div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Qeveria mbajti mbledhjen e radhës, Kryeministri Kurti tregon vendimet që i mori, kryesisht rritjen e…

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka treguar për mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, që sipas tij solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme.

• Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:

• Pensioni bazik i moshës;

•︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;

• Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;

• Pensioni familjar;

• Pensioni invalidor i punës;

• Pensioni i parakohshëm për Trepçën.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dalin pamjet: Rrahje brutale mes shqiptarëve dhe rumunëve në stadiumin ‘Camp Nou’

Një video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës është bërë publike.

Dhjetëra shqiptarë dhe rumunë, të punësuar për rinovimin e plotë të stadiumit legjendar, janë përfshirë në këtë konfliktë.

 

 

Lajmi u raportua fillimisht nga gazetarja e “SER Catalunya”, Anna Punsi, e cila theksoi se gjatë sherrit janë përdorur edhe armë të ftohta, transmeton topchannel.

Nga pamjet e incidentit, duket se përplasja ka nisur pranë një kolone betoni dhe ka vijuar poshtë, duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Video

Vdes roja në Parkun Industrial Trepça

Një burrë që po punonte si roje në Parkun Industrial Trepça, ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, raporton Express.

“Mitrovicë Jugu  11.10.2024 – 03:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raport.

E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës

 

I riu shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në provincën e Frosinone.

Vetura me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga, është rrotulluar disa herë dhe është përmbysur.

Ndërkohë, të lënduar mbetën tre shtetas të tjerë që udhëtonin me 32-vjeçarin, po ashtu shqiptarë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.

Shqetësuese: Sfida e rrezikshme e TikTokut shfaqet edhe tek nxënësit në Kamenicë, 15 provuan të ngulfaten

Brenda një viti janë raportuar tri raste të një fenomenit të vetëlëndimit te disa fëmijë në Komunën e Gjakovës. Kjo tendencë në rritje ka ngritur shqetësim të madh te prindërit dhe mësimdhënësit, gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një dukuri e tillë është shfaqur edhe në shkollën “Avdullah Krashnica” në Kamenicë.

Drejtoresha e shkollës ka raportuar se disa nxënës kanë tentuar të ngulfaten si shkak i një sfide të rrezikshme në TikTok.

Sipas saj rreth 15 nxënës e kanë provuar këtë sfidë, duke tentuar ta lëndojnë veten.

Nxënësit që morën pjesë në këtë sfidë të rrezikshme kanë dhënë deklaratë para prindërve, ndërkaq rasti u lajmërua edhe në polici – që pritet të merren masat e nevojshme ligjore.

Kujtojmë se qasja e plotë në internet po rrit rrezikun për pasoja te fëmijët dhe rasti i fundit është ai që ndodhi në Fushë Kosovë e Lipjan, ku 20 fëmijë, të frymëzuar nga një lojë në TikTok u vetëlënduan.