div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ja kur pritet të përfundoj rruga Prishtinë – Mitrovicë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar se rrugët kryesore Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë do të përfundojnë brenda mandatit të tij.

Aliu ka deklaruar se projektet infrastrukturore po ecin sipas planit, pavarësisht vonesave të shfaqura në disa segmente.

Ai lidhur me punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka theksuar se segmenti Lluzhan – Podujevë është përfunduar, ndonëse disa punë shtesë mbeten për t’u kryer.

Ministri Aliu ka deklaruar se, megjithatë, gjithë rruga është kontraktuar dhe aktualisht ndodhet në fazën e fundit të punimeve.

Ai ka potencuar se punimet po ecin më shpejt se rrugët e tjera dhe se ka pasur një përpjekje të veçantë për të zgjidhur çështjet e shpronësimeve në kohë, pavarësisht disa vështirësive.

“Atëherë kur kam thënë ka përfunduar, por nuk bëhet fjalë për gjithë rrugën por për segmentin Lluzhan – Podujevë, dhe kjo pjesë është kryer, kanë mbetur disa punë shtesë. Ndërkohë që e tërë rruga është kontraktuar pastaj është vendosur në tenderë e tëra, tash jemi në fazë të fundit të punimeve por mendoj se po shkon në ritëm më të shpejtë se rrugët tjera”, ka theksuar ai.

Ministri theksoi se afatet kohore po respektohen, duke e konsideruar një vit si afatin e parashikuar për përfundimin e punimeve.

“Jemi mësuar të kemi vonesa sepse ka punë të parashikueshme. Te kjo rrugë jemi përkujdesur shpronësimet t’i zgjidhim me kohë, ndonëse ka pasur probleme. Jemi munduar që afatet kohore të respektohen normalisht është një vit afati kohor, në ditët e punëve. Po shkon gjithçka brenda afatit deri tash”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Këto zona furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit (HARTA)

Ka disa ditë që është njoftuar se në Liqenin e Badocit është rritur niveli i manganit.

Për pasojë, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, por edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), kanë rekomanduar që uji të mos pihet nga qytetarët.

“Prishtina” është angazhuar me cisterna që të bëjë furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e prekur.

Por, cilat zona furnizohen me ujë nga Badoci?

KRU “Prishtina” ka publikuar një hartë, përmes së cilës saktësohen të gjitha lagjet dhe fshatrat e Prishtinës që furnizohen nga Liqeni i Badocit.

Shiheni më poshtë:

Isa Mustafa: Vendimi për ndalimin e mallrave serbe duhet të hiqet

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një deklaratë për Raporto24, ka folur lidhur me vendimin për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë, për çka Gjermania është duke kërkuar pezullimin e një vendimi të tillë.

“Vendimi është marrë në një kohë për të cilën ka pasur arsye, para ngjarjeve në Banjska.

Mirëpo, mendoj se tani duhet të respektohet kërkesa e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë në rend të parë, që ajo të hiqet”, ka thënë ish-kryeministri Mustafa.

Ai më tej ka thënë se duhet të thellësojmë marrëdhëniet me CEFTA, sepse, sipas tij, CEFTA ju ka shërbyer të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian ose vendeve që janë anëtarësuar në BE.

“Kanë kaluar nëpër CEFTA dhe kanë hyrë në tregun unik në Bashkimin Evropian. Ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë”, ka theksuar Mustafa.

I pyetur se sa e rrezikon procesin në rast se Qeveria nuk e heq këtë masë të sigurisë, ish-kryeministri Mustafa ka thënë: “Mendoj se është shumë e dëmshme për Kosovën. Sepse, ne nuk kemi asnjë arsye, asnjë llogari që ne të ndërprejmë bashkëpunimin tonë brenda CEFTA-s”.

Tutje, sipas ish-kryeministrit Mustafa, nuk duhet të rrezikojmë edhe procesin e Berlinit.

“Duhet të hapet ky proces. Nuk duhet ta rrezikojmë procesin e Berlinit, për arsye se në qoftë se diqka nuk kemi pas vërejtje deri më tani, ne s’kemi pas në procesin e Berlinit. E kemi përkrahë atë proces, kemi qenë shtet aktiv brenda procesit. Na kanë pranuar në mënyrë të barabartë në procesin e Berlinit me gjitha vendet e tjera. Unë mendoj se këtu duhet të kemi kujdes. Edhe Qeveria duhet të ketë kujdes që këto procese të mos rrezikohen”, ka thënë ai për Raporto24.

Kurti ka një mesazh për bashkëpartiakët

Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij derisa ka folur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën. Aty ka thënë se shteti është tash më mirë “se që e gjetëm në pranverën e 2021-tës”.

Kurti është shprehur i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, madje ka thënë se pret rezultat edhe më të mirë.

Kurti ka lëshuar edhe një thirrje për anëtarët e partisë së tij që të mos garojnë mes vete. Ai ka thënë se nuk duhet të ketë garë me njëri-tjetrin, sepse kështu “i gjithë zinxhiri organizativ mund të pësojë”.

“Si Qeveri jemi më të përgatitur se kurrë kur flasim, bashkëbisedojmë e dëgjojmë qytetarët, duke mos pasur asnjë shkelje qeverisëse. Këtë sentiment të qeverisjes me organizatën duhet ta kenë edhe ministrat e zëvendësministrat. Duhet të jemi të përgatitur t’i kanalizojmë rezultatet. Duhet të kuptojmë që gara me njëri tjetrin nuk na shërben neve dhe qytetarëve”.

Ka përmendur edhe deputetët, duke thënë se duhet ta lexojnë situatën dhe idetë para se t’i futen garës zgjedhore.

“Të njëjtin mesazh për pikëvështrim duhet ta përcjelli edhe tek deputetët tanë. Pavarësisht miratimit të ligjeve e punës që është bërë ka pasur nganjëherë edhe mospajtime e ngecje të koncentruara më shumë te disa. Ja kemi borxh qytetarit ta pranojmë atëherë kur idetë nuk na përputhen, shpresoj qe kandidatët e deputetet e ardhshëm ta lexojnë situatën dhe idetë mirë para se t’i futen garës. Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët për ta degraduar atë në një synim individual…. Transformimet e këtilla duhet të kritikohen e organizohen në organizatën tonë. Një reflektim stoik i brendshëm te gjithsecili prej nesh është i pritshëm dhe i domosdoshëm. Duke u përpjekur ta mashtrojmë tjetrin mashtrojmë vetëm vetveten”, ka theksuar Kurti.

Pak para grumbullimit me Kosovën, Aro Muric bëri gabimin trashanik në Ligë

Skuadra e West Ham Unitedit ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Ipswich Town në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League.

Për ekipin mysafir në portë ishte Aro Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline

Aro Muric pranoi katër gola në këtë takim.

Portieri kosovar bëri një gabim trashanik në minutën e 49’të, kur ekipi vendas shënoi golin për 3:1 me anë të Bowen.

Ky nuk ishte gabimi i parë i Muricit këtë edicion. Edhe pse ndonjëherë bën pritje të mira – Aro nuk e harron zakonin e tij – të bëjë gabime amatore./Indeksonline/

Goli i pranuar nga Aro: https://streamin.me/v/14f8eb45

Ky është i riu që u plagos sot

Një person ka mbetur i plagosur para pak minutash në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se viktima është i moshës 48 vjeçare.

Gazeta Online Veriu.info merr vesh se personi i plagosur është I. Hyseni nga fshati Kaçandoll.

Personi i plagosur është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Veriu.info ka kontaktuar këtë institucion por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

“E ndali veturën në mes të rrugës…”, Zbulohen detaje si ndodhi plagosja e të riut në Mitrovicë

Një person, rreth 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugë “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Rastin për Insajderin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Tutje, ai shton se i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Një mashkull rreth moshës 38-vjeçare është plagosur me armë zjarri në rrugë “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të vendit. Njësitet kompetente po merren me rrethanat për të zbardhur rastin”, tha Prekazi në një përgjigje për Insajderi.

Ndërkaq, është raportuar se kjo ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë.

“Ai është qëlluar në mes të rrugës. I dyshuari e ka ndalur veturën në mes të rrugës, ka dalur nga vetura dhe  e ka qëlluar me armë 38 vjeçarin. Ai është qëlluar në këmbë”, thuhet në raportimin e Pro zë.

Në këtë vend raportohet të ketë ndodhur ngjarja.

Kurti: Pas liberalizimit s’pati rritje të ikjeve nga Kosova, por shumë qytetarë po kthehen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka dalë ashtu siç ishte parashikuar për aspektin e emigrimit.

Sipas Kurtit, pas liberalizimit nuk është rritur numri i kosovarëve që e kanë lëshuar vendin përgjithmonë dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen në Kosovë.

Në fjalën e tij Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të investojnë në Kosovë për të fituar.

 “Liberalizimi i vizave njëmend ua lejon qytetarëve që të jenë afër vendeve perëndimore dhe të kalojnë kohë në shtete ku kanë familje, miq, apo mundësi shkëmbimi profesional, por padyshim pa u zhvendosur përfundimisht. Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin”.

“Përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen. Me këtë rast unë bëj thirrje edhe njëherë mërgatës tonë që për dallim prej para tri dekadave kur ju thoshim kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju themi investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit edhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë po ashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, ka thënë Kurti.

Ja çka i bëri i dashuri i ri Vesa Vllasaliut

Vesa Vllasaliu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të bukur, ku duket më e lumtur se kurrë.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, ajo rrezaton energji pozitive dhe duket e përmbushur emocionalisht.

Fansat menjëherë kanë vënë re ndryshimin në pamjen e saj dhe janë të bindur se ky shkëlqim vjen nga një lidhje e re, e cila duket se po e bën shumë të lumtur.

Edhe pse Vesa nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë publike për partnerin e saj, fansat dhe mediat kanë filluar të spekulojnë se një dashuri e re është ajo që po i sjell këtë gëzim dhe ndryshim.

Çfarëdo qoftë arsyeja e kësaj lumturie, duket se Vesa po shijon çdo moment të këtij kapitulli të ri në jetën e saj, dhe ndjekësit e saj mezi presin të mësojnë më shumë!/InfoKosova/

Shiko foton:

Detaje të reja: Personi i plagosur në Mitrovicë është një 38-vjeçar

Pak më parë u raportua për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Sinjali mëson se personi i plagosur, rreth moshës 38-vjeçare, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës ku edhe po trajtohet.

Ndërkaq, personi i dyshuar nuk është arrestuar akoma.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është  i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, kathënë ai për Sinjalin.