div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Po shkëlqen me Milanin: Gjiganti anglez pritet të transferojë Pulisic për 70 milionë euro

Oferta tunduese ka arritur, Christian Pulisic largohet nga Milani.

Christian Pulisic, është protagonisti kryesorë te Milani këtë sezon, duke realizuar 5 gola dhe dy asistime në 7 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi amerikan u transferua te Milani në verën e vitit 2023 për 20 milionë euro dhe falë paraqitjeve mbreslënëse ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Liverpooli synon transferimin e Pulisic verën e ardhshme.

The Reds e kanë piketuar 26-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Mohamed Salah dhe janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për kartonin e tij.

Dhunohet një 15-vjeçare, Policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e dhunimit të 15-vjeçares në Suharekë, duke bërë të ditur se në polici është raportuar se vajza është larguar nga shtëpia e saj të enjten dhe nuk është kthyer deri të nesërmen.

LEXO EDHE:

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Indeksonline, se 15-vjeçarja ka njoftuar se gjatë natës ajo është shoqëruar me dy persona, njëri i mitur 16-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar, ku me këtë të fundit, ajo ka pranuar se ka pasur marrëdhënie imtime.

FOTO ILUSTRIM
Foto ilustrim

“Në polici është raportuar se nje vajz 15 vjeçare nga Suhareka është larguar nga shtëpia e saj me datë 26.09.2024 në ora 20:00 dhe nuk është kthyer në shtëpi deri të nesërmen me datë 27.09.2024 në ora 16:00”.

“Pasi që e mitura është nën 16 vjet, bazuar në kodin e penal të Kosovës një marrëdhënie e tillë konsiderohet dhunim, andaj me urdhër të prokurorit është inicuar vepra penale “Dhunimi” dhe i dyshuari i parë është ndaluar për në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është ende në kërkim”, ka thënë Shaqiri.

Alba Vukaj trazon rrjetin, shfaqet si ‘nuse’

Alba Vukaj, ish banorja e BBVK, e cila morri zemrën e publikut me pozitivitetin që reflekton në secilën paraqitje publike vazhdon të jetë aktive me postimet në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Vajza që refuzoi të gjithë brenda shtëpisë, sot ka veshur vellon e bardhë.

 

 

Ndonëse nuk është bërë nuse prej vërteti, ajo është shfaqur e rregulluar deri në detajin e fundit.

Invalidi i 3 luftrave lë Kosovën për të punuar në Gjermani: Çka ka si unë, le ta lëshojnë vendin!

Faruk Zeka, nga fshati Abri i Komunës së Skenderajt, ka disa vite që po punon në Munich të Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Në një rrëfim për “Indeksonline”, ai ka treguar se si ish-pjesëtarë i 3 luftrave është detyruar që patjetër ta lëshojë Kosovën.

“Jam invalid i luftës. Nga fshati Abri i Komunës së Skenderajt. Te Ilir Sinani kam para 5 vite dhe jam duke punuar. Mirë s’është me lëshu vendin, por rrethanat janë bërë ashtu dhe pajtetër është dasht. Jam me familje këtu. Mesazhi për kosovarët, cka ka si unë le ta lëshojnë Kosovën”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, pronari i kompanisë, biznismeni i njohur, Ilir Sinani ka treguar se në firmën e tij shumica e puntorëve janë shqiptarë.

“… merremi me mirëmbajtjen e rrugëve, amortizimin e rrugëve ku ecin tramvajat”, tregon ai.

Për më shumë, ndiqeni rrëfimin- VIDEO

Zhduket i riu, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Ka humbur Arlind Dakaj nga fshati Veriçi i komunës së Istogut .

LEXO EDHE:

Arlindi, që nga dita e enjte nuk është kthyer më në shtëpi, dhe nuk ka ende asnjë informacion për të.

Nëse dikush e ka parë ose ka informacione për të, ju lutem kontaktoni në këtë numër të telefonit +4915218583106.

E rëndë: Vdes papritmas i riu, le pas gruan me tre fëmijë

Ka vdekur papritmas në moshën 48-vjeçare, Sami Lestrani nga fshati nga Baicë.

LEXO EDHE:

I ndjeri ka lënë pas gruan, një djalë dhe dy vajza.

Ceromonia e vorrimit bëhët sot 28.09.2024 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Baicë.

Vdekja e tij erdhi pas një sulmi ndërsa lajmin e rëndë e ka dhënë familjari i tij, Bekim Lestrani.

“Mbrëm në orët e vona të mbrëmjes papritmas ndërroj jetë kusheriri ynë Sami Lestrani , shpirti juaj i bardhë u preht në paqe Sami Lestrani. Ceremonia e vorrimit bëhët sot 28.09.2024 ne ora 18:00 në varrezat e fshatit Baicë”, kanë njoftuar Bekimi.

Fejohet vajza bukuroshe e Afërdita Demakut, publikohen pamjet

Këngëtarja e njohur Afërdita Demaku ka ndarë së fundmi një lajm të veçantë me ndjekësit e saj, duke shpërndarë gëzim dhe emocione në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Vajza e saj, Dona, ka zyrtarizuar dashurinë e saj me Florjanin në një ceremoni private, e cila ka qenë një moment magjik dhe i paharrueshëm për të dy çiftet dhe familjet e tyre.

Ceremonia, e cila u mbajt në një ambient të bukur dhe intim, përfshinte të ftuar të ngushtë dhe njerëz të dashur.

Në këtë ngjarje të veçantë, Afërdita ka ndarë disa foto që përshkruajnë momentet më emocionuese, duke treguar se si dashuria mes Donës dhe Florjanit ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot lumturi.

“Shumë urime bija ime fejesa, Dona & Florian,” ka shkruar Afërdita në postimin e saj, duke shprehur krenarinë dhe dashurinë e saj për vajzën. Fjalët e saj janë mbushur me ndjenja, duke reflektuar lidhjen e fortë mes nënës dhe vajzës, si dhe lumturinë që sjell një marrëdhënie e re.

Shiko fotot:

Vuçiq: Bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta, por e kuptova se kush qëndron pas veprimeve të caktuara të Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka folur për qëndrimin e Serbisë dhe situatën në Kosovë, duke theksuar se do të vazhdojë të avokojë për mbijetesën e popullit serb në ato zona.

LEXO EDHE:

Ai ka theksuar se për kushtet komplekse në të cilat jetojnë serbët në Kosovë ka biseduar me përfaqësues të shumë shteteve, por edhe me përfaqësues të SHBA-ve, por se nuk mund të flasë për të gjitha detajet pasi që kjo ishte marrëveshja.

“Nga disa fjali e kuptova shumë mirë se kush qëndronte pas disa veprimeve, kush nuk qëndronte pas tyre, por as që e shqetësonin dhe kush ishte kundër disa veprimeve që kreu regjimi i Kurtit. Është një nyje e ndërlikuar të cilat ne duhet ta ruajmë paqen, dhe në anën tjetër, të mbrojmë jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, në të njëjtën kohë duke mbrojtur shtetësinë juridike dhe politike të Serbisë, por edhe duke udhëhequr interesat e gjithë popullit dhe qytetarë të Serbisë”, tha Vuçiq për RTS dhe shtoi se bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta.

Ai ka theksuar se është obligim i Serbisë që të forcohet ekonomikisht në mënyrë që ndër të tjera të mund të ndihmojë popullin e saj në Kosovë.

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Klinë, Policia jep detaje

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Dresnik të Klinës. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Express.

LEXO EDHE:

Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Dresnik, Klinë 27.09.2024 – 15:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

KEDS tregon vendet ku do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 28.09.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prishtinë

 

 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Besia do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Luzhan (kodi: 10013011) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

 

 

Vendet: Prugovci-1 te Villa Natyra, Verbovcët, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli Tenezhdolli, Kazerma e FSK në Vranidoll.

Arsyeja: Ndërprerje per siguri dhe vendosja dhe premontimi i shtyllave.

Prizren

Punime nga palët e treta

 

 

1.

Nga 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Sharri 2 (kodi:30036003) në dy termine prej orës 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 16:45 deri 17:00

Vendet:  rrugët: 480 rr. e Dëshmorëve, 481 rr. e Restelicës (një pjesë), 483 rr. e Brodit (një pjesë), 484 rr. e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë).

 

 

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Lirim Kamberi NPT AEG Sharr (kodi:30036003006) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

 

 

Vendet:  NPT AEG Sharr – rruga e Dëshmorëve.

Arsyeja: Dislokimi i trafo shtyllës sipas zgjidhjes teknike.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

 

 

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.

 

 

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

LP 10kV J02 Koshare (kodi: 41046005) nga ora 10:30 deri 15:00

 

 

Vendet: Koshare, Magjistralja Ferizaj-Shtime, Slivovë, Gllavicë dhe Dramjak.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, konzollave, izolatorëve dhe bartja e rrjetit.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

 

 

1.

Stabilimenti 10 [kV] Shupkovci

Nga Dalja 10 [kV] Kqiqi do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Pllana (Kodi: 70000102018) prej orës 09:00 deri 14:30

 

 

Vendet: Një pjesë e Kqiqit- Kqiqi i Madh.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Vendosja e shtyllave dhe bartja e rrjetit 04[kV].