div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Konfirmohet, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media.

“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet e KEDS-it

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 17:00, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

KRU “Prishtina” njoftoi se KEDS-i është duke kryer punime teknike.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc, se kemi ndërprerje të energjisë elektrike në këtë Impiant si shkak i punimeve teknike nga KEDS. Sipas KEDS punimet do zgjasin deri sot në orën 17:00. Si pasojë do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për zonat që furnizohen nga ITU Badoc”, thuhet në komunikatë.

Konsumatorët që furnizohen nga Badoci ende s’mund ta përdorin ujin për pije dhe ushqim për shkak të vlerave të larta të manganit në ujë.

Nis futja masive e produkteve serbe në tregun e Kosovës (Pamje)

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe. Sipas këtij vendimi për momentin vetëm pika kufitare Merdar është e hapur për import të mallrave serbe.

Burime të afërta më Doganën e Kosovës kanë thënë për Indeksonline se deri në paraditën e sotme nuk ka patur fluks të mallrave pasi që shumë importues nuk kanë pasur informacione se do të lejohej importi, prandaj edhe s’kishte porosi.

Por burimet e Indeksonline të afërta edhe me pikën kufitare në Merdare thonë se në orët e fundit fluksi ka nisur të rritet në masë të madhe ngase porositë e para me mallra serbe tashmë janë bërë nga tregu kosovar.

Dogana ka shtuar kapacitete e saj dhe se çdo maune do t’i nënshtrohet kontrolleve të rrepta dhe se janë shtuar kapacitete më të mëdha në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të zhdoganimit të mallrave.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës e pati vendosur këtë ndalesë në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia serbe.

Ata janë liruar më vonë, por masa ka mbetur në fuqi për mallrat përfundimtare, jo për lëndën e parë.

Video

 

Gjithçka që ndryshoj në Zvicër gjatë tetorit

1 tetor: Hyri në fuqi “Akti i vendbanimeve sekondare”

Rregulla të reja do të zbatohen për shtëpitë dhe ndërtesat e ndërtuara përpara votimit kombëtar për iniciativën e banesave dytësore, të mbajtur në 2012.

Akti Federal për Banesat Dytësore (LRS), i cili hyri në fuqi në janar 2016 si rezultat i këtij referendumi, ndalon ndërtimin e shtëpive të reja të dyta në komunat ku përqindja e banesave dytësore kalon 20 për qind.

Megjithatë, ai parashikon rregulla të veçanta për banesat e ndërtuara sipas ligjit të vjetër – pra, shtëpitë që ekzistonin ligjërisht përpara mbajtjes së referendumit për shtëpitë e dyta në 2012.

Sipas ligjit që hyn në fuqi më 1 tetor, pronarët e këtyre banesave ‘të vjetra’ nuk i nënshtrohen kufizimeve të vendosura në vitin 2016, që do të thotë se pronat e tyre mund të prishen, rindërtohen, rinovohen, shiten ose jepen me qira – përveç nëse legjislacioni kantonal parashikon më rreptë rregullat.

1 tetor: Ligji i ri për duhanin

Urdhëresa për produktet e duhanit dhe cigaret elektronike, të cilën Këshilli Federal e miratoi më 28 gusht, do të hyjë në fuqi më 1 tetor, në të njëjtën kohë me Ligjin për Produktet e Duhanit, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Ky i fundit synon të mbrojë popullsinë, veçanërisht të miturit, nga efektet e dëmshme të konsumit të duhanit dhe nikotinës.

Përveç cigareve tradicionale, ligji rregullon edhe cigaret elektronike dhe produkte të tjera që përmbajnë duhan dhe nikotinë. Mbrojtja nga pirja pasive e duhanit tani vlen për të gjitha kategoritë e produkteve.

1 tetor: Prezantohet qese e re e mbeturinave për të mbyllur një boshllëk në sistemin e riciklimit

Zvicra ka kosha riciklimi për të gjitha llojet e materialeve, përveç kutive të qumështit dhe lëngjeve të frutave, si dhe ambalazhe plastike për sallata, kos dhe ushqime të tjera – të gjitha këto ende përfundojnë në plehra ‘të rregullt’.

Por nga 1 tetori, konsumatorët në të gjithë Zvicrën do të jenë në gjendje të asgjësojnë dukshëm më shumë mbetje paketimi, të cilat do të përpunohen në material të ricikluar.

Organizata e quajtur RecyPac po planifikon një koleksion në të gjithë Zvicrën e kutive të pijeve dhe paketimeve të tjera plastike që aktualisht përfundojnë në mbeturina konvencionale.

Përpjekja mbështetet nga zinxhirët e shitjes me pakicë si Migros, Coop, Lidl, Aldi dhe Spar.

Në mënyrë të veçantë, RecyPac do të ofrojë çanta uniforme grumbullimi për shitësit me pakicë në të gjithë Zvicrën, të cilat do të jenë më të lira se çanta e taksuar (kantonale) në shumicën e zonave.

Gjatë gjithë tetorit: pushimet shkollore të vjeshtës

Pushimi i shkollës së vjeshtës në shumicën e kantoneve zvicerane bie një kohë në tetor dhe zgjat një ose dy javë, në varësi të kantonit.

Ky kalendar tregon se kur shkollat ​​publike do të jenë joaktive dhe për sa kohë, në çdo kanton.

Diku në tetor: Transportuesit e sigurimeve shëndetësore do t’ju informojnë për tarifat e vitit 2025

Kjo kohë është ndoshta periudha më e frikshme për banorët e Zvicrës – me përjashtim të kohës së taksave.

Ju tashmë e dini se primet e sigurimit shëndetësor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor (KVG / LaMal) do të rriten përsëri në vitin 2025, por jo saktësisht për sa.

Kjo do të zbulohet së shpejti: tarifat e sakta duhet t’u komunikohen mbajtësve të policave jo më vonë se 31 tetori – megjithëse ka të ngjarë të merrni letrën nga ofruesi juaj përpara kësaj date.

Një kujtesë: të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë në një sigurim më të lirë në 2025 duhet ta bëjnë këtë deri më 30 nëntor.

27 tetor: mbaron ora ditore

Një shenjë e sigurt se moti i ngrohtë dhe me diell ka mbaruar është që të duhet të ktheni orët prapa përpara dimrit të ardhshëm.

Të dielën, më 27 tetor, orët në Zvicër do të kthehen një orë pas në orën 3 të mëngjesit.

Kjo do të thotë se lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth një orë më herët.

Lajmi i mirë është se ne të gjithë bëjmë një orë më shumë gjumë. Lajmi i keq është se do të errësohet më herët në mëngjes dhe në mbrëmje./albinfo.ch/

Panik në avionin e ‘Turkish Airlines’, piloti ndërron jetë në mes të fluturimit

Një avion i Turkish Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin e Nju Jorkut pasi piloti ndërroi jetë në mes të fluturimit.

Linja ajrore tha se kapiteni i aeroplanit, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë gjatë fluturimit nga Seattle në Stamboll të mërkurën. Zëdhënësi i linjës ajrore, Yahya Ustun tha se ekuipazhi u përpoq për ta mbajtur në jetë pilotin, por fatkeqësisht humbi jetën para se të ulej avioni në tokë.

Sipas Shoqatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Turqisë, 59-vjeçari pësoi arrest atak në zemër.


TË NGJASHME:

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

 

 

Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Gjermania rreth CEFTA-s, dy ditë pasi Kosova heqi ndalesën për mallrat serbe

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se tashmë  trupat e CEFTA-s kanë ndryshuar rregullat e procedurës dhe kanë miratuar suksesshëm 11 vendime.

Sarrazin ka thënë se mezi po presin për një samit të suksesshëm të Procesit të Berlinit në javën e ardhshme.

“Lajmi i mirë”, ka shkruar Sarrazin.

Ky zhbllokim i vendimmarrjes në CEFTA ka ardhur pasi Kosova ka pranuar ofertën gjermane për heqjen e masës së sigurisë për mallrat që futen nga Serbia në këmbim të zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën në CEFTA.

Reagim për këtë çështje ka pasur edhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

“Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku. Në Procesin e Berlinit ne arritëm të zgjidhim nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA së bashku. Duke bërë këtë, ne po hapim rrugën për përmirësime konkrete për njerëzit në terren. Dhe forcimin e Europës sonë të përbashkët”, ka shkruar kryediplomatja gjermane.

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët ndihmë për kapjen e një përsoni.Mandje Policia ka publikuar edhe foto e personit të kërkuar.

‘’Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar .Sektori hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.

TË NGJASHME:

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjeherë policinë

 

Gërvalla kërkon ndarjen e 200 mijë eurove për Bosnjën që pati vërshime fatale, ja si i përgjigjet Kurti

Ministrja e Punëve të Jashtme, kërkoi solidaritetin e kabinetit qeveritar, ndërsa propozoi në mbledhjen e sotme të ekzekutivit që të ndahen 200 mijë euro për Bosnjë e Hercegovinën, e cila së fundmi u përball me pasoja fatale të vërshimeve.

Donika Gërvalla tha se do të mund ta përgatiste një kërkesë zyrtare për këtë.

“Në fakt desha t’ju drejtohem me një çështje pak jashtë edhe kornizave të kësaj mbledhjeje me vendime e propozime për të marrë mendimin tuaj për një kërkesë që do ta kemi si Ministri e Punëve të Jashtme për solidarizim me Bosnjën në një situatë e cila.. Vërshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, prandaj do të kërkoja solidaritetin tuaj, solidarizimin tonë të përbashkët me një shumë prej 200 mijë eurosh. Nëse nuk ka ndonjë kundërshtim këtu, atëherë kryeministër, do t’ju dërgojmë kërkesën zyrtare si MPJ që të mund ta ndërmarrim një hap të tillë”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo duhet të shqyrtohet në një mbledhje tjetër.

“Faleminderit zëvendëskryeministre Gërvalla. Ne për këtë na duhet ta mbajmë një mbledhje tjetër online, që të përgatiet vendimi, materiali, e më pas ta miratojmë atë”, tha Kurti.

Pasi foli edhe zëvendëskryeministrja nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, Kurti tha se “do ta përgatisim këtë propozim-vendim dhe e votojmë në një mbledhje online këtë javë”.

“Alo vendase, a po dëgjohemi“, publikohen biseda të reja mes Kusari-Lilës dhe Radojçiq, ja për çka biseduan

Është zbardhur edhe një bisedë telefonike ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit, tash të kërkuarit kryesor për sulmin në Banjskë.

Kusari-Lila bisedon me të derisa ishte duke shkuar në shtëpi, ku koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses.

Pas kësaj, Radoiçiq, i ka disa kërkesa për Kusari-Lilën, ku i thotë t’i flasë me shefin e saj.

Ndërsa për t’u marrë vesh për këto kërkesa, sipas audio incizimit të publikuar nga Paparaci, Kusari e lë të takohet me deputetin serb, Sllavko Simiq.