div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri

Një incident ka ndodhur para disa minutave në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është rreth moshës 38-vjeçare dhe për momentin është duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

 

 

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar procedurat e nevojshme për hetimin e rastit.

Ndryshim te lista e Kosovës, largohet një sulmues për një mesfushor

Ka ndodhur një ndryshim te lista e kombëtares së Kosovës, një ditë pas publikimit të saj.

Është larguar sulmuesi Astrit Selmani dhe në vend të tij është ftuar Muharrem Jashari.

Jashari ishte në listën e zgjeruar, e publikuar po ashtu dje nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje gjatë këtij muaji, të dyja në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, “Dardanët” do të përballen me Lituaninë më 12 tetor, teksa pas tre ditësh do të kenë punë me Qipron.

Kjo është lista e plotë e kombëtares për ndeshjet e tetorit, mungon Muriqi

 

Kusari – Lila: Askush përveç Kurtit nuk do të realizonte atë që u realizua në veri

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se asnjë qeveri nuk do të arrinte atë që në veri ka arritur qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

Këtë, Kusari – Lila ka thënë se e bazon në përvojën e saj politike dhe institucionale.

Këto deklarata ajo i bëri të shtunën, gjatë takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qytetarët na e kanë thënë qartë, e duam shtetin e fortë, e duam barazinë, i duam këta kufij të Kosovës që iu garantoj, nga gjithë përvoja ime politike dhe institucionale, bash asnjë Qeveri përveç kësaj në krye me Albin Kurtin, nuk do të kishte mundur të realizonte atë që është realizu në veri të vendit”, ka thënë ajo.

Qentë kafshojnë drejtorin e Neurologjisë në oborrin e QKUK-së

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, është sulmuar të premten në mesditë nga qentë endacakë.

Ai po shkonte në një klinikë tjetër për konsultime kur i janë turrur një tufë e qenëve duke e kafshuar në pjesë të ndryshëm të trupit.

Fotografitë që ka siguruar PortaliMagazina.com tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën ka përfunduar Drejtori i Neurologjisë, i cili ka marr trajtim shëndetësor dhe po vazhdon ende të kurohet.

Prezenca e qeneve endacakë ka shtuar edhe më shumë pasigurinë e stafit shëndetësorë në QKUK të cilët janë të rrezikuar sa herë që dalin nga klinikat ku ata punojnë.

Disa punonjës kanë thënë se sfidë për ta është, sidomos kujdestaria natën, kur ka më pak prezencë të njerëzve në oborr dhe qenë janë më agresivë.

“Kush o për mu puthë?”, deputetja e VV-së sqaron deklaratën e saj virale: Ia kam huq…

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka thënë se pyetjen provokuese që dje e ka shtruar në rrjetet sociale e ka bërë pa vetëdije.

Ajo ka kritikuar mediat që ia kanë bërë lajm pyetjen “Kush o për mu puthë”, të cilën e kishte shtruar në Instagram.

Përmes një videoje të publikuar në “Insta Story”, ajo thotë se e ka gabuar profesionin, duke ironizuar se do të ishte një gazetare e mirë e cila bën kryetituj gjithmonë.

Ata zgjodhën kryetitullin tim, që e kom bo pa vetëdije: kush është për me u puth. Unë po me doket ja kom huq profesionit. Kom mujtë me kanë gazetarja numër 1 në vend, me kryetituj, a pajtohen edhe ju?”, ka thënë Matoshi.

“Kush o për mu puthë?”- Deputetja e Vetëvendosjes në kërkim të momenteve romantike

“Besnikëria i takon qytetarëve”, Kurti godet deputetët që iu larguan, jep paralajmërim për ata që synojnë të garojnë në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij Kurti duket hapur që iu referohet dy deputetëve të larguar nga partia, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ndonëse nuk i përmend me emra.

Kurti ka paralajmëruar kandidatët që do të synojnë të futen në listën për deputetë të VV-së që ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë.

“Ia kemi borxh qytetarëve që ta pranojmë atëherë kur bashkëpunimi s’ka funksionuar dhe idetë s’na kanë bashkuar. Shpresoj që kandidatët dhe deputetë e ardhshëm ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë para se t’i futen garës. Besnikëria i takon qytetarëve, së dyti i takon edhe parimeve e kauzës politike të cilën e ndajmë me bashkëaktivistet politik me të cilët futemi në garë bashkërisht”, ka thënë Kurti.

Tutje kreu i VV-së ka thënë se s’mund të marrësh vota për të realizuar qëllim të përbashkët dhe më pas të degradosh në synim individual.

“Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët, për ta degraduar atë në synim individual, duke braktisur mënyrën me të cilën je futur në garë”, ka thënë Kurti.

“Transformime të tilla duhet të kritikohen dhe problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.

Shiko këtu ndeshjën Crystal – Liverpool

Liverpool synon të vazhdojë serinë e fitoreve kundër Crystal Palace

Liverpool do të përballet me Crystal Palace këtë të shtunë në ndeshjen hapëse të fundjavës në kuadër të Premier League, ndërsa të besuarit e Arne Slot kërkojnë të vazhdojnë formën e tyre mbresëlënëse. “Të Kuqtë” kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit holandez dhe janë në krye të kampionatit anglez.

Liverpool në formë të shkëlqyer

Pasi mposhtën Bologna-n në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Liverpooli kërkon të sigurojë një tjetër fitore për të forcuar vendin e parë në Premier League. Arne Slot ka sjellë një frymë të re në skuadër, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e lojtarëve si Mohamed Salah dhe Dominik Szoboszlai, ndërsa edhe mbrojtja ka funksionuar mirë me liderin Virgil van Dijk.

Crystal Palace kërkon të dalë nga kriza

Nga ana tjetër, Crystal Palace, nën drejtimin e Oliver Glasner, po përballet me një sezon të vështirë. Edhe pse performancat e tyre në Carabao Cup kanë qenë të mira, ata ende nuk kanë arritur të sigurojnë fitore në gjashtë ndeshjet e para të Premier League këtë sezon. Glasner po përpiqet të gjejë formulën e duhur për ekipin, por mungesat e lojtarëve kryesorë si Chadi Riad, Chris Richards dhe Cheick Doucoure kanë vështirësuar planet e tij.

Formacionet e mundshme

Mungesat e rëndësishme te Palace kanë detyruar Glasner të eksperimentoje me formacionin, ndërsa Liverpool pritet të dalë me një skuadër të plotë, duke synuar të vazhdojë serinë e fitoreve.

Pritshmëritë e ndeshjes

Liverpool hyn në këtë ndeshje si favorit i qartë, me ekipin që ka treguar një formë të shkëlqyer në të dyja kompeticionet, ligë dhe champions. Nga ana tjetër, Crystal Palace do të kërkojë të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve të tyre për të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse e kanë të vështirë pa disa nga lojtarët e tyre kyç.

Të dyja skuadrat kanë motivet e tyre për këtë përballje – Liverpool për të mbajtur kreun e tabeles në Premier League dhe Palace për të gjetur suksesin e parë këtë sezon.

LINK PËR TË SHIKUAR NDESHJËN – KLIKO KËTU

E dhimbshme: Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit të UÇK-së

Sot, më 5 tetor 2024, me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e nënës Fazile Voca Haliti nga fshati Balincë i Vushtrrisë, në moshën 74-vjeçare. E ndjera ishte bashkëshortja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Haliti, pjesëtar i Brigadës 142 ZOSH.

Fazile Voca Haliti ishte një grua e fortë dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Me krenari dhe besnikëri të pashoqe, ajo kishte dhënë fjalën se nuk do të derdhte asnjë lot për bashkëshortin e saj, të cilin e humbi gjatë luftës. Për 26 vite, askush nuk i kishte parë asaj lot në sy, duke mbajtur qëndrimin e një heroinë që përjetoi dhimbjen me dinjitet dhe krenari për sakrificën e burrit të saj.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Balincë të Vushtrrisë. Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haliti dhe të afërmit e saj.

Kujtimi për bashkëshorten e heroit dhe nënën e veteranit të UÇK-së, Agim Haliti, do të mbetet i përhershëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes Haliti nga Balinca, familjes Voca nga fshati Maxherë i Mitrovicës dhe gjithë atyre që e nderuan dhe respektuan gjatë jetës së saj.

SHFD-UÇK-së, Dega Vushtrri