div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ish-miss Shqipëria bëhet nënë për herë të parë!

Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Klea nuk ka zgjedhur ta komunikojë menjëherë ardhjen në jetë të djalit por një muaj pasi një gjë e tillë ka ndodhur.

‘Më shumë se një muaj kaloi që ti erdhe në këtë botë i vogli im. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat që kam për ty. Babi Millosh dhe mami të duan pa fund’, është shprehur ajo.

Roza Lati përflitet se është në një lidhje dashurie me ish-banori i “Big Brother”

Edhe pse po vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj, sipas aludimeve në rrjet, thuhet se Xhonatan Islami, ish-banori i “Big Brother VIP 2” i ka marrë zemrën.

Sikurse shihet edhe në këto foto, ora e djalit që ndodhet pranë Rozës, përkon me atë të Xhonatanit.

Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre.

Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të këtij çifti të përfolur, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë të rriten.

Qeveria miraton një Projektligj të rëndësishëm

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektligji për shërbimet e pagesave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se përmes miratimit të këtij projektligji do të hapet rruga e integrimit në zonën SEPA, shkruan IndeksOnline.

“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve” tha mes të tjerash Murati, në njoftimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit:

Sot në Qeveri miratuam Projektligjin për Shërbimet e Pagesave përmes të të cilit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area).

Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve.

Çdo ditë me punë drejt lehtësimit e përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Qeveria për të gjithë!

“Mbështetja për pensionistët nuk përfundon këtu”, çfarë po paralajmëron Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rritjen e pensioneve prej 20 për qind që u bë në fillim të javës.

Në mbledhjen e 223 të Qeverisë, ai ka theksuar se rritja fillon të zbatohet qysh nga ky muaj, ndërsa nga janari 2025 pritet të rriten pensionet e përcaktuara me Ligjin për Kategoritë e Luftës.

 “Kjo javë nisi me një lajm të mirë për pensionistët. Duke filluar nga ky muaj do të zbatohet rritja prej 20 për qind për pensionin bazik të moshës, atë kontributpagues, të plotë dhe parcial, pensionin e aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, për të verbër, për punëtorët e Trepçës. Ndërsa nga janari 2025 do të rriten edhe pensionet të përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidëve, dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale, civile dhe familjeve të tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka sqaruar edhe rritjen për këtë kategori se si funksionon.

“Ata që kanë më shumë se një familjar dëshmorë apo të zhdukur do të ndryshojë formula e llogaritjes për anëtarët e tjerë. Nga 20 për qind sa është, shtesa do të llogaritet si 50 për qind e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmorë apo të zhdukur”, është shprehur kreu i Qeverisë.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se mbështetja ndaj pensionistëve nuk do të përfundojë me kaq.

“Puna jonë për rritjen e mbështetjes së pensionistëve nuk përfundon me kaq, vazhdon edhe më tej. Me punën tonë drejt finalizimit drejt reformës pensionale, e cila do të sigurojë se ata që kontribuan më shumë për këtë vend të kenë edhe trajtimin përkatës e të dinjitetshëm. Kur kemi hyrë në 6 mujorit e fundit, pensionet, ai bazik është rritur nga 90 në 120, në anën tjetër, katër herë kemi pasur mbështetje financiare nga 100 euro”.

“Prandaj të gjitha këto rritje janë bërë për të zbatuar programin tonë, që ata të cilët kanë nevojë t’ju ndihmojmë më shumë, dhe gjithashtu nuk paraqet reformën pensionale ende të cilën do ta bëjmë në një të ardhme të afërt”, ka potencuar ai.

Adelina Tahiri nuk i lë vend imagjinatës, pozon pa të brendshme

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Ndonëse nënë e një djali, Adelina Tahiri duket se nuk e ka fare problem të tregojë më shumë se që duhet, shkruan IndeksOnline.

Në një video të publikuar për ndjekësit e saj në Instagram, Adelina mban veshur një fustan të zi e transparent.

Tahiri dukshëm ka nxjerrë në pah format e saj trupore, duke provokuar kaq shumë.

Me siguri nuk e keni ditur, kjo është e papritura që i ndodhi Luizit

Luizi, një nga artistët më të dashur nga publiku shqiptar, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për talentin e tij dhe karrierën e suksesshme.

Pas fitores në “Big Brother”, ai vazhdimisht ka mbajtur lidhje të ngushta me fansat e tij, duke i mbajtur ata të informuar për projektet e tij të shumta dhe aktivitetet e përditshme.

Së fundmi, Luizi ndau një informacion emocionues që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai shpalli një datë dhe ditë që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e tij: 30 Prilli.

 

 

Kjo datë ka dy ngjarje të rëndësishme për të. Në vitin 2004, ai fitoi “Ethet e të premtes”, një moment kyç që shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në muzikë dhe entertainment.

Pas një dekade e gjysmë përkushtim dhe pasion, më 30 Prill 2024, Luizi bëri një hap tjetër të madh në jetën e tij, duke u bërë baba për herë të parë nga Luna Mari.

Këto dy ngjarje, ndonëse të ndara nga një kohë e gjatë, tregojnë se si fati ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e tij. Rastësi apo jo, këto dy data simbolizojnë një kapitull të ri, jo vetëm në karrierën e tij artistike, por edhe në jetën personale. Luizi ka treguar se është i gatshëm të përballojë sfidat e reja që vijnë me rolin e prindit, duke sjellë një energji të re dhe të freskët në jetën e tij.

 

 

Shiko foton:

E dhimbshme: Sot do ti jepet lamtumira e fundit vogëlushit nga Mitrovica

Dje ka ndërruar jetë vogëlushi nga Mitrovica, Korab Sheremeti, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja dhe miqtë e tij.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë të ditur familja Sheremeti, e cila ka njoftuar se varrimi i Korabit do të bëhet sot, më 9 tetor, në varrezat e qytetit në Shipol.

Ky lajm ka prekur thellë komunitetin e Mitrovicës, pasi Korabi ishte një fëmijë i dashur dhe i njohur mes bashkëmoshatarëve të tij.

Ai ishte nxënës i shkollës fillore “Fazli Graiçevci” në Shipol, ku kishte ndërtuar miqësi të forta me shokët dhe shoqet e klasës. Mësuesit dhe nxënësit e shkollës janë të tronditur nga lajmi për humbjen e tij të parakohshme, ndërsa kujtojnë Korabin si një djalë energjik, i sjellshëm dhe i përkushtuar në mësime.

Familja Sheremeti ka pranuar ngushëllime të shumta nga të afërmit, fqinjët dhe miqtë e tyre, të cilët janë solidarizuar me dhimbjen e madhe që po përjetojnë. Ata e përshkruajnë Korabin si një fëmijë me zemër të madhe, i cili gjithmonë kishte buzëqeshje në fytyrë dhe sillte gëzim në ambientet ku ndodhej.

Varrimi i tij do të mbahet sot, dhe qyteti i Mitrovicës pritet të bashkohet në një ceremoni të ndjerë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij vogëlushi të dashur.

Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm në zemrat e të gjithë atyre që e kanë njohur.

Momenti kur Vuçiq nervozohet me gazetarin malazez që iu referua Kosovës si Republikë – VIDEO

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, foli para gazetarëve në Mal të Zi, aty ku po merrte pjesë në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat

Një gazetar i televizionit të Podgoricës e pyeti Vuçiqin për situatën me Kosovën duke përdorur termin “Republika e Kosovës”, duke i renditur atij se çfarë kishte ndodhur që nga ardhja e SNS në pushtet.

“Faleminderit që e bëtë këtë. Po të mos e kishit bërë, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Kështu u bindën të gjithë se sa të drejtë kam unë. Nuk ka Republikë të Kosovës, nuk ekziston sipas të drejtës publike ndërkombëtare”.

“Nuk ekziston sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk ekziston sipas Rezolutës 1244. Nuk më shqetëson fakti që ju gëzoheni dhe doni të provokoni qëllimisht duke thënë Republika e Kosovës, imagjinoni që po flas për “Republika e Gusinjes” apo “Republika e Pljevljes” nuk do të flas kështu sepse nuk ekziston”, tha Vuçiq dhe shtoi se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Gazetari filloi t’i përgjigjej dhe më pas Vuçiq filloi të tundte gishtin.

“Mos më ndërprisni, hej, ngrihuni pak, ngrihuni pak dhe mos më ndërprisni, se unë dëgjova me kujdes gjithçka. Pra, ne kemi vërtetuar se ju nuk e mbështesni rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së. Ne kanë vërtetuar se ju përkrahni ndarjen e Republikës së Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin e Serbisë. Nuk do të ketë ndryshim qëndrimi. Sa për kartat e identitetit dhe gjithçka tjetër, unë jam i kënaqur për të gjitha. Ne kemi qenë gjithmonë për tregtinë e lirë, fluksin e mallrave, kapitalit, shërbimeve, gjithçka. Nuk ka të bëjë me statusin shtetëror-juridik”, tha Vuçiq.

Shikojeni këtë pjesë në videon e mëposhtme nga minuta 20:15.

Çfarë ndodhi me Morena Tarakun? Shtrihet në spital

E mërkura nuk ka nisur mbarë për këngëtaren e njohur kosovare, Morena Taraku.

Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto duke marrë infuzion, shkruan IndeksOnline.

Se çfarë ka ndodhur me të saktësisht nuk na e ka zbuluar.

Kujtojmë se Taraku pak javë më parë konfirmoi romancën e saj, por pa e zbuluar personin se kush i “vodhi” zemrën.

Po ashtu, Taraku  e cila njihet për jetën e saj luksoze tash e sa vjet e vazhdon jetën e saj në Turqi.

Apeli vendos për herë të dytë: Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim për vřasjeñ e Agonis Tetajt

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit Shaban Gogaj, ashtu që ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë lidhur me veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, përkitazi me vendimin për dënimin me burgim, duke i shqiptuar të njëjtit dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë 6 vite e 6 muaj.

Ndërsa, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Gjilan, të përfaqësuesve të autorizuar të palëve të dëmtuara, si dhe mbrojtësit së të akuzuarit Shaban Gogaj, për pikën I të dispozitivit të aktgjykimit.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin PKR.nr.50/2023, të dt.16.05.2024, ka shpallur fajtor të akuzuarit, Sh.G., për veprat penale, vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPK dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, dhe I.C., për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPK, duke i shqiptuar të akuzuarit Sh.G., dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj, ndërsa të akuzuarit I.C., dënim me gjobë në shumën prej dymijë euro (2.000€)”.

Në arsyetim të aktgjykimit gjykata e shkallës së dytë, ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk përshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi që gjykata e shkallës së parë në mënyrë të qartë dhe të plotë ka vlerësuar saktësinë e të gjitha provave nga shkresat e lëndës.