div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Ndahet nga jeta gjenerali i UÇK-së

Është ndarë sot nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së e veprimtari politik, Imri Ilazi, i njohur si “Komandant Ferri”.

Për ndarjen e tij nga jeta ka shkruar edhe i pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se morën lajmin e kobshëm pikërisht në Ditën e Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt.

Ilazi ishte kthyer nga mërgimi duke iu bashkuar radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë zëvendëskomandant në Zonën Operative të Neredimes.

“Kontributi i tij i pashlyeshëm mbetet vlerë dalluese edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë Gjeneral i saj, ku përgatiti gjeneratat e ushtarëve të Kosovës. Shembulli i tij atdhetar, mbetet i veçantë në universin gjithëkombëtar, duke e përjetësuar me veprën e tij të jashtëzakonshme, luftën për çlirim , lirinë e Kosovës”, ka shkruar Aliu.

Ndërkohë familjarët ende nuk kanë njoftuar për detajet e ceremonisë së varrimit, duke thënë se për këtë do të njoftojnë me kohë.

Sulmuesi i Kosovës nuk po ndalet me gola në Rumani

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar sërish gol në elitën e futbollit rumun. Selmani realizoi gol në barazimin 2:2 të Dinamo Bukureshtit ndaj Botosanit.

LEXO EDHE:

 

Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së 11-të.


Selmani e realizoi golin e parë për Bukureshtin në minutën e 28-të. Dy minuta më pas, Selmani u ndëshkua me karton të verdhë. Ai luajti vetëm në pjesën e parë.

Te Botosani e kompletoi ndeshjen Rijad Sadiku.

Për Selmanin këtë edicion ishte goli i gjashtë i realizuar në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me katër asistime.

Amelia vogël niset për kurim, Elvisi jep një tjetër lajm të madh

Në momentet e fundit të këtij emisioni të parë në “ Për Shqiptarët”, pamë momente të gëzueshme, teksa Amelia 7 vjeçe nis rrugëtimin e saj për t’u shëruar.

Pas 7 muajsh vuajtje, vogëlushja do të mund të kurohet në një prej spitaleve më të mira në botë dhe shpresojmë, shumë shpejt do ta shohim 7 vjeçaren teksa rikthehet në atdhe me këmbët e saj.

Por pas këtij lajmi të gëzueshëm, Elvis Naçi dha një tjetër lajm të madh. Pranë Elvisit ishte Hazisi dhe vajza e tij e madhe, të cilët mësuan se do të bëhen së shpejti me një shtëpi të re.

Elvisi: Shpirt i vogël mos qaj më. Tani Amelia po niset drejt kurimit. Desha të të pyes, a ke ndonjë tjetër dëshirë.

Do doja që të kishim një banesë, sepse ne nuk kemi. Aty ku rrimë, çdo pikë ujë që bie jashtë, bie dhe brenda

Elvisi: Fondacioni Firdeus do t’ju blejë banesë të re. Motra jote do të kthehet e shëruar, por në një shtëpi të re.

Në këtë moment Hazisi mbushet në lot…

Elvisi: Hazis, e meriton

Punimet në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 28.09.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, shkruan Gazeta Imazhi.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Besia do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Luzhan (kodi: 10013011) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Prugovci-1 te Villa Natyra, Verbovcët, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli Tenezhdolli, Kazerma e FSK në Vranidoll.

Arsyeja: Ndërprerje per siguri dhe vendosja dhe premontimi i shtyllave.

Prizren

Punime nga palët e treta

1.

Nga 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Sharri 2 (kodi:30036003) në dy termine prej orës 09:00 deri 09:15 dhe nga ora 16:45 deri 17:00

Vendet:  rrugët: 480 rr. e Dëshmorëve, 481 rr. e Restelicës (një pjesë), 483 rr. e Brodit (një pjesë), 484 rr. e Radeshës (një pjesë) dhe 485 Adem Jashari (një pjesë).

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.

Nga 35/10[kV] Dragash do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Lirim Kamberi NPT AEG Sharr (kodi:30036003006) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet:  NPT AEG Sharr – rruga e Dëshmorëve.

Arsyeja: Dislokimi i trafo shtyllës sipas zgjidhjes teknike.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Jezerci (kodi: 40042003) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

LP 10kV J02 Koshare (kodi: 41046005) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Koshare, Magjistralja Ferizaj-Shtime, Slivovë, Gllavicë dhe Dramjak.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, konzollave, izolatorëve dhe bartja e rrjetit.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Stabilimenti 10 [kV] Shupkovci

Nga Dalja 10 [kV] Kqiqi do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Pllana (Kodi: 70000102018) prej orës 09:00 deri 14:30

Vendet: Një pjesë e Kqiqit- Kqiqi i Madh.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Vendosja e shtyllave dhe bartja e rrjetit 04[kV].

Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot  me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Gazeta Express.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se ata kanë diskutuar për raportet në mes të dy vende dhe për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

LEXO EDHE:

“Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta. Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë. Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Express.