div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Numërimi mbrapa ka filluar, nesër është “dita” e Albina Kelmendit

Këngëtarja e njohur kosovare Albina Klemendi e ka gati albumin e ri.

Ditën e nesërme (10 tetor) do të lansoi albumin me gjithsej 10 hite.

Promovimi do të bëhet në Klan Arena ku janë ftuar artistë dhe emrat më me nam në estradë.

Krijuesja e shumë hiteve ka theksuar se të gjitha këngët janë solo dhe nuk do të ketë bashkëpunime.

Deri nesër neve na mbetet të presim se çka ka “gatuar” kësaj radhe ikona e muzikës.

KEDS njofton, këto vende do jenë pa rrymë nesër

Orari sipas rajoneve të Kosovës: 10 Tetor

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Grashtic Radashec (kodi: 14016001) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Grashticë dhe Radashec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

NS Prishtina 7 110/10(20)kV

Nga dalja 10kV Llapnasellë do të ndërprehen këta TS-a:

1.NS 10/0.4kV “KERASAN” SH.P.K. Sefaja Vullnet (kodi:19000036010)  ora 11:00 deri 14:00

2.NS 10/0.4kV Ban. Priv. te shk. L.P.(kodi:19000036020) ora 11:00 deri 14:00

3.NS 10/0.4kV Merkom Komp.PEZHO(Arif Elshani) (kodi:19000036039)ora 11:00 deri 14:00

4.NS 10/0.4kV N.T.”Luli”-Lulzim Marevci (kodi:19000036044)ora 11:00 deri 14:00

5.NS 10/0.4kV Albert Rudari (kodi:19000036045)ora 11:00 deri 14:00

6.NS 10/0.4kV Afrim Hoxha (kodi:19000036048)ora 11:00 deri 14:00

7.NS 10/0.4kV Betonjerka-Renulual Betoni (kodi:19000036049)ora 11:00 deri 14:00

8.NS 10/0.4kV Autoservis Kepa (Te Isaku) (kodi:19000036097)ora 11:00 deri 14:00

9.NS 10/0.4kV UKABI (kodi:19000036098)ora 11:00 deri 14:00

10.NS 10/0.4kV Marigona 3 (kodi:19000036099)ora 11:00 deri 14:00

11.NS 10/0.4kV JEHONA   Ts Priv. (kodi:19000036100)ora 11:00 deri 14:00

12.NS 10/0.4kV NTSH” ELEKTRO AG”Alush Hasani (kodi:19000036101)ora 11:00 deri 14:00

13.NS 10/0.4kV Bet.FITORJA (kodi:19000036104)ora 11:00 deri 14:00

14.NS 10/0.4kV Autosalloni Toni (kodi:19000036105)ora 11:00 deri 14:00

15.NS 10/0.4kV Basri Shahini (kodi:19000036108)ora 11:00 deri 14:00

16.NS 10/0.4kV Kompleksi kulturor Sportiv-Llaplasellë (kodi:19000036109)ora 11:00 deri 14:00

17.NS 10/0.4kV Muhamet Haxhimusa-obj.afarist (kodi:19000036113)ora 11:00 deri 14:00

18.NS 10/0.4kV Llapnasella 4 (kodi:19000036120)ora 11:00 deri 14:00

19.S 10/0.4kV Ll. Llapnasella 3 (kodi:19000036121)ora 11:00 deri 14:00

20.NS 10/0.4kV Llapnasella 2 (kodi:19000036122)ora 11:00 deri 14:00

21.NS 10/0.4kV Llapnasella 1 (kodi:19000036123)ora 11:00 deri 14:00

22.NS 10/0.4kV Shaip Kadriu (kodi:19000036153)ora 11:00 deri 14:00

23.NS 10/0.4kV Blerim Imeri “DEJA VU” shpk (kodi:19000036237)ora 11:00 deri 14:00

24.NS 10/0.4kV Ferki Bajrami N.T.P.AUTOSALLON”GENI” (kodi:19000036240)ora 11:00 deri 14:00

25.NS 10/0.4kV Xhemail Ismajli”VAM-TRADE”SH.P.K (kodi:19000036241)ora 11:00 deri 14:00

26.NS 10/0.4kV Besim Hetemi (kodi:19000036245)ora 11:00 deri 14:00

27.NS 10/0.4kV Fitim Lutfi Hasani (kodi:19000036270)ora 11:00 deri 14:00

28.NS 10/0.4kV DIZI METAL SH.P.K  Idriz Hasani (kodi:19000036271)ora 11:00 deri 14:00

29.NS 10/0.4kV (kodi:19000036303)ora 11:00 deri 14:00

30.NS 10/0.4kV Arta dhe Kaci- TS i Ri (kodi:19000036349)ora 11:00 deri 14:00

31.NS 10/0.4kV Porsche Kosova (kodi:19000034114)ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Çagllavicë, LLapnasellë dhe Gracanicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shkarkuesve te mbitensionit, kontrollimi i linjës ajrore.

3.

NS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga Dalja 10[kV] Bajqin-Pollat do të ndërprehen prej orës 07:30 deri në ora 09:30

NS 10/0.4kV Bajqinë Shkolla me kod:( 14000014148)

Vendet: Buzëllap, Doberdol, Kërpymeh, Metehi, Repë, Pollat, Dvorisht, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Marinc, Bradash, Peran, Bajqinë, Murgullë, Pakashticë e Poshme dhe rr,Vlora.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i  shtyllave 0,4kV.

4.

NS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga Dalja 10[kV] Fshatrat 1 do të ndërprehen prej orës 11:00 deri në ora 14:00

NS 10/0.4kV Arbanashet me kod:( 14000009082)

Vendet: Sekiraqë, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i  shtyllave 0,4kV.

5.

NS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga Dalja 10[kV] Ballovc do të ndërprehen prej orës 16:00 deri në ora 18:30

NS 10/0.4kV Syrkish   3  me kod:( 14000008189)

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqel, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe  Turuqicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i  shtyllave 0,4kV.

 

* * *

 

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

TS 10/04 [kV] Llapushnik te Gashet (kodi: 16100005043) nga ora 09:00 deri 17:00

TS 10/04 [kV] Llapushnik tr. e re (kodi: 16100005181) nga ora 09:00 deri 17:00

TS 10/04 [kV] Vukovc te Hysenët (kodi: 16100005042) nga ora 09:00 deri 17:00

TS 10/04 [kV] MENARI PETROL (kodi: 16100005214) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Drenas një pjesë, Vukovc dhe \ Llapushnik.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i kabllove të reja dhe demontim i rrjetit të vjetër.

2.

Në TS 35/10 kV Parku i Biznesit

Nga Dalja 10[kV] Komorani do të nderprehen TS-at

TS 10/04 [kV] Bajram Thaqi Vukovc (kodi: 16023007193) nga ora 09:00 deri 17:00

TS 10/04 [kV] Qerkin Gashi,bash. (kodi: 16023007217) nga ora 09:00 deri 17:00

TS 10/04 [kV] “Bes-Company” (kodi: 16023007214) nga ora 09:00 deri 17:00

TS 10/04 [kV] “Sharri”Afrim A. Hyseni (kodi: 16023007239) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Drenas një pjesë, Llapushnik.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i kabllove te reja dhe demontim i rrjetit te vjetër.

 

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet:

LP 10kV J22 Podujeva 5 (kodi: 14000005)  nga ora 10:00 deri 16:00

Vendet: Qyteti një pjesë, Polonica, Lagjja Hoxheviq dhe Ballovci.

Arsyeja:  Punime sipas PEE dhe projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10kV Vrella (kodi: 54000002) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Sine, Gorijeq, rr.Rexhë  Murati, rr.Bajram Gashi, Cërrcë, Lubozhdë, Vrellë, Izet Shatri Vrellë Stupë, Studenicë si dhe BRRE HC Istog.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive –  pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Vitomirica (kodi: 50000010) nga ora 10:30 deri në ora 11:30

Vendet: fshatrat: Dubovë, Dubovë e Madhe, Dubovë e Vogël, Fusha e Pejës (një pjesë), Katundi i Ri,  Novosellë, Vitomiricë , Vitomiricë I,II dhe III dhe Ozdrim; rrugët: Selmon Lajqi (një pjesë) dhe Tranzit.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i Grupit matës te TS Farma, Kodi 50000010013.

 

* * *

Punime në projekte investive

1.

NS 110/10(20)kV Peja 2

Nga Dalja 10[kV] Loxha do të ndërprehen prej orës 09:00 deri në ora 15:00

NS 10/0.4kV Loxha lll me kod:( 51000008002)

Vendet: Loxhë.

Arsyeja: Projekte investive.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

 

2.

Nga TS 35/10[kV] Dikanca do të ndërprehet:

Dalja 10kV Radesha (kodi: 30037006) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Baqkë, Dikancë, Leshtan dhe Radeshë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

 

* * *

Punime në projekte investive

 

1.

Nga NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:

LP 10kV Hasi 2  (kodi: 30034003)  nga ora 08:30 deri 17:30

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Projekte investive, Terheqja e kabllos bistek nëpër linjën me tension si dhe pune tjera elektrike në kuadër të LOT14, Hasi 2 Krusha e Madhe.

 

 

* * *

 

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV  Levisha (kodi: 31000012)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi, Qyteti, Jabllanica dhe  Novoselan.

Arsyeja: zhvendosja e rrjetit  10(20) 04 kV siaps zgjidhjes teknike.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/6 [kV] Hani I Elezit do të ndërprehet:

Dalja 6 [kV] G03 Paldenica (kodi: 42000004) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: rrugët: Adem Jashari (një pjesë), Elham Curri (një pjesë), Hani Elezit (një pjesë), Hysen Suma, Imer Vila, Imri Curri, Kalimi Kufitar (një pjesë); fshatrat Dimcë, Dromjak (një pjesë), Kashan dhe Paldenicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

 

* * *

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalaj 10 kV Fshatrat (kodi: 40000002) nga ora 08:30 deri 09:00 dhe nga ora 16:00 deri 16:40

Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimin elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe montimi i ndarësit dhe aktivizimi i trafostacionit pasiv, me kod 40000002135.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Prekazi (kodi: 74000003) prej orës 10:30 deri 14:30

Vendet: Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm, Mikushnicë dhe Lubavec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i ndarësve dhe linjës – kontrollimi i TR etj.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Raqë-Moglica (kodi: 81000117)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Varosh, Gërlicë, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

 

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Artanë do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bunjakët (kodi: 60024002)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Bunjak (një pjesë) dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

 

2.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërprehet:

LP 10kV TS-31 (kodi: 60063016) nga ora 11:30 deri 15:00

Vendet: Një pjesë e rr. Idriz Seferi, Fabrika e Duhanit, Stacioni i Zjarrfikësve, një pjesë e rr. Isa Boletini dhe një pjesë e rr. Lidhja e Prizrenit.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – ndërrimi transformatorit të TS nr-059.

Ndërron jetë lojtari i njohur që luajti në Premierligë, u paraqit edhe ndaj Kosovës

Ka vdekur ish-lojtari i Sheffield United, George Baldock.

Raportohet se futbollist grek, është gjetur i vdekur në pishinën e tij në Greqi, në moshën 31-vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Mediat greke raportojnë se ishte gruaja e Baldock e cila ngriti shqetësimet pasi nuk mund të kontaktonte me të për disa orë.

Baldock u gjet në pishinë dhe u thirrën shërbimet e urgjencës, me një mjek pjesë e njësisë së reagimit që verifikoi se ai kishte vdekur tragjikisht.

Ai gjatë vitit 2022 sa luante me kombëtaren e Greqisë, është paraqitur edhe në dy ndeshjet kundër Kosovës, ku njëra prej tyre u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

31-vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, derisa vitin e kaluar luajti në premierligën Angleze, me skuadrën e Sheffield United.

“Sondazhet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49% pa diasporën”

Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, sipas një sondazhi të cilin kjo parti i ka besuar UBO..

E kjo dhe kostoja financiare kanë qenë arsyet se pse PSD nuk do të garojë në zgjedhje.

Këtë e ka bërë të ditur Azdren Shala nga kjo parti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Megjithatë ai ka thënë se ka një rritje të simpatisë nga qytetarët për këtë parti.

“Kemi realizua sondazhe nga UBO.. që i ka bë, ne nuk e kalojmë pragun. Kemi pas një lëvizje pozitive po jo të mjaftueshme me kalu pragun, ku 13 përqind e qytetarëve janë shprehur se dëshirojnë me pa në Kuvend PSD-në. Pra kostoja financiare dhe rezultati aktual janë dy arsyet kryesore”, tha ai nw emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

I pyetur se nga ky sondazh cili ka qenë rezultati për Lëvizjen Vetëvendosje ai ka thënë se ka dal 49 përqind pa diasporën.

Moti për ditën e neserme

Mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë parashihet të mbretërojë ditën e enjten. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave shfaqen kushte për mjegull, derisa kalojnë edhe vransira, që aty këtu nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 23C e 25C. Frynë erë mesatare jugperëndimore 5-12m/s, me hove mbi 15m/s në pjesë të Dukagjinit.

Ditën e premtë paraqiten kushte për të reshura shiu, që nga orët e mëngjesit, e vazhdojnë kohëpaskohe si rrebeshe gjatë pasdites, mirëpo nuk do të mungojnë as intervale me diell. Riga shiu lokalisht mund të vazhdojnë të bien mëngjesin e së shtunës, ndërkohë që gjatë ditës vransirat shpërndahen e do të ketë intervale me diell. Temperaturat nga 22C e 23C të premtën, zbresin në 17C të shtunën. Mot stabil e kryesisht me diell parashihet nga dita e diel dhe hënë, derisa përgjatë ultësirave orëve të mëngjesit shfaqen kushte për formim të mjegullës. Temperaturat minimale zbresin deri në 4C, mëngjesin e së dieles.

Vuçiqin e acaron prezenca e Osmanit në Samit: Këta të Europës po e thërrasin gjithkund

Prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në ngjarjet ndërkombëtare, e ka acaruar edhe sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këta të Europës e ftojnë çdo kund, është shprehur me zemërim, presidenti serb, Vuçiq, referuar pjesëmarrjes së presidentes Vjosa Osmani në Samitin e Dubrovnikut, transmeton klankosova.

”Vjosa Osmani ishte e pranishme vitin e kaluar në Tiranë dhe pardje në Athinë, të gjithë nga Europa e bëjnë kështu kur ftojnë”, tha ai ndër tjera.

Presidenti serb, Vuçiq para të pranishmëve pavarësisht kërkesave, konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim për sanksionimin e Rusisë për agresionin në Ukrainë.

Mësohet emri i viktimës që u godit nga vetura në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Jashanicë të Klinës, ku një këmbësor ka humbur jetën, pasi që është goditur nga një veturë.

“Indeksonline”, mëson se viktima është 82 vjeçari Sahit Sahitaj, i cili u godit për vdekje. Ndërsa trupi i viktimës ende nuk është tërhequr nga vendi, ku ka ndodhur aksidenti.

Viktima dhe pas dy orësh vazhdon të qëndrojë i shtrirë në rrugë.

Izraeli paralajmëron se sulmi ndaj Iranit do të jetë “vdekjeprurës” dhe “befasues”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të mërkurën se sulmi i Izraelit kundër Iranit do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”.

Ai i bëri këto komente teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bisedoi të mërkurën përmes telefonit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike, e konfirmuar nga të dy shtetet, ishte e para mes Bidenit dhe Netanyahut prej muajit gusht dhe përkon me përshkallëzimin e madh të konfliktit të Izraelit me Iranin dhe me Hezbollahun, grupin libanez të mbështetur nga Irani.

 

 

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Lindja e Mesme është në teh pasi Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ndaj Iranit për sulmin raketor që Teherani e kreu ndaj tij në shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake të Izraelit në Liban.

Raportohet se sulmi iranian nuk shkaktoi viktima në Izrael dhe Uashingtoni e quajti të paefektshëm.

Pasi e cilësoi si të dështuar sulmin raketor nga Iranit më 1 tetor, Gallant tha të mërkurën në një video të lëshuar nga zyra e tij: “Kushdo që na sulmon, do të lëndohet dhe do ta paguajë shtrenjtë. Sulmi ynë do të jetë vdekjeprurës, i saktë dhe mbi të gjitha, befasues. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ata do t’i shohin pasojat”.

Netanyahu është zotuar se armiku i tij i përbetuar, Irani, do ta paguajë shtrenjtë për sulmin raketor, ndërsa Teherani ka thënë se do të përgjigjet ashpër për çdo hakmarrje nga Izraeli, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Horror para QKUK-së, kafshohet një vajzë nga qentë endacakë, pamjet janë të trishtueshme (+16)

Qytetarët kosovar të cilët ia mësyjnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk përballen vetëm me mungesë të barnave e pritje të gjata. Por atyre u kanoset dhe një rrezik tjetër, kafshimi nga qentë e shumtë,  të cilët bredhin në oborrin e QKUK-së.

E viktimë sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Ajo u sulmua nga qentë,  të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.

Indeskonline ka siguruar një foto të gruas e cila u sulmua, ku shihen plagë të shumta në këmbët e saj.

E rastin për “Indeksonline”,  e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca . Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në klinikën Infektive.

“ Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën infektive”, ka thënë Bajqinca.

Uragani Milton i afrohet Floridës, por ku dhe kur pritet më saktësisht impakti i tij?

Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë për ndikimet potencialisht kërcënuese për jetën që mund të shkaktojë uragani Milton, ndërsa ai po shkon drejt bregut të Floridës.

Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. Uragani vjen vetëm dy javë pasi “Helene” shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë SHBA.

Kur do të godasë uragani Milton Florida?

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) pret që Milton të arrijë në tokë si një “uragan i madh jashtëzakonisht i rrezikshëm” vonë të mërkurën mbrëma ose herët të enjten në mëngjes, sipas kohës lokale.

Mund të godasë Florida rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, sipas një parashikuesi nga CBS News, partneri amerikan i BBC-së. Milton mund të godasë afër qytetit të Tampa, zona më e gjerë metropolitane e të cilit ka një popullsi prej më shumë se tre milionë njerëz.