjigje që nuk qëndrojnë, kinse nuk ka pasur kohe apo ka biseduar me ne. Nga shtatori i viti 2022, nuk kemi pasur ndonjë takim të rregullt me Nagavcin, pra po i ik dialogut”, bëri të ditur ai.

Në javën e fundit të shtatorit nëse anëtarët e këshillit drejtues janë të pakënaqur, ata e kanë të drejtën legjitime që të ndërmarrin çfarë më tej dhe unë nuk mund te përjashtojë që nuk do të ketë veprime sindikale. Cila do qofshin veprimet sindikale, protestat, grevat e përshkallëzuar e deri te grevat e përgjithshme, por nëse këshilli drejtues vendos kështu, kështu edhe do të behët”, ka thënë Jasharaj.

Më tej, Jashari theksoi se është i frikësuar se mund të ketë greva këtë vit.

“Unë jam i frikësuar që mund të ketë grevë këtë vit, sepse grevat nuk i duam, por nga 3 shtatori kur e kemi dërguar kerkesën tani jemi ne fund të shtatorit dhe nuk e kemi asnjë sinjal se Kurti apo Nagavci të na thërrasin që të bisedojmë rreth dy kërkesave: rritja e koeficientit për 30% dhe plot ndryshime atë që e ka thënë edhe kushtetuesja, që të na kthehet ai 0.5 e jo 0.25 në vitet e shërbimit”, vijoi Jasharaj.

I pyetur se nëse ka kërkuar rritje page tashti me buxhetin e ri, ai tha se nëse Kurti e ka ndërmend që t’i rrisë pagat, atëherë le ta bëjë nga ky muaj e jo nga janari, sepse në atë periudhë e ka gajlen e votave, transmeton IndeksOnline.

“Nëse qeveria Kurti e ka seriozisht dhe i do njerëzit e Kosovës, ai të veprojë tani se nëse vepron me Ligjin e pagave i cili si projekt, vlen tek në vitin e ardhshëm e nëse bën ngritje në janar e që është muaji i fushatës, atëherë le të dihet se ata nuk po e bëjnë këtë ngritje, sepse duan t’u ndihmojnë të punësuarve të sektorit të arsimit po e bëjnë me shpresën që në atë mënyrë do t’i joshin për vota. Nëse Kurti ndjenë dhimbje ndaj qytetarëve të vetë dhe terë sektorit publik, policisë, arsimit, shëndetësisë dhe të tjerëve le ta bëjë ngritjen prej 30% tani dhe në atë mënyrë do të lexohej që nuk e ka atë gajlen e votave, por po e bën sepse është Qeveria e Kosovës”, ka bërë të ditur kryetari Jasharaj.

“Le të dihet që ajo nuk po bëhet për hir të qytetarëve që përballen me çmime të larta por për t’i joshur për vota”, tha ai.

“Kur të fillojnë veprimet sindikale e grevat të mos vazhdojnë të aktivizojnë tërë atë ushtri qe e kanë nëpër Facebook për të na sharë e fyer, sepse kështu nuk rregullohen kërkesat në arsim”, ka thënë Jasharaj.

 

Edi Rama tregon pse e mban “Putinin” në tryezën e punës: Më pëlqen ta shoh si kukull

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sheh si një “kukull” presidentin rus, Vladimir Putin.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetarin italian Federico Marconi, të emisionit “Piazza Pulita” në La7.

“Pse e mbani Putin në tryezë?”, e ka pyetur gazetari Ramën, duke bërë me shenjë nga një matrioshkë me fytyrën e presidentit rus.

 “Sepse më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh kapacitetin e autoironisë dhe sensin e ironisë së historisë edhe përmes këtyre objekteve të vogla  është e rëndësishme për të mos qenë skllevër të historisë, ose për të mos e marrë shumë seriozisht veten”, është përgjigjur Rama.

Shkaku i asfaltimit do të mbyllet për qarkullim kjo rrugë rajonale

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se rruga rajonale R-115, konkretisht segmenti Prizren-Prevallë, do të jetë e mbyllur me rastin e asfaltimit të saj.

Mbyllja do të përfshijë lokacionin nga dalja e Prizrenit, lagjja Marashi, deri tek tunel i parë i rrugës për Llokvicë.

Mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00  deri në 17.00.