div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arra mund të kurojë këto sëmundje

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyrosëse. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve tëarrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.

Kundër diarresë përdoret me efekt lëngu i luleve mashkullore të arrës, ndërsa kundër dhimbjeve në fyt, rekomandohen arrat me mjaltë. Gjethet e njoma dhe të freskëta të arrës largojnë insektet, çimkat dhe milingonat nga banesat, duke qenë tepër efikase, sidomos në shtëpinë e fshatit, ku këto të fundit janë më të pranishme. Lëngu i luleve mashkullore të arrës, shërben gjithashtu për largimin e mizave nga trupi i kuajve.

Recetat popullore

1. Shërimi i diarresë

Merren 5-10 gr lule mashkulore të pemës së arrës dhe më pas zihen, në 200 ml ujë. Lëngu që përftohet nga zierja pihet sa herë që paraqitet nevoja, sipas shkallës së sëmundjes tek pacienti. Ndërkohë, i njejti lëng i gjetheve të ziera përdoret:

a) Në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore gjenitale;

b) Në formë klizme kundër diarresë dhe dizenterisë;

c) Për larjen e infeksioneve të lëkurës.

2. Kurimi i zgjebes, urthit dhe ekzemës

Merren 60 gr gjethe are, priten në copa dhe lihen të ziejnë për 1 orë, në një sasi prej gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen vazhdimisht pjesët e sëmura të lëkurës, derisa të zhduken shenjat e sëmundjeve të përmendura më lart. E njejta tretësirë përdoret sakaq edhe në banjat tonike, të cilat e bëjnë trupin të gjallë dhe të freskët.

3. Kurimi i plagëve të gojës dhe infeksioneve të kanalit vaginal

Një sasi prej 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe kësaj sasie i shtojmë 5-6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë lavazh të vazhdueshëm gojës, apo kanalit vaginal. E njejta kurë, përdoret edhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit, sidomos atë të fëmijëve. Kjo kurë bëhet disa ditë rresht. Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, sidomos kundër anemisë, si dhe kundër rënies së flokëve.

4. Kundër rënies së flokëve

Hidhni 30-40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma të saj në 1 litër ujë. Kjo përftesë, zihet në ujë të valuar, për rreth çerek ore. Më pas, me të shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.

5. Për heqjen e kallove

Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet mirë, në 500 ml ujë, për më pak se 1 orë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysëm ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.

6. Për gurët në fshikëzën e tëmthit

Mbushim me kujdes 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithrit. Këto katër element zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Më pas, enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë që të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.

7. Anemia

Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral dhe një çerek kg kajmak qumështi. Këto të tria i përziejmë mirë derisa të bëhen si krem dhe e konsumojmë periodikisht, nga dy herë në ditë, nga 1 lugë gjelle për të rriturit dhe nga 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët. Produkti i mësipërm mund të shërbejë si ushqim tepër i ushqyeshëm edhe për njerëzit me shëndet normal.

8. Kurimi i prostatës

Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe vihen të valojnë në gjysëm litri verë, për afro 5 minuta. Tretësira e përftuar lihet të pushojë për 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

9. Infektimi i vaginës

Në një enë me ujë të valuar, fusim rreth 50 gr gjethe të arrës. Ky produkt, mbulohet dhe lihet për afro 90 min, në një vend të errët. Më pas, kjo tretësirë përdoret herë pas here për shpërlarjen e organeve gjenitale të femrës.

10. Djersitja e tepërt e këmbëve

Rreth 100 gr gjethe të thata të thërrmuara të arrës, si edhe 100 gr gjethe të thërrmuara të sherebelës, i marrim dhe i përziejmë mirë e mirë. Këtë përzierje e përvlojmë me 4 litra ujë të nxehtë. Përftesën e mbulojmë për rreth 2 orë, pasta e kullojmë. Më pas, sërish e ngrohim derisa të jetë jo shumë e nxehtë për lëkurën. Në këtë tretësirë, zhyten këmbët nga 20-30 min dhe ky veprim mund të përsëritet vazhdimisht kur personi ka djersitje të tepërt.

Arra e kokosit

Arra e kokosit forcon potencën në përgjithësi dhe potencën seksuale në veçanti, si dhe liron dhimbjet në kurriz. Përdoret kryesisht lëngu dhe tuli i frutit të saj, me një konsumim të njejtë për disa ditë rresht.

A do fillojë sonte Big Brother VIP Kosova? Flet vet moderatori Alaudin Hamiti!

Në rrjete sociale u përhap lajmi se Big Brother VIP Kosova 3, do të fillojë sonte.

Dhe për t’i dhënë fund këtyre aludimeve, moderatori i formatit Alaudin Hamiti, ka thyer heshtjen.

Përmes një video-je të ndarë në llogarinë e tij në Instagram, Hamiti njoftoi se BBVK nuk nis natën e sotme.

Se çfarë tha ai për startimin e këtij edicioni, ndiqeni në videon e poshtme! /Prive.al

VIDEO

E rëndë në Shqipëri: Vdes foshnja 5 muajshe

Një foshnjë 5-ditëshe ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin rajonal të Vlorës.

Lidhur me rastin ka nisur hetimi në gjendje të lirë për mjeken neonatologe të maternitetit 53-vjeçaren me iniciale I.C. pasi është e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

FFK bën këtë veprim ndaj lojtarit, babai i Arbër Zenelit e quan poshtërsi

Babai i Arbër dhe Besfort Zenelit, Avni Zeneli ka bërë të ditur një ngjarje që ka ndodhur para një viti.

Ai ka zbuluar për “Klan Kosova” se si i është marrë numri 10 djalit të tij, Arbërit, për ndeshjen ndaj Rumanisë, që u zhvillua vitin e kaluar në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2024”.

Ndonëse Arbëri ishte i ftuar, numri i tij i ishte dhënë dikujt tjetër, dhe kjo duket se e ka zemëruar pak sulmuesin kosovar.

“E kam vërejtur që askush nuk e pranon fajin e vet aq lehtë, mjegulla është te ata nuk është te Arbëri dhe Besforti. Dobësitë që ka bërë Federata ndaj Arbërit, vjet kur kanë luajtur për kualifikime për Evropian, ndaj Rumanisë”, është shprehur Avni Zeneli.

“Qysh janë rregullat, qysh më kanë thënë përpara, kur e fton lojtarin ajo fanellë nuk i dërgohet asnjë lojtari, por atij lojtari që ekziston aty, këta e kanë bërë”, vazhdoi ai për “Klan Kosova”.

Avniu vazhdoi tutje, duke thënë se Arbëri s’është njoftuar fare për këtë veprim nga FFK-ja.

“Lojtari i ftuar me qenë aty, e me ia dërguar fanellën tjetër kujt, ky është nënçmim i tmerrshëm dhe plus e kanë ftuar. Djali është munduar me ju thanë ‘pse më keni ftuar nëse bëni kësi gjëra, fanellën jepja kujt dush. Unë nuk jam i ftuar dhe ishim mbetur paq’. E kanë ftuar për me ia bo poshtërsinë dhe ta diskriminojnë, ky është diskriminim total dhe s’ka ma keq e vështirë”.

“Atë numër ia kanë dhënë Zhegrovës, ne s’kemi asgjë me të, më pëlqen si lojtar, nuk i ka fajet ai, i ka fajet federata”, shtoi Avni Zeneli.

Babai i vëllezërve Zeneli tha se Arbëri ka kërkuar llogari nga drejtori i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, i cili e ka drejtuar për te trajneri, që në atë kohë ishte Primozh Gliha.

“Kur ka shkuar Arbëri me fol me Bajramin ai ka thënë nuk jam përgjegjës, fol me trajnerin. (Primozhv Gliha) ai i ka thënë se nuk vendos unë, por vendos federata”, ka thënë Avni Zeneli.

Arbër Zeneli është i ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit, por bën pjesë vetëm te lista e zgjeruar.

Ndërkohë, i vëllau, Besforti ka dalur publikisht në mediat suedeze se nuk dëshiron të jetë pjesë e Kosovës,  dhe se ka vendosur të presë për një ftesë nga kombëtarja e Suedisë.

Babai i Morena Tarakut bëhet hoxhë

Ndonëse regjisor e profesor, Selami Tataku sot më shumë njihet në publik si babai i bukuroshes Morena Taraku.

Ai, është një nga veteranët e kësaj fushe.

Selami Taraku është aktiv edhe në faqen e tij në Facebook, ku shpesh bënë postime të ndryshme.

Në një nga postimet e fundit, Selami Taraku shihet me kapuqin e hoxhes në kokë.

Sigurisht kjo fotografi është bërë nga ndonjë xhirim, ku Taraku e ka luantur hoxhen, apo në ndonjë na shëtitë e tij në Turqi a Dubai.

Shiko foton:

Pamje ekskluzive nga aksidenti tragjik, momenti kur ekipet e shpëtimit kërkojnë të aksidentuarit në Badoc

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë. 

Vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badoci

Kanal 10 ka siguruar pamje nga momenti kur ekipet e shpëtimit, gjatë mbrëmjes të së shtunës, po kërkonin për trupat e viktimave të këtij aksidenti.

VIDEO

PAMJE: Aksident mes një veture dhe minibusi, disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë disa persona janë lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili dha detaje për Sinjalin nga ky aksident.

Në aksident janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një minibus me targa të huaja, ku disa persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, teksa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

A e njihni vajzën në këtë foto? Sot është një nga më të votuarat në Kuvend!

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook kohë më parë, ndau një foto të veçantë nga fëmijëria e saj.

Citaku në këtë foto shihet me veshje kombëtare shqiptare dhe me instrumentin kombëtar, çiftelinë, shkruan Gazeta Imazhi.

“Une, 7 vjeçe, me qifteli”, pati shkruar shkurt Çitaku në postimin e shpërndarë në Facebook.


Artikuj të ngjashëm:

A e keni ditur se çfarë punon Tringa, reja e Mihrije Brahes?

 

Bërnabiq: Masat për Kosovën sa më shpejt para parlamentit të Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha sot se rregulloret në lidhje me masat për siç tha “mbështetjen e popullit serb të iniciuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq do t’u prezantohen deputetëve sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Na pret shumë punë deri në Vitin e Ri. Është një grup ligjesh jashtëzakonisht i rëndësishëm që duhet të pasqyrojë të gjitha masat ndaj Kosovës, gjegjësisht masat për të mbështetur popullin tonë në Kosovë të iniciuara nga presidenti Vuçiq. Ne do të debatojmë atë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo për RTS.

Sipas saj, sapo ato ligje dhe vendime të konfirmohen nga parlamenti dhe t’i jepet “drita jeshile” Qeverisë së Serbisë që t’i zbatojë ato masa, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e serbëve në Kosovë, shkruan Kosovo Online.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që pati përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 13 shtator.