div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti: Kosova e gatshme të menaxhojë çdo burim që kërcënon sigurinë dhe sovranitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë.

Sipas tij, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat nuk mund t’i kontrollojnë.

Kurti theksoi se anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, ku sherbehet me nder e përkushtim.

“Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë. Në orët e hershme të mëngjesit të 24 shtatorit para një viti Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ra heroikisht në mbrojtje të kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial, në mbrojtje të rendit publik, të paqes e të sigurisë dhe kësisoj lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe për opinionin publik ndërkombëtar.”

“Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe me përkushtim.” – ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti njoftoi se numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, teksa përmendi edhe policët që ishin në betejë bashkë me Afrim Bunjakun,  nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit, të bie në duart e forcave armike

“Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë, edhe i ushtrisë tonë, kurrë s’ka qenë më i lartë. Andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë, dhe, ata policë të cilët ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë, të bie në duart e forcave armike. E forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë të cilët kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët e të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi, sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe popullin tonë liridashës.” – ka shkruar Kurti në Facebook.

“Me këtë rast duhet theksuar që Serbia është përgjegjëse andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen, e faktorëve ndërkombëtarë.” – përfundoi ai.

Kurti: Do të punoja me këdo në Shtëpinë e Bardhë, me Trump…

Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe rreth raporteve me SHBA-në dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë për FT se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje, transmeton Express.

Duke folur për BE-në, Kurti ka thënë se vendosja e ekzekutivit të ri në këtë vjeshtë, ka krijuar një shans për t’u rifokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në Ballkan, në vend të qasjes më të but ndaj Beogradit që sipas Kurtit, BE-ja ka pasur së fundi.

Kurti deklarohet për Asociacionin, ja çfarë thotë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Financial Times ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën është pajtuar në marrëveshjen e fundit Ohër-Bruksel dhe ka një presion të madh nga faktori ndërkombëtar për ta themeluar.

Asociacioi po kërkohet me ngulm edhe nga Beogradi zyrtar.

Por, kryeministri Kurti ka thënë se s’mund të ketë një super minoritet serb në Kosovë ashtu siç dëshiron Beogradi.

“Unë nuk dua që askush të jetë i privilegjuar, gjithashtu s’dua që askush të jetë i diskriminuar. S’mund të ketë super-minoritet siç dëshiron Beogradi”, ka thënë Kurti për Financial Times.

Këngëtarja rrëzohet në skenë, reagimi i saj nuk duhet humbur

Këngëtarja dhe aktorja meksikane Belinda Peregrín Schüll u rrëzua gjatë shfaqjes së modes në Javën e Modës në Paris. Belinda mori pjesë në sfilatën e L’Oreal Walk Your Worth dhe u “pengua” gjatë ecjes duke përfunduar në dyshemenë e pistës.

Këngëtarja Anitta, e cila ka mbajtur edhe sfilatën, i ka ardhur me shpejtësi në ndihmë dhe e ka inkurajuar që ecjen ta bëjë deri në fund. Belinda më vonë bëri shaka me veten në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Video

“Nuk ka rëndësi sa herë bie, është se si ngrihesh. Faleminderit Anitta”, ka shkruar ajo. Ajo e krahasoi rënien e saj me rënien e Carrie Bradshaw në serialin Sex and the City, në episodin The Real Me. “Momenti më i mirë i jetës sime edhe pse nuk e imagjinoja ashtu”, ka thënë ajo me shaka.

Për shkak të mënyrës sesi e ka përballuar pas aksidentit, sot shumë njerëz e lavdërojnë në rrjetet sociale dhe e quajnë “mbretëresha”.

Përkundër kritikave të opozitës, dërgohet në seancë ky projektligj

Përkundër kritika të partive opozitare, Komisioni për shëndetësi ka dërguar për në seancë Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, raporton Ekonomia Onlinë.

Opozita e cilësoi të vonuar dhe pa zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa nga partia në pushtet konsiderojnë se “reforma në shëndetësi po merr një dinamizëm më të madh”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka theksuar se ky projektligj është i obligueshëm në bazë të rregullores së punës së Kuvendit dhe pa marrë parasysh verdiktin ky projektligj detyrimisht shkon në kuvend për shqyrtim.

Zemaj theksoi se Projektligji për sigurime shëndetësore është i vonuar dhe se ai në përmbajtje nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme.

“Më shumë është përgatitur për të mbuluar dështimin katërvjeçar të qeverisë në sektorin e shëndetësisë dhe ky ligj nuk mund të improvizohet në fund të mandatit sa për të mbuluar procedurën legjislative”, ka theksuar Zemaj.

Deputeti i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Haxh Avdyli ka theksuar se reforma në shëndetësi po merr një dinamizëm më të madh.

“Besoj që deri në fund të mandatit do të kemi edhe Ligjin për shëndetësi, Ligjin për inspektoratet po edhe Ligjin për sigurimet shëndetësore të cilat do të rrumbullakojmë reformën në shëndetësi”, ka theksuar Avdyli.

Sipas tij, ky projektligj i ka adresua të gjitha mangësitë të cilat kanë penguar që Kosova deri sot mos të ketë sigurime shëndetësore.

Kurse deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj tha se do të jetë shumë e vështirë që të përjetësohet në praktikë, sepse sipas tij ka ardhur vonë dhe nuk është koha të amendamentohet.

Sipas tij për të realizuar sigurime shëndetësore nevojiten minimumi katër vite që të grumbullohet fondi dhe që të funksionalizohet procesi.

“Është e çuditshme pse pas tri viteve qeverisje sillet këtu, sikur ta kishim pasur në fillim të vitit 2021 vërtetë do të kishim dhënë kontributin tonë”, theksoi Dreshaj

Dreshaj u shpreh se ky projektligj me të gjitha premisat është i paraparë të dështojë.

U nda nga i dashuri ditë më parë, Santiana bën postimin e papritur

Nuk është hera e parë që ish-banorja e BBVK Santiana Maloku, bën bujë me thëniet e publikuara në rrjetet sociale.

Së fundmi ka publikuar një thënie në gjuhën angleze, ku siç duket është një “diss”.

“Është paqësore kur nuk interesohesh më për askënd”, thuhet në postim.

 

Sigurisht, kjo vjen pas ndarjes nga Lirimi dhe mendja na shkon se ky shkrim i dedikohet atij.

“Po thot halla Shqipe, Gonja e Valbona…” kjo është nusja Saranda për të cilen iu dedikua kënga virale

Në botën e internetit, disa momente arrijnë të kapin vëmendjen e publikut dhe të shndërrohen në virale, siç është rasti me këngën e dedikuar për nusen Saranda.

Fraza e njohur “Po thot halla Shqipe, Gonja e Valbona…” ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe duke tërhequr mijëra klikime dhe shpërndarje.

Kjo këngë është bërë një hit i momentit dhe ka frymëzuar shumë njerëz të krijojnë versionet e tyre dhe t’i ndajnë ato me miqtë e familjen.

Saranda, nusja për të cilën u krijua kjo këngë, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për fatin e saj në martesë, por edhe për faktin se ka hyrë në zemrat e shumë njerëzve përmes kësaj kënge që tani konsiderohet ikonike në rrjet.

 

 

Edhe pse e thjeshtë dhe plot humor, kënga ka një impakt të madh, duke u bërë një simbol i gëzimit dhe dashurisë që lidhet me martesat tradicionale shqiptare.

Ndonëse ndonjëherë detajet rreth Sarandës mund të jenë të paqarta, një gjë është e sigurt: ajo është bërë pjesë e një momenti të paharrueshëm në kulturën popullore, duke u përmendur nga halla Shqipe, Gonja dhe Valbona në një këngë që nuk do të harrohet lehtë./gazetaimazhi/

 

 

Shiko foton:

Kurti: Serbia është përgjegjëse për vrasjen e Afrim Bunjakut, për këtë kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Ai tha se heroi Afrim Bunjaku lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe opinionin publik ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.

“Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës, në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe përkushtim. Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë edhe ushtrisë tonë kurrë s’ka qenë më i lartë, andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, të heroit Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për Policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”.

Ai tha se me rënien e tij nuk ranë policë të tjerë, ndërsa për kolegët e Afrim Bunjakut që ishin me të kur u sulmuan, tha se nuk lejuan që trupi i tij të bie në dorën e grupit terrorist.

“Duke rënë Afrim Bunjaku nuk kanë rënë shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike e forcat që ishin të financuara dhe të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë ikën me turp, i lanë të vrarët dhe të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe me popullin tonë liridashës”.

Kurti tha se për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku përgjegjëse është Serbia dhe se ajo duhet të japë përgjegjësinë. Këtu ai kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi. E në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë. Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçanit është vendosur tabela në të cilën shkruan rruga “Afrim Bunjaku”. Kjo është rruga e të gjithë neve”.