div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti dhe ministri i jashtëm arab flasin për mundësinë e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në një takim në New York nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

 

Përgjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.

Ai e njoftoi ministrin arab edhe me përpjekjet e avancimin e shtetit tonë drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishtme, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit, si një mundësi e mirë për investitorët.

Ish-mesfushori gjerman në një lidhje me ish të dashurën e djalit të tij të ndjerë?

Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tij me modelen 23-vjeçare Sofia Shnajderhan.

LEXO EDHE:

Sofia ka postuar një foto nga pushimet që po kalonin së bashku, ku një koment me zemër nga Balak lë pak vend për dyshime.

Lajmi nuk ka tërhequr vëmendjen për shkak të diferencës së madhe të moshës me 25 vite, Balak është 48 vjeç, ndërsa Sofia vetëm 23 vjeç.

Kjo marrëdhënie ka sjellë diskutime për historinë e tyre të kaluar, pasi Sofia raportohet nga mediat e huaja se ka qenë e dashura ose shoqja e Emilios, djalit të Balak, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2021, në moshën 18-vjeçare.

Mendohet se lidhja mes Balak dhe Sofia ka filluar pas vdekjes së Emilios, me thashetheme që sugjerojnë se ata kanë filluar të takohen që në vitin 2022.

Tani, me daljen publike, marrëdhënia e tyre duket se ka marrë një dimension të ri, duke nxitur debate të shumta në media dhe opinionin publik.

Një drenicas u konvertua sot në fenë katolike

Sot në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një banorë i lagjes Nikaj të kësaj Komunr ka vendosur ta ndërrojë fenë e tij. Ai është konvertuar në fene katolike.

LEXO EDHE:

Njoftimi është bërë nga Kisha e Llapushnikut nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

”Edhe një burrë i Nikajve të Drenicës i kthehet rrënjëve të të parëve tanë. Urime Gjon Nika!”, thuhet në njoftimin e tyrë në facebook.

LAJM I MIRË: Gjendet i riu, u shpall i zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut.

Në njoftim thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.

Për shëndetin e personit nuk është bërë e ditur nga ShKKSh-ja.

Zhduket i riu, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Armand Duka krenar, i përmend benefitet e Shqipërisë për organizimin e Europianit U-21 bashkë me Serbinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për Klan News.

LEXO EDHE:

I pari i FSHF-së foli edhe për organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutit të UEFA në Tiranë, si dhe komentoi edhe kandidimin për UEFA Euro U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit.

Ai theksoi se ky event sjell shumë të mira për vendin tonë dhe që të gjithë duhet të mos gjykojnë emocionalisht, pasi është vetëm një garë sportive.

Në fund, Presidenti Duka tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian ishte edhe momenti më emocionues i këtij viti futbollistik.

“Ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në Shqipëri për vitin 2027, si fillim vetëm, më pas kemi bashkuar konkurrimin tonë bashkë me Serbinë. Në fakt nga dita që kemi aplikuar e deri më sot është bërë shumë punë, janë përgatitur shumë dokumente për të përgatitur dosjen për të qenë pjesë e kësaj gare. Me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për t’i përgatitur, pasi është një volum shumë i madh, që nuk përfshin vetëm Federatën e Futbollit, por edhe qeverinë shqiptare, bashkitë, përfshin gjithë infrastrukturën që duhet, hotelerinë, aeroportin që është shumë i rëndësishëm. Mendoj se kemi përgatitur dokumentacionin e duhur për të qenë organizatorë të kësaj gare, që për mua e çdokënd ka vetëm benefite sportive për Shqipërinë. I pari benefit sportiv është që Shqipëria merr pjesë në ato finale pa kualifikuese. Është një shans që deri më sot nuk ka ndodhur që U21-shi jonë të jetë në një Kampionat Europian, gjë që do t’i ndihmonte futbollistët tanë dhe ekipet shqiptare në përgjithësi. Ndihmon ndryshimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ndihmon edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025-ën, sepse për ta bërë atë ne toerikisht kemi aplikuar që do të bëjmë kaq fusha, kaq stadiume etj, etj. Tani ne do t’i bëjmë, pasi nëse nuk i bëjmë nuk realizohet kampionati. Pra përfiton infrastruktura akoma më shumë në 2027-ën me U-21. Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë. Gjithsesi kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime. Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë. Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe. Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën. Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne. Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, tha Duka.

Kujtojmë se ky kampionat ka bërë zhurmë të madhë në mbarë opinion sportiv si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri./Gazeta Express

A e keni ditur se çfarë punon Tringa, reja e Mihrije Brahes?

Tringa, është e njohur në publik si reja e këngëtares Mihrije Braha.

LEXO EDHE:

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh zbulon edhe gjëra nga jeta private.

Së fundmi ajo ka hapur një pyetësor për ndjekësit në Instagram ku e kanë pyetur se cfarë punon.

‘Punoj në Odeon, mbrapa kamerave tash e 3 vite’ është përgjigjur ajo.

Për ata që se dinë, ‘Odeon’ është një emision që e moderojnë vjehrrit e Tringes, Naim Abazi dhe Mihrije Braha./InfoKosova/

Shiko foton:

Butrint Imeri bëhet xhaxha për herë të parë, vjen në jetë mbesa e tij

Këngëtari Butrint Imeri vazhdon të komentohet kohë pas kohe në mediat rozë.

LEXO EDHE:

 

Para disa orësh, Butrinti ka marrë epitetin ‘xhaxha’ për herë të parë.

Vëllai i tij Shkumbini dhe gruaja e tij Florena janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Keona.

“Zemrat tona janë më të mbushura se kurrë”, ka shkruar Florena.

Nuk ndalet Rrahman Jashari, paralajmëron për të hënën këtë veprim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se të hënën do të dorëzojë në kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

LEXO EDHE: 

Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se në lidhje me këtë nismë, janë mbledhur mbi 20 mijë nënshkrime.

“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

E dhimbshme: Ndërron jetë i riu nga Peja

Ka ndëruar jetë sot personi që kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, me 4 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:

Bëhet fjalë për, Trim Sylqa 33 vjeçar.

Vdekjen e të riut e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit Ylli Sylqa, përmes një postimi në facebook.

“Vëllau ynë i dashur. Sot ne të humbëm pas një beteje jo të leht për ty. Ishe i veçant dhe të tillë do të kujtojm deri në frymën tonë të fundit. Allahu të shpërbleft me Xhennet ma i dashuri jonë”, ka shkruan ai.

Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si “vëllaun e Vuçiqit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.

LEXO EDHE

Rama në profilin e tij në ‘facebook’ me ironi ka shkruar se “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës” duke thumbuar të gjithë ata të cilët në vazhdimësi e kanë kritikuar për raportin e tij me presidentin serb, Aleksander Vuçic.

Rama ka thënë se iu dërgon të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”.

“ Ja si flet një tradhëtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuqiqit”

*Pjesë nga fjala në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Rama.

VIDEO