div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kjo është lista e plotë e kombëtares për ndeshjet e tetorit, mungon Muriqi

Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve për ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Vëmendja më e madhe tek emrat e përzgjedhur nga trajneri Franco Foda iu dha portierit Arijanet Muric, Edon Zhegrovës dhe Florent Muslijës, të cilët sipas FFK-së, përmes një letre kanë kërkuar falje për ngjarjen e fundit, nga ku u përjashtuan nga grumbullimi.

Foda i ka ftuar si portier Amir Saipin, Visa Bekajn, Arijanet Muricin, teksa si mbrojtës janë Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Leart Paqarada, Donat Rrudhani dhe Andi Hoti.

Ndërsa, mesfushën dhe sulmin, Foda ua ka besuar Valon Berishës, Elvis Rexhbeçajt, Lindon Emerllahut, Florent Muslijës, Ermal Krasniqit, Emir Sahiti, Milot Rashicës, Edon Zhegrovës, Albion Rrahmanit, Fisnik Asllani, Eliot Bujupit dhe Astrit Selmanit.

Foda nuk ka mundur të llogarisë në sulmuesin Vedat Muriqi, i cili është lënduar dhe do të mungojë për 6 javë.

Mw 12 tetor, Kosova do tw luaj kundër Lituanisw, ndwrsa mw 15 tetor, nw “Fadil Vokrri”, “Dardanet” e presin Qipron.

Gruaja e plagosur në Prishtinë në gjendje të rëndë

Një polic ka plagosur mesditën e sotme aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë. 

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e gruas është e rëndë.

“Njëherë për njëherë është gjendje e rëndë e saj, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, u shpreh ai.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Indeksonline.

Kamioni bie në lumin Ibër, tre persona lëndohen lehtë

Tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të Kërshit të Dudës në pjesën jugore të Mitorivicës, raporton Kossev, transmeton Klan Kosova.

Personat në fjalë ndodheshin në kamion, i cili për shkak të përshtatjes jo të duhur të drejtimit me kushtet e rrugës, ka zbarkuar në Ibër.

Bëhet e ditur se të aksidentuarit janë transferuar në qendrën kryesore të mjekësisë familajre në veri të Mitrovicës.

Gjuajtje me armë zjarri, plagoset një grua në Prishtinë

Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri sot në Prishtinë, më saktë në rrugën “Mukadeze Lika”.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Insajderi.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”.

Ahmeti bëri me dije se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po merren me rastin.

Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiut.

Të shtunën do të ketë temperatura deri në 19 gradë Celsius, ndërkaq të dielën deri në 17 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohëshme të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare”.

“Të dielen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Jonida Vokshi me foto nga spitali, familjari në gjendje të rëndë

Jonida Vokshi është aktorja që dikur e shihnim në serialin televiziv “O sa mirë”.

Më vonë, ajo u bë e njohur dhe e dashur për publikun përmes prezantimit të “Big Brother VIP Kosova” për dy edicione.

LEXO EDHE:

Jonida, këto kohë është përfolur mjaftë nëse do të jetë apo ko prezantuese e edicionit të ri të shout real, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Jonida po kalon ditë të vështira, pasi gjendja shëndetësore e babait të saj nuk është fare e mirë.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Kur do të nis edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’?

 

 

Konsumimi i këtij lloji të mishi rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

“Ulja e konsumimit të mishit ka përfitime të shumta për shëndetin”! Çfarë përmban mishi që mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme? Një nga përbërësit mund të jetë hekuri heme, një formë e hekurit që gjendet kryesisht në gjak dhe muskuj. Ai mund t’i nxitë radikalet e lira që shkaktojnë kancer, të veprojnë si prooksidues. Kështu, hekuri mund të konsiderohet si një thikë me dy presa. Kur është në sasi të vogla, shkakton anemi dhe kur është në sasi të mëdha, mund të rritë rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Trupi ynë nuk ka një mekanizëm specifik për të eliminuar hekurin e tepërt nga trupi, por organizmi njerëzor ka evoluar në mënyrë të tillë që e rregullon vetë sasinë e hekurit të përthithur. Nëse në trup nuk ka hekur të mjaftueshëm, zorrët fillojnë të rrisin përthithjen e hekurit, kur ka sasi të tepërta, zorrët e ulin sasinë e përthithjes.

Mirëpo ky sistem i ngjashëm me një termostat, funksionon në mënyrë efikase vetëm nëse në dietë përfshihet burimi kryesor që është hekuri, ai lloj hekuri nonheme që gjendet kryesisht tek ushqimet bimore.

Nëse në gjak keni sasi të mjaftueshme hekuri, trupi është 5 herë më efektiv në bllokimin e përthithjes së hekurit të tepërt nga ushqimet bimore, sesa nga ushqimet shtazore. Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse hekuri heme lidhet me rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, shkruan living.al. Ndoshta për këtë, ky lloj hekuri lidhet edhe me rrezikun e prekjes nga diabeti, ndërsa hekuri nonheme jo.

Po nëse largojmë hekurin nga trupi i njeriut, a mund të ulet përqindja e njerëzve të prekur nga kanceri? Studimet kanë treguar se njerëzit që dhuronin rregullisht gjak për të reduktuar depozitat e tyre të hekurit, e përgjysmonin rrezikun e prekjes apo vdekjes nga ndonjë kancer i ri zorrësh për një periudhë 5-vjeçare, transmeton klankosova. Zbulimet ishin kaq mbresëlënëse, saqë në një editorial të revistës së Institutit Kombëtar të Kancerit, shkruhej se këto rezultate duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

Të dhurosh gjak është fantastike, por pikësëpari duhet të parandalojmë depozitimin e hekurit të tepërt në organizëm. Industria e përpunimit të mishit, po punon për aditivët që zhdukin efektet toksike të hekurit heme, por do të bënit mirë që në dietën tuaj, të shtonit ushqime bimore; këto trupi mund t’i tretë më mirë.

Xhamia e Jabllanicës përfundon nën ujë, imami dhe familja e tij shpëtuan pasi qëndruan në çati

Kushteve të rënda atmosferike në Bosnje dhe Hercegovinë nuk iu ka shpëtuar as një xhami në Jabllanicë, vendi ku u prek më sa shumti nga vërshimet.

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Jabllanicë, Ekrem ef. Hoxhiq, i tha gazetarit të Anadollit se xhamia ishte plotësisht nën ujë.

Mbi sipërfaqen e ujit dukej vetëm maja e çatisë dhe minarja.

Kryeimami tha se imami dhe familja e tij kanë shpëtuar nga vërshimi në momentin e fundit, kanë qenë për një kohë në çati.

“Efendija mezi ka ikur me gruan dhe fëmijën, edhe fqinjët kanë qenë në çati, sapo kam dëgjuar, gruaja dhe fëmija janë aty në Jabllanicë, Efendija ka ngelur për të ndihmuar fqinjët se tani uji është larguar, ka gurë. u largua”, tha Hoxhiq raportojnë mediat boshnjake.

Ky është ushqimi që i’u shërbye ushtarëve të FSK-së sot në Prishtinë

Pasi tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për disa ditë me radhë ngjalli reagime në opinion, nga FSK tregojnë se çfarë iu është shërbyer sot ushtarëve të tyre në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e FSK-së, Liridona Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar disa fotografi nga menza duke treguar ushqimin e ushtarëve për ditën e sotme.

“Për kureshtarët, kjo është menya e ushqimit që po u shërbehet pjesëtarëve të FSK-së sot”, ka shkruar Gashi.

Përmbytjet në vendet e rajonit, IHMK tregon nëse rrezikohet edhe Kosova

Shtetet e rajonit janë përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, me Bosnjën dhe Hercegovinën duke raportuar madje edhe për viktima.

Në këtë situatë alarmante, Klankosova.tv kontaktoi Besim Aliun, përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për të kuptuar më mirë situatën meteorologjike dhe rrezikun e mundshëm për vendin tonë.

Aliu konfirmoi se në Kosovë pritet shi në të gjithë territorin, por me intensitet të dobët deri në mesatar, dhe theksoi se duke u bazuar në shumë faktorë, për fat, ne nuk rrezikohemi nga përmbytjet si shtetet fqinje.