div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Budalla e hajvan”, eskalon situata në studio mes Nexhmedin Spahiut dhe gazetarit

Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova.

Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet e ndryshme që kanë etni e gjuhë të njëjtë.

Ai përmendi raste pozitive, si ai i Gjermanisë e Austrisë, vendeve arabe, etj. Por, përmendi edhe raste negative si ai mes Koresë së Jugut e të Veriut

Më pas erdhi reagimi i gazetarit Gaxherri.

“Po duhet ta bëni dallimin në mes shtetit dhe kombit”, tha ai.

Pastaj, Nexhmedin Spahiu e ka fyerë atë duke i thënë “budalla e hajvan”.

Moderatorja e emisionit e ndëpreu direkt lidhjen e Spahiut duke ia ndalur fjalën.

https://fb.watch/uWPOsXotjf/

“Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, Armend Rexhepagiqi flet hapur për jetën personale

Armend Rexhepagiqi, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës në Kosovë, ishte së fundmi mysafir në emisionin “Canapé” në T7, ku pas shumë vitesh vendosi të flasë për tema që deri tani i kishte mbajtur larg vëmendjes publike

LEXO EDHE:

Rexhepagiqi hapi zemrën për marrëdhënien e tij me konceptin e të qenit baba, duke pranuar se kurrë nuk kishte ndier dëshirën për të pasur fëmijë.

“Kurrë nuk kam pas dëshirë që të kem fëmijë…Nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime e as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë”, ka deklaruar ai.

Ai tregoi se fokusi i tij kryesor ka qenë gjithmonë muzika dhe se, ndonëse e respekton rolin e prindërimit, nuk e ka parë kurrë si pjesë të jetës së tij personale.

Arta Kabashi nuk i lë vend imagjinatës, poston foto e zhveshur në veturë

 

Read More “Kurrë nuk kam pasur dëshirë të kem fëmijë”, Armend Rexhepagiqi flet hapur për jetën personale

Matoshi tregohet i ashpër: Budallenjtë dhe injorantët janë në pushtet!

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka qenë mjaft kritik me qeverinë e Albin Kurtit për qasjen e tij në raport me aleatet e Kosovës e në veçanti me Amerikën.

LEXO EDHE:

 

Në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se vendi po qeveriset nga budallenjtë, raporton Gazeta10.

“Po e dëshmojnë se budallenjtë dhe injorantët po e drejtojnë shtetin. Injuranca është fatkeqësia me e madhe e kombeve sepse janë shumicë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se amerikanët po e shohin Vjosa Osmani si mundësi e mirë bashkëpunimi për t’i quar proceset përpara.

Matoshi politikanit serb: Ti mbaj dinar sa t’dush, po këtu monedha e vetme është euro

 

Sot ka festë në familjen e Remzie Osmanit

Sot ka festë në familjen e Remzie Osmanit.

Këngëtarja bëri me dije përmes Instagramit, se djali i saj i vetëm, Hamëza, feston sot ditëlindjen.

Prandaj, Remzia u kujdes të ndajë një urim në rrjetin social Instagram, për t’i uruar të birit gjitha të mirat.

Nuk do ta besoni cila këngëtare është sot kjo nuse

Bajqinovci paralajmëron për rrezikun e një sulmi të ri: “Rreth 800 ushtarë serbë në pritje për të hyrë në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me një kërcënim të mundshëm të sigurisë në Kosovë, duke deklaruar se rreth 600 deri në 800 ushtarë serbë profesionistë po stërviten në Serbi dhe janë të gatshëm për një vendim për të hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani”, Bajqinovci vuri në dukje rrezikun e përsëritjes së një sulmi të ngjashëm me atë që ndodhi së fundmi në Banjskë, duke theksuar se ky zhvillim duhet të merret me shumë seriozitet.

“Kosova është përgatitur përballë një sulmi të tillë,” theksoi ai, duke nënvizuar se institucionet vendore po i kushtojnë rëndësi maksimale këtij kërcënimi. Sipas tij, ushtarët serbë po stërviten në bazat ushtarake në Kopaonik, ku numërohen më shumë se 40 baza të vendosura, dhe ata janë në pritje për të realizuar një plan për aneksimin e veriut të Kosovës.

Bajqinovci paralajmëroi se ndërhyrja e forcave serbe mund të shkaktojë destabilizim, por shtoi se Kosova dhe partnerët ndërkombëtarë janë të përgatitur për ta përballuar këtë kërcënim.

“Grupet terroriste serbe po trajnohen e zhvillojnë aktivitete në serbi, ekziston rreziku të përsëritet sulmi terrorist në Kosovë”

Policë dhe mësues pa rroga, Çitaku me kritika të ashpra ndaj Kurtit për mosekzekutimin e pagave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit.

Çitaku ka thënë se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit.

“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjësinë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkalla të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku në T7.

Ajo ka thënë se sonte shumë qytetarë janë në ankth për pasigurinë e tyre financiare.

Çitaku kritikoi Kurtin edhe për deklaratat e tij kundër mediave dhe ish-qeverive, dhënë në një organizim të internacionales socialiste në SHBA.

“Kryeministri duhet ta di që në New York na përfaqëson të gjithëve”, ka deklaruar Çitaku.

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë

Raporti me Zotin, Armend Rexhepagiqi habit me deklaratën e tij: “Besoj, por…”

Pas një mungese të gjatë në skenën mediatike, Armend Rexhepagiqi u rikthye në një intervistë ekskluzive në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.

LEXO EDHE: 

A e dini se sa vjeçar është Armend Rexhepagiq?

Aida Baraku pas shumë vitesh shfaqet në publik, ja si duket ajo sot

Në këtë paraqitje të rrallë, artisti i njohur foli për shumë aspekte të jetës së tij personale, duke përfshirë edhe raportin e tij me besimin dhe Zotin.

Gjatë bisedës, Rexhepagiqi befasoi me një deklaratë të sinqertë, duke thënë: “Besoj, por…”, duke lënë të kuptohet se, megjithëse ka një lidhje të brendshme me besimin, ai ka pikëpamje të veçanta për mënyrën se si e përjeton atë.

Kjo intervistë shënon një nga momentet më të hapura të Rexhepagiqit, duke e sjellë atë përpara audiencës si një njeri që, përtej muzikës, reflekton thellë për jetën dhe ekzistencën.

Për të zbuluar më shumë rreth asaj që tha Armend Rexhepagiqi mbi këtë çështje, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

VIDEO KËTU

 

 

18-vjeçares me shami i ndalohet përsëri mësimi në Pejë

Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se 18-vjeçarja A.D. është penguar përsëri të hyjë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’.

Agusholli, bërë të ditur se arsyeja e kësaj ndalese është për shkak të vonesës së një e-maili nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, ku në atë email ishte pergjigjja ndaj pyetjes së DKA-së drejtuar MASHT-it, lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të mësimit të saj.

LEXO EDHE:

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

“Njoftimi nga DKA u përcoll pasdite në shkollë, dhe tani gjithçka është e qartë.

U bëj thirrje të gjithë akterëve të zbatojnë qëndrimet e MASHTI-t, që nuk paraqesin asnjë pengesë për vazhdimin e mësimit të nxënëses.

Ndërkohë ju lus, të gjithë të interesuarit qofshin ata media apo akterë të tjerë të interesuar të ndihmojnë në këtë proces, t’a lejojnë familjen dhe vajzën të vazhdojnë mësimin dhe jetën e tyre private pa asnjë shqetësim”, ka shkruar Agusholli.

A ia dedikoi këtë këngë Lumbardhi Kaderit në TikTok?

Lumbardhi sot ka publikuar një video në TikTok.

Video kjo që morri me mijëra pëlqime por edhe komente nga më të ndryshmet.

Disa nga komentuesit komentuan se teksi i këngës që po këndon Lumbardhi mund të jetë dedikim për Kaderin.

 

A mos ndoshta Lumbardhi nuk po heq dorë nga Kaderi ende?

 

@lumbardh.salihu

♬ Originalton – BUTRINT IMERI

Kaderi dhe Lumbardhi ende nuk janë “ndarë”? (Foto)

Çka po zyrtarizon Lumbardhi? Bën postimin e papritur!

Selena e “ndez” rrjetin, publikohen momente intime me një mashkull

Selena Gomez dhe miqtë e saj shijuan një natë në koncertin e Sabrina Carpenter-it në Madison Square Garden të Nju Jorkut të dielën mbrëma.

Selenës i janë bashkuar edhe aktoret Emilia Perez dhe vëmendje të veçantë tërhoqi kërcimi i Selenës me Edgar Ramirezin, transmeton Indeksonline.

https://www.tiktok.com/@eviemayhx/video/7420295961592810784?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7420500651338122757

Në një video të postuar në TikTok, Selena shihet duke kërcyer me këngën Espresso, në një moment Edgar i bashkohet dhe më pas vazhdojnë të kërcejnë së bashku.

Shumë në komente theksuan se Selena dhe Edgar duken shumë intime dhe se e gjithë situata është paksa e papërshtatshme. “Jam konfuz, mendova se ishte në një lidhje me Benny Blanco-n”, “Për mendimin tim ky është një flamur i kuq”, “Imagjinoni Benny duke kërcyer kështu me një vajzë tjetër”, “Ata duken shumë afër”, janë vetëm disa nga komentet.

Selena, gjithashtu ndau një video në Instagram duke kërcyer me Juno më herët në mbrëmje, duke etiketuar të dashurin Benny Blanco në mbishkrim, dhe ai komentoi postimin e saj.

https://www.tiktok.com/@eviemayhx/video/7420271724559748384?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7420500651338122757