div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Qeqa Krelani për Zhegrovën: Krenar e ka bë veç veten dhe xhirollogarinë e tij, jepni zor për Kosovën

Moderatorja e sportit, Qeqa Krelani, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të Edon Zhegrovës me fanellën e Lille-it kundër Real Madridit.

Ajo ka thënë se Zhegrova me këtë paraqitje s’e ka bërë krenar Kosovën, vetëm veten dhe ekipin e tij, shkruan Insajderi.

“Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave. Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.

LEXO EDHE:

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

 

“Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor.  37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Mirmengjesi te gjitheve sidomos nja 200 vetave qe m’kan bombardu me taga prom. Kot e keni. Vazhdoj me mendu njejte. Magjistar me Lille por per Kosoven supermodel i pasarelave.

 

 

Krenar e ka bo Kosoven? Krenar e ka bo veç veten, familjen, gjirollogarine e tij, Lillen edhe Noyan n’Prishtine.

Sjam banore e Frances, as gazetare e Frances. S’ma nin cka bojn lojtart jasht kufijve te ksaj Republike. Per Kosoven babik per Kosoven jepni zor.

 

 

37 paraqitje per Kosoven. 4 gola. Kunder kombetareve mikro si Madaskari (miqesore), Qipro, Andorra dhe nenes Shqiperi (miqesore)

Arsyetimi tradicional dhe foshnjor? Fajet i ka Federata. RIKUJTIM. Federata spanjolle kishte president nje prej njerezve me te korruptum ne historine e futbollit spanjoll. Angel Maria Villar. I arrestum per keqperdorim te detyres. I burgosur.

 

 

Djali i tij i arrestum per trukime te ndeshjeve, pervetesim te fondeve publike dhe falsifikim te dokumenteve. Poashtu i burgosur.

Pooor futbollistet e Spanjes pavaresisht presidentit famekeq me 30 vite mandat, gjate kohes se tij e fituan Kampionatin Evropian, Kampionatin Boteror dhe prap Kampionaton Evropian. S’kishin kohe ata me dal me u vajtu neper instagrama FEDELATA FEDELATA. Keshtuqe 🤫🤫🤫…keshtu luhet per KOMB.

Arsyetimi tjeter: Me kon me lujt n’Kosove me Valonin a? Paj Maradona me 25 vjet veç vete ia pat fitu Argjentines boterorin. Dy tituj Napolit.

E ki per detyre me 12.10 dhe 15.10 mi mposht Lituanine dhe Qipron kombetare mediokre, e me ta pa hajrin per dicka Kosova ashtu qysh pi jep zor per Lille sepse je talenti me i madh i 20 viteve te fundit.

Kjo vlene per krejt lojtaret e Kosoves. Hajde t’iu shohim hajrin per dicka e mos te perseritet ndeshja e kaluar kur krejt tifozat nisen me e lshu stadiumin prej minutes 78′.

E ju karamelat e mbas luftes qe jeni rrit me Iphone edhe Snapchat chill sepse ne asnje moment nuk ia kemi mohu talentin magjik. Kritika bazike ndaj tij e krejt lojtareve te Kosoves gjithmone ka qene perkushtimi ZERO ndaj Kosoves. ZERO.

Iu uroj dite te mbare se une ika me honger buk ne Noya. Nese eshte qel kuptohet!

Dikur shok me Vuçiqin tani me shqiptarët, ky është ish-kryetari i Zubin Potokut që i’u sulmua shtëpia

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë të pabanuar në Zubin-Potok.

Bëhet fjalë për objektin e ish-kryetarit, Stefan Vulloviq.

Ky akt, sipas kryetarit aktual të Zubin-Potokut,  Izmir Zeqiri, po bëhet si shenjë hakmarrjeje, transmeton Indeksonline

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish-kryetarit të Komunës së Zubin-Potokut dhe apeloj tek organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë…. sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, ka shkruar ai në Facebook

 

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

Mbrëmë u sulmua prona e ish-kryetarit të Zubin Potokut

E rëndë: Bie një e re nga kati i tretë i shtëpisë

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë është regjistrua mbrëmë në qytetin e Mitrovicës, ku dyshohet se një grua ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë.

32 vjeçarja ka pësuar lëndimet të rënda trupor dhe se po e vazhdon mjekimin në spital.

Sinjali mëson se gruaja gjendet në rrezik për jetën, pasi ka pësuar lëndimet të rënda dhe se po vazhdon trajtimin në QKUK.

Në anën tjetër, me urdhër të prokurorit rasti po cilësohet si vetëvrasje në tentativë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Cikloni “Kasandra” prek Kosovën, këto pjesë janë me të rrezikuara të vërshohen

Një ciklon i frikshëm pritet të kalojë kah Ballkani. Ky ciklon i quajtur “Kasandra” pritet ta prekë edhe Kosovën, ku do të ketë reshje të shumta të shiut.

Në disa pjesë mund të ketë edhe vërshime.

Meteorologu Mendim Rugova, në Klan Kosova ka folur rreth mundësisë së vërshimeve.

Rugova tha se parashihet që të ketë reshje të shumta dhe se zonat me të prekura janë ato bregdetare.

Zonat më të goditura janë Shqipëria veriore dhe Mali i Zi.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Nëna e futbollistit shqiptar merr vëmendje të madhe nga mediat ndërkombëtare

Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, është rikthyer të luaj për fanellën e Hajduk Splitit pas një pauze në fillim të edicionit të ri në futbollin kroat.

Në vend se të jetë vetë ai në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkomëbtare, është nëna e futbollistit ajo që është shfaqur në gazetat online, shkruan Indeksonline

Blerta Dajaku, është emri i nënës së futbollistit që ka befasuar të gjithë mediat me bukurinë e saj.

Ajo ka mbi 20 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe të gjithë befasohen me bukurinë e saj.

Kujtojmë që Leon Dajaku ishte transferuar te Hajduk Spliti nga Sunderland si “lojtar i lirë”. Ai më parë ka qenë pjesë e Union Berlinit dhe Bayern Munchen.

 

Kosova në prag të rikthimit të mallrave nga Serbia, pas presionit të Gjermanisë

“Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm”. Kështu iu përgjigj Qeveria e Kosovës pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është duke shqyrtuar kërkesën e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia.

Ambasada gjermane në Kosovë konfirmoi për REL-in se “ka pasur shumë bisedime mes zyrtarëve gjermanë dhe kosovarë për këtë temë”, sepse, siç tha, “Gjermania do që të arrijë rezultate sa i përket CEFTA-s në samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit”.

Kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë e bëri i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në fillim të shtatorit, me shpjegimin se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, ose Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Ai tha se, për shkak të kësaj ndalese, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit – një nismë që synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor.

Sa eksporton Kosova në vendet e CEFTA-s?

Nga viti 2019 e këndej vlera e produkteve që Kosova ka eksportuar në shtetet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ka arritur në rreth 1.6 miliardë euro. Përveç Kosovës, pjesë të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Image

 

Qeveria e Kosovës mori vendim për t’i ndaluar importet e mallrave nga Serbia në mes të korrikut të vitit 2023, për, siç tha, arsye sigurie.

Atëkohë, policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës. Edhe pse ata, ndërkohë, u liruan, vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia mbeti në fuqi.

BE-ja ka deklaruar në disa raste se një vendim i tillë i autoriteteve të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim të Kosovës me BE-në.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 1 tetor, në një konferencë përgatitore me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, se dy javët e ardhshme janë vendimtare për mbajtjen me sukses të samitit të Procesit të Berlinit.

“Varet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje për zbatimin e CEFTA-s. Ka ende punë për ta arritur këtë”, tha ajo.

Ekspertët mbështesin heqjen e masave që ndalojnë importet nga Serbia

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia është marrë për arsye sigurie më shumë se një vit më parë dhe se është koha që të shqyrtohet seriozisht shfuqizimi i tij.

Ai thotë se ky vendim rrezikon jo vetëm punën e CEFTA-s, por edhe Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, për të cilin u ra dakord në vitin 2020.

“Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj, është e rëndësishme që të largohen të gjitha pengesat, jo vetëm nga Kosova… Ne kemi probleme edhe me eksportimin e mallrave në Serbi, sepse ajo nuk e njeh dokumentacionin fitosanitar të Kosovës”, thotë Rafuna.

Me të pajtohet edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu, i cili thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të “eksperimentojë” në bashkëpunim ekonomik rajonal.

Sipas tij, Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e integrimit ekonomik evropian dhe ajo nuk e ka “luksin” ta bllokojë bashkëpunimin rajonal me vendime politike.

Rafuna: Investitorët e shohin rajonin si një treg

Rafuna, i cili është edhe kryetar i bordit drejtues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, thotë se të gjitha nismat rajonale janë të rëndësishme, andaj çdo pengesë që ndikon në funksionimin e tyre, duhet të hiqet.

“Ne jemi një vend i vogël, jemi një treg i vogël dhe të gjithë investitorët e shohin rajonin si një treg. Është e rëndësishme që mes nesh të mos ketë pengesa. Ato nuk janë mesazh i mirë për investitorët”, vlerëson ai.

Tregu në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rreth 18 milionë banorë.

Qëndrim të ngjashëm shpreh edhe ekonomisti Gërxhaliu, i cili shton se CEFTA ka një rëndësi të madhe për biznesmenët, për shkak të përfitimeve doganore dhe plasimit të mallrave.

Ai nënvizon se edhe Procesi i Berlinit është një iniciativë e rëndësishme, nga e cila përfitojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se Kosova, në asnjë mënyrë, nuk duhet të lejojë që të përjashtohet.

“Nuk mund të presim investime të huaja nëse nuk ka stabilitet politik. Ai stabilitet politik nuk mund të arrihet nëse nuk kemi pjesëmarrje aktive në të gjitha nismat rajonale”, thotë Gërxhaliu.

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 në Berlin, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel, si një kontribut në perspektivën e zgjerimit të BE-së.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë pjesë e Procesit të Berlinit: Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Disa nga marrëveshjet e nënshkruara mes këtyre vendeve, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë: marrëveshja për njohjen reciproke të kartave të identitetit, të diplomave universitare, të kualifikimeve profesionale, pastaj bashkëpunimi në fushën e transportit, energjisë, ekologjisë, digjitalizimit dhe në roaming.

Kosova është anëtare e CEFTA-s që nga viti 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ky përfaqësim i Kosovës të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.

Sarrazin i tha Rrjetit Ballkanik të Kërkimeve – BIRN, më 23 shtator, se pranë emrit të Kosovës do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi këtë javë Gjermaninë, ku kërkoi mbështetjen e këtij vendi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, BE-ja dhe NATO-ja.

Përmes një postimi në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë tha se e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale, ashtu si edhe të normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë.

 

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë së mërkurës dëshmitarja Stamena Jeliq ka dëshmuar përmes video-lidhjes. Sipas ZPS-së, në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.

Dëshmitarja e 94-t e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kur u pyet për një deklaratë të dhënë kohë më parë për MUP-in serb, e mohoi ta ketë dhënë atë deklaratë.

Po ashtu këtë javë gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se janë edhe 65 dëshmitarë për t’u thirrur në gjykatë si dhe 54 dëshmi për t’u pranuar me shkrim, por ky numër mund të zvogëlohet në të ardhmen.

Duke iu përgjigjur kërkesës së trupit gjykues, ZPS-ja deklaroi se data e synuar e 1 prillit 2025 për përfundimin e çështjes së tyre është e arritshme. Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 1 nëntor të këtij viti.

ZPS-ja shprehu synimin e saj për të thjeshtëzuar dëshminë e të paktën 7 dëshmitarëve, duke i kthyer potencialisht disa prej tyre në deklarata me shkrim ose duke përjashtuar të tjerët fare.

Gjithashtu, palët biseduan për përshpejtimin e procedurave dhe diskutuan aspektet e ardhshme, siç janë mocionet sipas Rregullës 130 dhe kohëzgjatja e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.

Trupi gjykues ka shpallur edhe orarin e modifikuar të seancës së planifikuar më 21 tetor, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30.

Mbrëmë u sulmua prona e ish-kryetarit të Zubin Potokut

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në Zubin Potok, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Lajmin e konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.

Rastin e ka dënuar Izmir Zeqiri, kryetari Zubin Potokut, i cili tha se mbrëmë është sulmuar prona e ish-kryetarit të kësaj komune.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

“Sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kudër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të  papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rend dhe ligj”.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Fero tregon nëse do ti rikthehet sërish muzikës

Ish-reperi Fero mbrëmë ka bërë disa deklarata sa i përket jetës së tij private.

Ka pasur shumë zëra që ai do t’i rikthehet sërish muzikës.

Mirëpo përmes një shkrimi ai ka theksuar se nuk duhet të mbani shpresa sepse kjo nuk mund të ndodh.

“E di qe ju mungon muzika jem ma shume se ish-at e juve”, shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

 

Avokati i Popullit po shqyrton çështjen e largimit të 18-vjeçares nga shkolla

Edhe pas takimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacit, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës ende nuk ka vendosur se a do ta rikthejë apo jo në shkollë 18-vjeçaren. Ai ka thënë se ka marrë vetëm një sugjerim për rikthimin e saj nga ministrja Nagaci. E rastin është duke e trajtuar edhe avokati i popullit.

Kanë kaluar një muaj kur nxënësja A.D. nuk vijon mësimin në shkollën “Bedri Pejani”. 18-vjecarja nga Peja ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.

Ani se të premten e kaluar Ministria e Arsimit kërkoi që kjo nxënëse të rikthehet në bankat shkollore, kjo nuk ndodhi.

Për këtë kërkesë, të martën nga Peja në Prishtinë erdhi edhe drejtori i arsimit, Naser Gega. Por as pas këtij takimi ende nuk ka ndonjë vendim për rikthimin e 18-vjecares.

“Me ministren Nagavci kemi biseduar për mundësin ligjore të cilat janë a kemi të drejtë me leju apo nuk kemi të drejtë me leju qito tema, ministrja ka pasur vetëm sugjerim për rikthimin e nxënëses, këshill. Kemi edhe disa konsultime me disa ekspert ligjor, dhe dikur me vonë nëse jo sot nesër dalim me një njoftim. Jemi në bashkëpunim me Ministrin dhe jemi duke bërë më të mirën e mundshme”, ka thënë Naser Gega, drejtor i Arsimit në Pejë.

E largimi nga shkolla për gati një muaj, do të ketë edhe efekte negative në gjendjen e saj emocionale.

”Në aspektin psikologjik normalisht që ndikon kur një fëmijë apo një nxënëse përjashtohet pavarësisht për çfarë motivesh, normalisht që ka më përjetu shumë vështirë sidomos atë ndjenjën e refuzimit të mos jesh i pranuar në grup të mos shihesh sikurse nxënësit e tjerë dhe pa dyshim kjo mund të përcjelle me disa gjendje jo të mira emocionale”, ka thënë psikologu Yll Ademaj për Teve1.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e trajtuar temën në fjalë dhe është në fazën përfundimtare të analizimit të kësaj çështje, dhe do të bëjë publik mendimin e tij. Do ju mbajmë të informuar për ndonjë risi”, tha Petrit Çollaku, zyrtar komunikim dhe qasje në dokumente publike në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Ndërkaq nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nuk kanë dhënë asnjë sqarim.