div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dëshmitari flet për persona që pretendohet se janë ndaluar nga UÇK-ja

Pas dëshmitarit të 92-të, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 93-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ahmet Rrahmanaj i cili mban kodin 04278, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

LEXO EDHE:

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, flasin nga Specialja

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Matt Halling. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ky prokuror, dëshmitari ka qenë pjesë e UÇK-së dhe do të flas për persona të ndaluar në Zonën e Malishevës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 04278 ka qenë anëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së në njësitin “Lumi”. Ai do të jep të dhëna për veprimtarinë gjatë luftës, si ka funksionuar kjo njësi dhe persona që janë mbajtur të ndaluar në Zonën e Malishevës”, tha Halling.

Rrahmanaj ka folur për disa persona të cilët i njeh, e që sipas tij janë arrestuar dhe ndaluar nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e që disa prej tyre edhe janë gjetur të vdekur.

Në një deklaratë të mëhershme për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), dëshmitari kishte folur për një roje pylli në Komunën e Klinës, që ishte vrarë me pretekstin se ishte kolaboracionist.

Rrahmanaj tha se ky person e kishte emrin Avdyl Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për mua nuk ka qenë kolaboracionist, për arsye se e kam njohur personalisht, por ndoshta për arsye që ushtronte funksionin e rojtarit të malit në atë kohë ku ishte i vetmi dhe nga të rrallët i punësuar pranë autoriteteve të dhunshme të asaj kohe të Serbisë”, tha dëshmitari.

Rrahmanaj po ashtu tha se nuk e di kohën se kur është vrarë ky person, por mendohet nga fundi i ‘98-ës ose fillimi i ‘99-ës. Ndërsa se kush e ka vrarë Gashin, dëshmitari tha se nuk ka njohuri.

Ai deklaroi se një person me emrin Fetah Rudi e njihte dhe se ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), aktivitet të cilin e ka ushtruar para, gjatë dhe pas luftës.

Ai shtoi se 90 % të ushtarëve të UÇK-së, kanë qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Dëshmitari tha se ka dijeni se Rudi ishte ndaluar nga UÇK-ja.

“Është periudha kur unë nuk kam qenë polic ushtarak, por me rrëfimin e Fetahut si mik, po. E kam ditur”, tha Rrahmanaj, duke shtuar se një gjë të tillë ai ia kishte thënë në korrik të 1999-ës kur dëshmitari kishte ardhur në Kosovë.

“Fetah Rudi më ka treguar se pas një problemi që ka ndodhur në mes disa ushtarëve të UÇK-së, Fetahun e kanë shoqëruar dhe arrestuar. Dyshimet e tij janë që për shkak të aktivitetit të tij politik për arsye se ai bënte lëvizje në atë kohë edhe pse ishte ushtar i UÇK-së, ai udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë pjesë e mbledhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha dëshmitari.

Pas arrestimit, Rrahmanaj tha se Rudin e kanë dërguar në fshatin Bubël.

“Një shtëpi aty ku kanë qenë si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është mbajtë në njërën nga banjat aty të shtëpisë”, tha dëshmitari.

Rrahmanaj theksoi se Rudi ishte arrestuar së bashku me një kushëri të dëshmitarit, i cili ishte akuzuar për vjedhje. Sipas tij, Fetah Rudi i ka thënë atij që e kanë dërguar në një gjyq ushtarak, e pastaj e kanë lënë të lirë.

Ndërsa për një person të quajtur Ramiz Hoxha, dëshmitari kishte thënë për ZPS-në që është quajtur si kolaboracionist serb, i cili është vrarë edhe pse nuk ka qenë kolaboracionist.

“Pas një kërkesë të fshatarëve të fshatit Bellanicë që të dalin t’i mbledhin të korrat e vjeshtës, në atë kohë misrin dhe pasulin, po nuk ishin të lirë që të kryenin këtë aktivitet për arsye se policia serbe ishin shumë afër fshatit ku ishin arat me të mbjella. Ata morën vendim që të shkojnë të bisedojnë dhe t’i njoftojnë ushtrinë Serbe që do t’i kryejnë këto punë në arat e tyre. Pasi kanë ngjarë këto bisedime dhe kanë fillu t’i mbjellin të korrat e vjeshtës, është marrë Ramiz Hoxha”, tha dëshmitari.

Sipas Rrahmanajt, Hoxha e ka luajtur rolin e përkthyesit të banorëve të fshatit pasi që kishte jetuar në Slloveni dhe kishte njohuri të gjuhës serbe.

Sipas tij, këtë gjë ia kishin konfirmuar dëshmitarët, banorët e fshatit, vëllai i Hoxhës dhe djali i tij. Tha se Ramiz Hoxhën e kanë marrë nga xhamia.

“Thuhet se ata kanë shkuar në xhaminë e fshatit ku ai ka qenë duke kryer ritualin ditor dhe kanë kërkuar hoxhën e fshatit dhe Ramizi del aty dhe thotë që unë kam qenë përkthyesi në atë takim dhe mundem t’ua shpjegojë. Ramiz Hoxhës i kanë thënë që duhet të vish me ne. Flitet që ka kërku edhe vëllai i tij që të shkojë me atë, pro ata i kanë thënë që ti nuk mundesh”, tha dëshmitari, duke shtuar se kjo xhami gjendet në fshatin e Ramiz Hoxhës.

Ai tutje shtoi se thuhet që Ramiz Hoxhën e kanë futur në bagazhin e makinës dhe kur ka kërkuar vëllai i tij që të shkojë më atë, anëtarët e UÇK-së i kanë thënë që nuk ka vend për atë.Dëshmitari tha se për makinën flitet që ka qenë e UÇK-së, por që nuk dihet me saktësi për shkak se sipas tij njerëzit kanë qenë të maskuar.

Po ashtu, Rrahmanaj tha se në bagazh të makinës ka qenë edhe një person tjetër, i cili është gjetur i vdekur bashkë me Ramiz Hoxhën.

“Ishte edhe një tjetër njeri në të dhe ai është gjetur i vdekur bashkë me Ramizin”, tha dëshmitari, duke shtuar se ky person ishte Selman Binishi.

Dëshmitari deklaroi se pas 10 minutave këta persona janë gjetur të vdekur një apo dy kilometra larg xhamisë. Ai thotë se trupat i gjeti djali i Ramizit dhe një bashkëfshatar i tij.
“Thuhet se i kanë gjetur në çastet e fundit”, tha dëshmitari, duke shtuar se Ramiz Hoxha nuk ishte kolaboracionist.

Me kaq përfunduan pyetjet e Prokurorisë për këtë dëshmitar për të vazhduar më pas me mbrojtësin e viktimave, gjë e cila iu lejua nga trupi gjykues.

Kënga “Si Ai” e Taynës arrin te futbollisti i njohur, Neymar

Këngëtarja kosovare, Tayna, ka arritur të bëjë bujë të madhe me hitin e saj më të ri, “Si Ai”.

Kjo këngë ka kapur zemrat e shumë adhuruesve të muzikës, duke u dëgjuar anembanë botës.

Së fundmi, “Si Ai” ka marrë vëmendjen edhe nga një emër i njohur në sportin botëror: futbollisti brazilian Neymar.#

Në një postim në Instastory, ai ka ndarë një fotografi të tij me një mik, duke e shoqëruar atë me melodinë e këngës së Taynës në sfond.

A mund ta merrni me mend sa vjeç është Tayna?

 

Lorik Cana: Armand Duka ende s’po e dinë se me kë ka punë!

Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.

LEXO EDHE:

Në një intervistë për Klan Kosova, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana u shpreh i pakënaqur me këtë bashkëpunim.

Cana tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb.

“Armando Duka ende nuk po e dinë se me kë ka punë. Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë”, u shpreh fillimisht Cana

“Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana në Klan Kosova.

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Joshua suspendohet nga boksi, kjo është arsyeja

Anthony Joshua është suspenduar nga boksi pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.

LEXO EDHE:

Boksieri britanik u eliminua në raundin e pestë në Wembley para 96,000 tifozëve nga rivali vendas 27-vjeçar, raporton Daily Mail.

Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.

Sipas protokollit, Joshua-s tani i ndalohet të hyjë në ring për 28 ditë, me Bordin Britanik të Kontrollit të Boksit që zbaton rregullin.

Shoqata e Komisioneve të Boksit dhe Sporteve Luftarake thekson se është procedurë standarde për boksierit që të marrin pezullime mjekësore pas humbjes me nokaut dhe nokaut teknik.

Ndalimi i shkurtër nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.

Dubois e mbron titullin IBF, kjo është shuma që ai dhe Joshua fitojnë nga meçi

 

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e 222-të në formë elektronike.

Gjatë kësaj mbledhje janë marrë dy vendime.

Njëri për ndarjen e 100 mijë eurove për koalicionin kundër ISIS-it dhe tjetri për emërimin e Inspektorit të Përgjithshëm në ZKM.

 

 

“- Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

– Ndarë 100,000.00 euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESh.”

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

 

Çka po zyrtarizon Lumbardhi? Bën postimin e papritur!

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova 2’ Lumbardh Salihu që nga ndarja me Kaderin në rrjete sociale nuk është prezent.

LEXO EDHE:

Por sot ka ndarë një postim teksa shihet me kartelën e identifikimet ku theksoi se gëzon shtetësinë Kosovar.

“Zyrtarisht Kosovar” shprehet ai.

Ndryshe Lumbardhi gjatë qëndrimi në shtëpinë me të famshme në vend ka treguar se ka udhëtuar në shumë vende por shumicën e kohës gjendet mes Austrisë dhe Kosovës, tashmë është vendosur që të jetoj në vendlindje./Kosovarja/

Shiko foton:

Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak.  Në vitin 2023 janë regjistruar  mbi 1 mijë raste të reja me kancer,  më shumë  se sa një vit më parë.

LEXO EDHE:

Sipas të dhënave të ASK-së  gjatë vitit 2022 ishin gjithsej 3110 raste të reja të prekura nga kanceri. Ndërkaq  në vitin 2023 janë gjithsej 4 mijë e 165 raste të reja me kancer.  Nga këto raste 2 085 të rasteve janë femra dhe 2 080 meshkuj.

“Nëse  shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha  nivelet  e  vizitave  qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek  të prekurit  me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti  2022 ku kishte 3110  raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023  kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sara Hoxha vishet në fustan të bardh, Xheri bën veprimin e papritur

Sara Hoxha kohës së fundit ishte prezent në mediat rozë për arsye të ndarjes me Ledri Vulën.

LEXO EDHE:

Krahas Ledrit, nga ky veprim kuptojmë se Sara ka një raport të mirë me ish-vjehrrën e saj Xherin, shkruan kosovarja.

Pasi në imazhet e fundit Sara shihet e veshur në një fustan të bardhë dhe e rregulluar në çdo detaj, nuk ka munguar as veprimi i Xherit teksa ka pëlqyer fotot e saj.

Sara Hoxha ‘djeg’ rrjetin, shfaqet pa sytjena

Ndahet nga jeta historiani i njohur

Historiani Liman Rushiti është ndarë nga jeta dje, në moshën 82-vjeçare.

LEXO EDHE:

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të mërkurën, më 2 tetor në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 15:30.

E pamja do të mbahet për 3 ditë në hotel Grand, nga e enjtja deri të shtunën.

Vdes i riu nga Drenica me banim në Gjermani

I riu nga Kllodernica e Skenderajt, Gzim Smakaj ka ndërruar jetë dje në Gjermani.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

Njoftim:

Me dhimbje të thellë dhe në pikëllim të madh, duhet të njoftojmë se djali ynë i dashur, vëllai dhe babai, Gzim Smakaj, ndërroi jetë sot më 29 shtator 2024, në moshën 41-vjeçare.

Në këto momente të vështira, mendimet tona janë me të, dhe do ta mbajmë gjithmonë në zemrat tona.

Në dashuri të përjetshme për ty,
ati yt Muhamet,
motra jote Valentina,
vëllezërit e tu Besim dhe Besnik,
dhe djali yt Taulant.