div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Këto vende do të jenë pa rrymë nesër

Prishtinë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Lumi i Madh – Prugovc  (kodi: 15019008) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Prugoc, Bakshi, Gjergja, Balshaj, Gracë Stanovci, Lumi i Madh dhe Graca.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Lesna (kodi: 10010006) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Rruga Dervish Hima (një pjesë e lagjes Kalabria – banesat e Arabëve)

Arsyeja: Projekte investive, per montimin e lidhseve dhe bartjen e linjave nga PRII tek PRI sipas projektit investiv.

2.

Nga NS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Exluzivi (kodi: 10010009) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e lagjes pranë  rr. Dervish Hima, një pjesë e rr. Rexhep Kastrati.

Arsyeja: Projekte investive, per montimin e lidhseve dhe bartjen e linjave nga PRII tek PRI sipas projektit investiv.

Pejë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Peja 2  do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellcë i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardanija 1,2 dhe 3.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Instituti II (kodi: 50000001) nga ora 10:00 deri në  10:30 dhe nga ora 15:30 deri në 16:00

Vendet: rrugët: Ali Bajraktari, Arif Reka (një pjesë), Asllan Sylejmani (një pjesë), Bali Idrizi (një pjesë), Demë Isufi (një pjesë), Fidanishte, Jahë Kabashi, Kasim Shala, Mitrush Kurteli (një pjesë), Muaharrem Gashi (një pjesë), Myrvete Maksutaj (një pjesë), Rexhë Rexhaj (një pjesë), Rrusta i Sadri Elezit (një pjesë), Sylejman Vokshi (një pjesë), Sadik Hamza (një pjesë), Sali Murati (një pjesë), Smajl Rexhaj (një pjesë), Syl Selimi (një pjesë), Xhavit Lajqi (një pjesë) dhe Zhukë Haxhija (një pjesë).

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

3.

NS 110/35/10[kV] Peja 1

Nga Dalja 10 [kV] Instituti II do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] Instituti 5 (kodi: 50000001002) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

Vendet: Një pjesë e qytetit dhe  rr. Ali Bajraktari.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kalimi i nënstacionit 10/0.4[kV] Instituti 5 nga portali i drurit në trafoblindë.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Prizreni IV do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Tabahana (kodi:30033010) prej orës 10:30 deri 10:45 dhe nga ora  15:00 deri 15:15.

Vendet: rrugët: 11 Ismet Jashari – Kumanova (një pjesë), 340 Mentor Krasniqi (një pjesë), 343 Lazër Lumnezi, 346 Pal Paluca, 347 Hyse Rexhepi, 349 Themistokli Gërmenji, 357 Pushkatarët, 358 Bujtinat, 359 Iljaz Kuka, 360 Adnan Krasniqi, 362 Papa Gjon Pali, 366 Anton çetta, 368 At Gjergj Fishta, 381 Indrit Cara – Kavaja, 382 Azem Hajdari, 384 Behari dhe Sheshi Shadërvani.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

NS 35/10 [kV] Prizreni IV

Nga Dalja 10 [kV] Tabahana do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] TS Kisha katolike- I. Ribar (Kodi: 30033010001) prej orës 10:30 deri 15:15

Vendet: Papa Gjon Pali II.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i fuqisë së transformatorit.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të  ndërprehet:

Dalja 10[kV] Carraleva (kodi: 41046004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Anton Çetta (një pjesë), e Tiranës, Milaim Beha, Ruzhdi Salihu (një pjesë), Skenderbeu, Sylejman Vokshi (një pjesë), Wiliam Walker. Fshatrat: Belincë, Caralevë, Greiçec (një pjesë), Karaçicë (një pjesë), Llanishtë (një pjesë), Pjetërshticë, Rancë (një pjesë), Topillë (një pjesë) dhe Zborc.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

Gjakovë 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistrazhini (kodi: 81000005) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 35/10kV Gjakova III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Dalja 7  (kodi: 81084021) prej orës  08:30 deri në ora 13:00

Vendet: rrugët: Dah Polloshka, Fehmi Agani, F.Sereqi, Gjon Sereqi, Ibrahim Fehmiu, Mark Malota, Tivarit, Nënë Tereza, UÇK-së, Sadik Pozhegu dhe Sadik Stavileci (një pjesë).

Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje 10[kV], sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10[kV] Kamenica do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rogana (kodi:62000012) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Ka BRRE

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Organizimi i përbashkët i Evropianit u21 të Shqipërisë me Serbinë ka sjellur debat më Kosovë dhe jo vetëm, duke ‘sulmuar’ Armand Dukan.

 

LEXO EDHE:

Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

Organizimi i përbashkët i Evropianit mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dalin me reagim

Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Kasapolli foli rreth organizimit të Kampionatit Europian U21 të Shqipërisë me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosov9s në UEFA.

“Unë jap përgjegjësi për këto gjëra. Mundeni me pytë në federatë gjermane për me i vërtetu. Ne jemi takuar në zyrën e federatës së futbollit gjermane në Frankfurt në vitin 2006. Nga delegacioni kosovar ishin prezentë Astrit Haraqija, Agim Kasapolli, Edmond Rugova, Nexhat Shoshi, Feim Konxheli dhe Zija Shoshi. Ne ishim mysafirë të zotëri Horz Rudolf Schmidt, sekretar gjeneral i federatës gjermane të futbollit. Në fillim të takimit, z. Schmidt më është drejtuar me këto fjalë: Unë komunikoj vazhdimisht me Tiranën dhe Beogradin. Një gjë duhet ta dini se kundërshtar më të fortë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA është Tirana, jo Beogradi. E tash po them këtu që ky (Armand Duka) ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, tha Kasapolli.

As Italia, as Spanja/ Ky është vendi më i vizituar në Evropë

Nëse keni qenë në Itali ose Spanjë, e dini se gjatë gjithë vitit, edhe jashtë sezonit, do të gjeni shumë e shumë turistë. Pak nga kuzhina, pak nga moti, pak nga gjuha, këto vende kanë gjithmonë trafikun më të madh turistik. Tani, megjithatë, një vend tjetër duket se po del në pah, duke marrë drejtimin në gjithçka që lidhet me trafikun turistik.

Ndërsa, Franca kishte më shumë se 100 milionë vizitorë në vitin 2023. Megjithatë, në këtë vend, hiperturizmi është një çështje përmasash.

Pra, sipas një studimi të Money Transfers, vendi në Evropë me më shumë turizëm është Austria. Bazuar në të dhënat, u zbulua se për çdo banor austriak ka 3.6 turistë, më shumë se kudo tjetër në Evropë. Dhe sigurisht, siç pritej, shumica e turistëve e vizitojnë atë për kryeqytetin e saj të bukur, Vjenën.

Nëse dëshironi të organizoni një udhëtim në Austri, në vend që të shkoni vetëm në Vjenë ose Hallstatt, ju mund të zgjidhni qytete të tjera të bukura të vogla në zonë, si fshati malor i Altaussee ose qyteti relaksues i Bad Ischl.

Ndërsa Vjena është ikonë, ju gjithashtu mund të vizitoni perlën e dytë të fshehur të Austrisë, Graz. I njohur si kryeqyteti i kënaqësive, ky qytet 50 kilometra katrorë ka një histori të pasur, magjepsëse.

Shyhrete Behluli organizon koncert në Prishtinë për 50 vjetorin e karrierës

Për nderë të këtij përvjetori jubilar, artistja më e pëlqyer të të gjitha kohërave, ka organizuar një koncert madhështor.

Nën sloganin “50 vjet me kangën”, koncerti pritet të mbahet me 17 tetor nga ora 19:00 në Grand Event në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja Violeta Kajtazi e cila në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar ftesën e mbrëmjes.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim, megjithëse, sipas ZRRE-së, janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur mungesës së prodhimit.

LEXO EDHE:

Me uljen e temperaturave, gjatë muajve të dimrit Kosova mund të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike.

Kjo pasi sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji gjatë muajve të ardhshëm rritet kërkesa për furnizim, e për këtë është planifikuar import shtesë i energjisë.

“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”, kanë thënë për RTK-në nga ZRRE.

Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike. Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike.

Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të investimeve që janë bërë, kriza energjetike nuk do të jetë si e viteve të kaluara.

Ekzekutivi kosovar gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë./RTK

Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar.

Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu të pakën deklaron ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që thotë se janë informacione jozyrtare.

Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe.

Ai thotë se kërkesa e Vuçiqit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor.

Andaj kur të vijë koha e zgjedhjeve, pikërisht kjo kërkesë do të bëhet pretekst për mospjesëmarrje.

“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiq.

Pas kësaj ministri refuzoi të jap informacione shtesë pasi tha që nuk dëshiron të kuptohet e gjitha çka dinë për këtë plan.

“Ka një, ju kërkoj falje por është herët, nëse bash iu tregojmë që e dimë krejt çka planifikojnë,nuk është mirë për ne, për ata është mirë se atëherë e kuptojnë që janë BUSTED, që thuhet ajo por këtë moment e di për siguri që do të jenë destruktiv”, ka deklaruar ai. /TV Dukagjini

Berisha: Më 7 tetor bashkohuni në protestë, kush nuk del mbështet Edi Ramën

Kreu i PD Sali Berisha ju bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar që të nisisn mosbindjen civile në të gjitha nivelet.

Ai ka theksuar se ka ardhur koha që pas mbrojtjes të kalojnë në sulm, pasi ndryshe nuk mund të rrëziohet kjo qeveri.

Siaps tij mosreagimi ndaj Edi Ramës është mbështetje ndaj diktaturës.

Shqiptarët do të ngrihen, do të reagojnë, mnuk do të qendrojnë si kavie të këtij regjimi. Nuk janë shqiptarët vëllazëria Xhafa, Rama apo vëllazëria Bajri. Unë kam besim shumë te ADN-ja e shqiptarëve, ndaj dhe bëj sot një thirrje në radhë të parë opozitës, së pari demokratëve, burgosja e Salianjit ishte deklerata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh, por ne jemi të vërtetë, jemi realistë, Rama na ka bërë neve jo nji por disa deklarata lufte. Vjedhja e flamurit të PD 3 vite më parë ishte deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve, burgosja e liderit të opoziutës pa asnjë fakt, vetëm se e dinte që nuk do të fitonte zgjedhje të lira, ishte deklaratë lufte ndaj qindra mijëra demokratëve që e zgjodhën me votë kryetarin e tyre, dhunimi i hapur masiv i zgjedhjeve, përdorimi i industrisë së vjedhjes së votës, shndërrimi haptas i krimit monstruoz në votë, dhe votës në krim. Të gjitha këto ishin thirrje lufte për ne. Të gjitha këto faktonin se e ardhmja jonë, e ardhmja e shqiptarëve përfundon tek këmbët e një kryekrimineli mafioz që ndodhet sot në krye të narkoshtetit. Në të gjitha ato që përmenda më sipër kishte vetëm një qëllim arkivimin tonë në histori, paraqitjen para shqiptarëve të një realiteti sikur ne nuk kemi ekzistuar këtu. Ndaj të gjitha këtyre ne raguam në mbrojtje, ne reaguam për mbijetesë, ne reaguam për opozitën sovrane për të cilën vendosin anëtarët e saj dhe asnjë tjetër. Çdo njëri prej jush duhet ta ketë shumë të qartë se aps të gjtiha këtyre shqiptarë nuk na duan më në mbrojtje, se pas të gjitha këtyre, shqiptarët presin nga ne sulm dhe vetëm sulm. Revolta jonë, sulmi ynë duhet të jetë në nivelin e sulmeve që na janë bërë për të na fshirë nga faqja e dheut. Ndaj dhe burgosja e Ervin Salianjit duhet të jetë për çdo demokrat e demokrate, për qytetarët, arrestimi pas asnjë fakt bazë e dokument i Sali Berishës, ndjekja, persekuptimi i liderve të tjerë të opozitës, rrëmbimi i mandatit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, të gjitha ëkto janë kushtrime për opozitën, PD-në, të përballen me këtë armik që çdo ditë bën çdo gjë për asgjesimin e tyre. Miqtë e mi duhet të jemi të vetëdijshëm se sot çdo qendrim me duart kryq, çdo qendrim në mbrojtje është fitore për Edi Ramën, ndaj dhe ne do të kalojmë në sulm. Rama ka instrumenta për në na burgosur, për të dezinfermuar por ne kemi instrumenta që me revoltën tonë e paralizojmë anë e kënd vendit këtë narkoqeveri krimanale armike e lireive, dinjitetit e qenies së shqiptarëve. Sot ëhstë koha që të përdorim të gjtiha instumentat, të hidhemi në sulm me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që në 7 tetor shqiptarët të bëhen të gjithë bashkë, të harrojnë partitë dhe të ngrihen në këmbë për Shqipërinë.

“Më 7 tetor çdo opozitar, të ulë flamujtë partiakë dhe të ngrejë flamurin kombëtar”, ishte thirrja e Berishës.

U tha se Alaudini do ta moderojë “Big-un”, vjen “reagimi” i Jonidës

Ditën e sotme, producentja ekzekutive e edicionit të tretë të “BBVK”, Olsa Muhameti, zbuloi se kush do ta moderojë reality shown këtë sezonë.

Ajo u shpreh se moderator do jetë Alaudin Hamiti (na la të kuptojmë se kësaj radhe nuk do jetë bashkë me Joniden).

Mirëpo, nuk vonoi dhe Jonida bëri një “reagim” në Instagram.

Ajo publikoi portretin familjar ku shihet tejet e lumtur, e mbase ka vendosur të pushoi pakëz edhe nga ekrani, gjë e cila nuk dihet akoma./Indeksonline/

Kur do të nis edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’?

 

 

Donis Avdijaj realizon gol të bukur në Bundesliga, i pari këtë sezon

Skuadra e Hartberg-ut ka shënuar fitore 2:0 ndaj Altachut në javën e tetë të Bundesligas në Austri.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj.

LEXO EDHE:

Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

Avdijaj shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 49’të.

Ky ishte goli i parë i lojtarit kosovar gjatë këtij edicioni të ri të garave në Bundesliga të Austrisë.

VIDEO

Sulmuesi i Kosovës nuk po ndalet me gola në Rumani