div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Mitrovicë, përkatësisht në parkun industrial ‘Trepça’, pasi një person humbi, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Miftar Fejza i cili humbi jetën në vendin e punës, ku punonte si roje.

Viktima u dërgua në spital mëngjesin e sotëm pa shenja jete, ku dhe u konstatua vdekja.

Me urdhër te prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimte”.

Meka goditet nga një stuhi e tmerrshme, uji bart pemë dhe makina

Meka, qyteti i shenjtë është përmbytur nga shirat që kanë rënë pandërprerë ditëve të fundit. Meka është qytet me rreth 1.4 milionë banorë në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ngriti në të kuqe nivelin e paralajmërimit për zonat e Mekës, Al-Baha dhe Asir për shkak të reshjeve të dendura të shiut të shoqëruar me bubullima dhe vërshime, të cilat priten të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes.

 

“Ministri Maqendonci i ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti“

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ka marrë informacione të pavërtetuara që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.

Musliu ishte duke komentuar raportimet e fundit në lidhje me mungesën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjë për të ciën edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një letër Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, duke shprehur shqetësimet për vështirësitë në furnizimin me ushqim.

Musliu theksoi se ende nuk ka një konfirmim nga Kurti për këtë dorëheqje.

“Kam informacione të pavërtetuara që Maqedonci e ka dorëzuar dorëheqjen te Kurti. Po ende nuk e ka konfirmuar Kurti.

Kështu që ata njerëz që kanë kontribuuar me dekada në forcimin e shtetit, në forcimin e ushtrisë së Kosovës, unë jam shumë e bindur nuk pranojnë të poshtërohen në këtë mënyrë nga Albin Kurti dhe njerëz parazitë që janë rreth Albin Kurtit”, ka thënë deputetja e PDK-së në FIVE të Dukagjinit.

Këtë informacion e kanë mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.

“Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Polonisë

Përfaqësuesja e Kosovë U21 sot zhvillon ndeshjen e radhës në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

”Dardanët” e rinjë do të përballen me Poloninë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.

Selektori Afrim Tovërlani tashmë ka publikuar 11-shen startuese.

Kosova deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje dhe ka grumbulluar 12-pikë, duke u renditur në vendin e katërt.

Zana Avdiu në emision me frizurë e grim si për dasëm

Është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të grave, gjithashtu fytyrë publike mjaftë e komentuar.

Zana, së fundmi në emisionin e saj, u shfaq si një nuse, me frizurë dhe grim të rënduar.

Paraqitja e Zanës në publik po ndryshon vazhdimisht, duke kujtuar kohën kur ajo debutoi në studio televizive e thjeshtë por me shumë elegancë.

Pra, Zanën si nuse e kemi parë në postimet e fundit në rrjetet e saj sociale dhe në emision, por Zanën si një nuse në një dasmë klasike nuk do ta shohim kurrë, kështu ka deklaruar ajo vite më parë në një emision televiziv.

FOTO

“Albin Kurti bënë hajgare me ushtrinë e Republikës sonë dhe i lënë pa bukë”

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, tha se kryeministri Kurti duhet të mbajë duart larg ngaUshtria e Kosovës

Ajo tha se ndodhitë e fundit me ushqimin e FSK-së janë të pafalshme.

“Albin larg duart nga Ushtria e Kosovës!Nuk të lejojmë ta shkatërrosh!Shteti agresor nga i cili jemi çliru me luftë e me sakrificë blenë nga Franca avionë luftarak, ndërsa Albin Kurti bënë hajgare me ushtrinë e Republikës sonë dhe i lënë pa bukë! E pafalshme! E turpshme!”, tha ajo.

Insajderi ka publikuar ekskluzivisht letrën e Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i cili i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit që të bëjë zgjidhje konkrete sa i përket ushqimit të ushtarëve, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

Pamjet me dron zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

SHBA- Pamjet me dron zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Siesta Key, Florida, ku shtëpitë janë përfshirë nga uji. Uragani “Milton” zbarkoi në Siesta Key, rreth 112 kilometra në jug të Tampas, të mërkurën vonë.Banorët e evakuuar tani po kthehen në shtëpitë e tyre për të vlerësuar shkallën e dëmit që u ka shkaktuar Milton dhe për të zbuluar nëse shtëpitë e tyre janë shkatërruar tërësisht apo i kanë shpëtuar stuhisë, shkruan skynews.

Midis Siesta Key dhe Fort Myers Beach, nivelet maksimale të ujit arritën 1 deri në 3 metra mbi nivelin e tokës, sipas një analize paraprake të postuar nga Qendra Kombëtare e Uraganeve. Autoritetet kanë paralajmëruar se niveli i ujit mund të rritet për disa ditë.

Sakaq, përveç dëmeve materiale, nga uragani kanë mbetur të vdekur 16 njerëz. Ndërsa “Milton” nuk shkaktoi valën katastrofike për të cilën kishte frikë Florida, operacioni i pastrimit të shtetit mund të zgjasë me javë ose muaj për disa njerëz.

Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje – ajo më godiste dhe më thoshte …

Po vazhdojnë problemet në mes të Feros dhe Arbenita Ismajlit në lidhje me vajzën e tyre.

Ish-reperi gjilanas pak më parë dokumentoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës për një vit, ndonëse e kundërta u tha nga avokatja e modeles nga Kumanova.

Ata po vijojnë të mos dakordohen, ani pse këtë kohë vajza e tyre Nina ka qenë me ish-artistin.

I njëjti përmes një postimi në rrjete sociale ka theksuar se kur e mori vajzën nga nëna e saj kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.

“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thojke babi i keq edhe ma mshojke do të thotë, e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Tutje, Fero tha se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit dhe se nuk i duhet askush tjetër.

“Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, deklaron në fund.

Ish-Kryeministri Boris Johnson në librin e ri përmend Thaçin: Kosova në periudhë të vështirë, ai u detyrua…

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ditë më parë ka botuar një libër me memoaret e karrierës së tij si kryeministër britanik. Në librin që mban titullin “Unleashed”, Johnson ka përmendur shumë burrështetas botërorë.

Johnson aty shkruan edhe për marrëdhëniet e tij shumë të mira me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai shkruan se me presidentin Thaçi ruan kujtime shumë të mirë në takimet e shumta që kanë zhvilluar.

“Unë pata një pritje shumë të ngrohtë nga presidenti Hashim Thaçi dhe kam mbajtur gjithmonë marrëdhëniet më miqësore me të”, shkruan ish-kryeministri britanik në librin e tij.

Në librin “Unleashed” që ka dalë në shitje në fillim të kësaj jave, Johnson flet për një periudhë shumë të vështirë që gjendet Kosova, pasi Thaçi u detyrua që të jepte dorëheqje si President i Kosovës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi kishte zhvilluar shumë takime me ish-kryeministrin britanik Johnson në Londër, New York dhe në vende të tjera të botës.

 

 

“Erdogani miliona investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami”

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi, ka komentuar lidhur me përurimin e një xhamie të re që është bërë dje në Tiranë e ku ka marrë pjesë edhe presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.

Latifi ka thënë se Erdogan po investon në Serbi miliona euro, ndërkohë që shqiptarëve po u ndërton xhami të stilit otoman.

“N’Beograd Erdogani paska thanë se “marrëdhëniet e Turqisë me Serbinë janë në një epokë të artë”. Sigurisht, ky është termi më i saktë për të përshkruar faktin për miliarda investime që shteti turk ka bërë në Serbi, ndërsa marrëveshjet dypalëshe përfshijnë të gjitha fushat, përfshi edhe industrinë e armatimeve. Ndërkaq, shqiptarëve u ndërton xhami dhe investime në restaurime të objekteve të periudhës otomane. Një aforizmë e moçme thotë : Budallës mos i zbrit as teposhtë!|”, ka shkruar Latifi.