div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
A mund ta merrni me mend sa vjeç është Tayna?

Doruntina Shala apo Tayna, ka lindur më 14 dhjetor 1996 dhe është një këngëtare/repiste nga qyteti i Prizrenit, por që jeton e vepron në Prishtinë.

Ajo është cilësuar si një ndër këngëtaret që ka bërë bujë dhe sukses për një kohë shumë të shkurtër në tregun e muzikës shqiptare.

Gjithmonë mjaft e kërkuar për të performuar në diskotekat më të famshme në gjithë trevat shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Si fillim Tayna ose Doruntina, ka filluar karrierën e muzikës duke kënduar kënge te këngëtareve mbare botërore. Ajo këndoi këngën e Beyonce “Ring the Alarm” dhe “The Worst” të Jhene Aiko.

Veç 27 vjeç dhe aktualisht po përjeton kulmin e karrierës së saj.

 

Këngëtarja e njohur shqiptare interpreton himnin amerikan, afër saj shihet Lionel Messi (Video)

Këngëtarja shqiptare, Enisa ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para ndeshjes së Inter Miami, i drejtuar nga legjenda e futbollit Lionel Messi.

Ky moment i veçantë e vendosi Enisën në qendër të vëmendjes, duke e ndihmuar atë të arrijë një audiencë të re dhe të gjerë, teksa performonte himnin.

E pas saj, qëndronte vet Messi, teksa stadiumi po kulmonte nga tifozët.

video

Dalin pamjet e një takimi të Ministrit Vitia e politikanit Aleksandar Arsenijeviq – të dy japin versionet e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Ka edhe pamje nga ky takim.

Por, dy protagnistët në video, kanë dhënë versione të ndryshme se si kanë përfunduar në kafene bashkë e për çfarë kanë folur. Të dy thonë se takimi ka ndodhur vitin e kaluar, në tetor apo nëntor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se politikani serb i është ulur në tavolinë.

“Në fund të tetorit të vitit të kaluar…Aty ka ardh unë se kam njoftë, veç ka ardh është prezantu e pas atij prezantimi në njërën nga këto organizimet nga ambasadat kur ka qenë ai ka ardhë edhe më ka përshëndetë. Jemi taku ka ardh në rrugë aty ka qenë kemi bo muhabet se sa është e rëndësishme kjo pjesa e shëndetësisë dhe sa është e rëndësishme me u prevenue kanceri i gjirit te gratë. Asnjëherë privatisht vetëm unë dhe ai, këtë ta them me përgjegjësi të plotë nuk jemi takuar”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka mohuar se është takuar i vetëm me Arsenjeviq.

“Aty kanë qenë së paku edhe dy veta të tjerë ku kemi qenë afër mamogramit mobil dhe jam ulë në kafe qaty ka ardhë edhe u ulë me mua dhe kemi bisedu qato tema që i thash. Për besë është e pamundshme eventualisht kur ka shku dikush me bo pagesën ose diqka, sepse jam i sigurt, jam qind për qind i sigurt se aty kam qenë me shefin e kabinetit dhe ka qenë edhe një person tjetër tash mos gabofsha nga Komuna e Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Vitia.

E Arsenjeviq ka dhënë version tjetër. Sipas tij, Vitia ka kërkuar që të ulen e të bisedojnë.

“Po unë nuk mund të vendosi për çështje të shëndetësisë asgjë kështu që kjo nuk ka qenë në gusht por vitin e kaluar në tetor, nëntor, tetor, para një viti, ka qenë kur ai ka ardhur me skenerin mobil për mamografi. Vetëm jemi ulur të pimë një kafe private, ka kërkuar të ulemi pasi njihemi më herët, tema e diskutimit nuk ka qenë as shëndetësia, e asgjë, thjeshtë ka pas dëshirë të pimë kafe. Unë kam qenë mikpritës i mirë vetëm kemi pirë kafe”, ka thënë ai.

Politikani serb ka thënë se Vitinë e konsideron “të vetmin normal në qeveri”.

“Ministrin Vitia e konsideroj të vetmin normal në qeveri, kështu që atë bisedë ka qenë me siguri e karakterit privat, kemi folur për çështje normale”, ka thënë Arsenjeviq.

Arsenjeviq para dy javësh u arrestua nga Policia e Kosovës meqë u fishkelleu Kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave tjerë që po vizitonin bizneset shqiptare në veri.

Video

Vajza e Afrim Bunjakut: Askush s’e mbush boshllëkun tënd, ishe dhe do mbetesh krenaria e shtetit

Arbenita, vajza e Heroit Afrim Bunjaku, ka thënë se është e vështirë për një fëmije t’i imagjinoj ëndrrat kur i mungon “krahu më i fort, babai”.

Në Akademinë Përkujtimore në njëvjetorin e rënies së babait të saj, ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e  vështirë të imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fort i tij e që është babai. E vështirë që të vazhdohet jeta pa pranin e tij, por krenaria e madhe që kemi për babin, trimin tonë të pa trembur, na bënë të vazhdojmë përpara duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë. Ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet i yni. Një vit pa ty babi heroi i Kosovës, një vit me plotë sfida, një mungesë që shkon e rritet e asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ka lënë brenda nesh. Ishe dhe do të mbetsh gjithmonë krenari e familjes dhe shtetit tonë”, u shpreh ajo.

Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, tha se bashkërisht duhet të ruhet çdo pëllëmbë e territorit të Kosovës. Kështu ka thënë dërgohet edhe amaneti i Afrimit në vend.

“Me 24 shtator 2023 grupet terroriste serbe tentuan të hynin në pjesën veriore të Kosovës, por Afrimi me shokët e tij, tha jo në territorin e Kosovës nuk ka vend për terroristë. Për ne është dhimbje e madhe humbja e të dashurit tonë, por jemi krenar që patëm kësi vëllai trim. Duhet të bashkohemi të gjithë ta ruajmë çdo pëllëmbë të Kosovës ta dërgojmë amanetin e Afrimit deri në fund, sepse ai thoshte kjo është tokë e jona dhe duhet ta mbrojmë”, u shpreh ai.

Gjuajtja me armë afër shkollës në Klinë, kush është i dyshuari?

Sot u raportua për një incident që ka ndodhur pranë shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari menjëherë pas gjuajtjes me armë kishte ikur nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar më pas nga Policia e Kosovës.

Ani pse motivi i këtij rasti ende nuk dihet, bëhet e ditur se i dyshuari i cili është arrestuar nga Policia është një i mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Sinjalin se i mituri është ndaluar për 24-orë nën dyshimin për tentim vrasje.

“I dyshuari është i moshës së mitur dhe është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, ka thënë Nikçi.

Françeska Murati largohet nga studio, arsyeja do i’u befasoj

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati.

Një i ri i cili vjen në program si artist por dhe duke shprehur dëshirën për të takuar Roza Latin, i ka dhuruar moderatorit dhe opionistëve në studio, karikatura të ndryshme.

Sa i përket ish banores së BBV3 Françeska Murati, iu dhurua një karikaturë në formën e një shtrigë, pasi siç është shprehur ai e ka parë të tillë.

Kjo gjë ka ndezur debate në studio dhe në mënyrë të menjëhershme Françeska ka lënë studion.

“Ti më sheh mua si shtrigë?! Çfarë të kam bërë unë ty? Çfarë kam bërë unë që të dukem ty si shtrigë, mund të ma sqarosh pak?”, u shpreh Françeska dhe më pas doli nga studioja.

Shiko videon nga minuta 33:

Vdes këngëtari i njohur turk, pësoi atak në zemër gjatë performancës ‘live’

Këngëtari dhe regjisori turk Metin Arolat, ka vdekur pasi iu përkeqësua gjendja gjatë performancës së tij live në Kozjatagi.

Sipas raportimeve të mediave turke, ai pësoi atak në zemër gjatë performancës. Disa media raportojnë se ka vdekur në skenë, e disa rrugës për në spital dhe disa në spital.

Raportohet se një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911.

Miku i tij i ngushtë Demet Sagiroglu dha një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta e tij.

“Ai ishte një mik shumë i ngushtë për mua, si një vëlla.

Ai ishte në dietë… Nuk mendoj se zemra e tij mund ta duronte.

Ajo u përkeqësua pasi ai doli në skenë,” tha ai.

Për ata që nuk e dinë, Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë.

Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisor i videoklipeve për artistë të shumtë turq./GazetaTema

E dhimbshme: Vdes infermieri nga Gjakova

Ka ndërruar jetë infermieri nga Gjakova, Edmond Arapi, i cili tash e 39 vite punonte në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga spitali “Isa Grezda”.

“Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve të tij”, shkruhet mes tjerash në njoftim.

Infermieri Edmond Arapi ka qenë i angazhuar edhe në Federatën Sindikale të Shëndetësisë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Kurti në Financial Times flet për Urën e Ibrit: Një urë normale është e hapur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dëshiron që ura kryesore mbi lumin Ibër të jetë një urë normale.

Në një intervistë për Financial Times, ai ka theksuar se Evropa kishte rrëzuar më parë muret, e sipas tij, nuk është në rregull që të ketë këmbëngulje për një urë të mbyllur.

“Ne duam një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që gëzojnë një urë të mbyllur janë ata që ende ëndërrojnë ndarjen e Kosovës”, tha ai.

“Evropa rrëzoi muret. Nuk është në rregull të këmbëngulësh për një urë të mbyllur”, tha Kurti për Financial Times-in.

Të shtëna me armë afër një shkolle të mesme

Një incident ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së mesme teknike “Fehmi Agani” në Klinë, ku ka pasur të shtëna me armë raporton, Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur në drejtim të një tjetri, por akoma nuk dihet nëse ka të plagosur.

Sinjali merr vesh se Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe rasti tashmë është proceduar.

Akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.