div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sheremet Sejdiu, burrit që ja vranë katër djemë por mbetet njëri nga personat me virtyte të larta dhe karakter të fortë

Burri i fortë, Sheremet Sejdiu nga Çirezi, i njohur si Baca Sheremet nga qytetarët, është baba i katër dëshmorëve.

Një njeri me virtyte të larta dhe karakter të fortë, ai luajti një rol të rëndësishëm në betejën e 28 shkurtit 1998 në Çirez dhe Likoshan, duke kontribuar në lirinë e Kosovës me katër djemtë e tij, shkruan Jepi zë

Çdo ditë, dhe veçanërisht në përvjetorë, Baca Sheremet e përshëndet me krenari çdo vizitor në kompleksin e varrezave, ku prehen djemtë e tij të rënë për lirinë e atdheut.

Ai qëndron i fortë dhe burrëror, duke u bërë një simbol frymëzimi për brezat e rinj.

Fotografia e tij me bijtë e tij, të mbështjellur me flamuj kombëtar, ka motivuar shumë të rinj të bashkohen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës për lirinë.

Bëhet virale videoja, në të cilën këngëtaren e njohur e kafshon gjarpri gjatë xhirimit të klipit

Kur bëhet fjalë për videoklipet, duke u përpjekur të jenë sa më origjinalë, yjet janë gati të bëjnë gjithçka.

Këngëtarja Maeta guxoi t’i lejonte gjarpinjtë të zvarriteshin mbi të në videon muzikore. Por, gjërat shkuan keq.

Në pjesën ku 21-vjeçarja shfaqet e shtrirë në dysheme duke buzëqeshur, ajo i lejoi gjarpinjtë të zvarriteshin mbi të dhe më pas njëri prej tyre i kafshoi mjekrën.

Në bazë të reagimit të saj, ishte e qartë se kafshimi ishte mjaft i pakëndshëm, por për fat të mirë – jo helmues.

Video

 

 

Baba Mondi: Jam vëlla i popullit të Izraelit

Nisur nga deklarata e kryeministrit Rama në OKB për transformimin e Qendrës Botërore Bektashiane në një shtet sovran, gazetarët e “The Jerusalem Post” i kanë marrë një intervistë ekskluzive kryegjyshit botërorë të bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ide ne Tiranë.

“Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij. Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë.”

Sipas “The Jerusalem Post”, nëse nisma kalon shpejt, Baba Mondi do të jetë kreu i parë i shtetit të ri. Gjatë intervistës ai është shprehur se e ka vizituar disa herë Izraelin.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra.”

Nga ana tjetër në intervistën e tij, kreu i bektashinjve ka thënë se luftërat janë vepër e djallit.

“Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz.”

Sipas censit të vitit 2023, komuniteti bektashi në Shqipëri përbëhet nga rreth 116 mijë besimtarë të deklaruar, ose 4.8% e popullsisë.

Tuneli në Shqipëri mbyllet në 1 nëntor

Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik,  do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor bënë me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë.

Të dhenat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.Sikundër ishte thenë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut, raporton Vizionplus.

Punimet në tunel nuk koniderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor. Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro per një kalim.

SHBA do të dërgojë sistem antiraketë në Izrael

SHBA do të dërgojë një sistem antiraketë në Izrael si dhe një ekuipazh të personelit ushtarak amerikan për të operuar sistemin.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha:

Me urdhër të Presidentit, Sekretari Austin autorizoi vendosjen e një baterie Terminale të Mbrojtjes së Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD) dhe ekuipazhit të lidhur të personelit ushtarak amerikan në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas sulmeve të paprecedentë të Iranit kundër Izraelit më 13 prill dhe përsëri. më 1 tetor.

Bateria THAAD do të rrisë sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore të Izraelit. Ky veprim nënvizon angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët në Izrael, nga çdo sulm i mëtejshëm me raketa balistike nga Irani. Është pjesë e rregullimeve më të gjera që ushtria amerikane ka bërë muajt e fundit, për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët nga sulmet e Iranit dhe milicive të lidhura me Iranin.”

Njoftimi i së dielës shënon sistemin e tretë THAAD që do të vendoset në rajon. Pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Joe Biden autorizoi vendosjen e një baterie THAAD në rajon. Në vitin 2019, SHBA vendosi një bateri THAAD në Izrael në vitin 2019 për stërvitje dhe një stërvitje të integruar të mbrojtjes ajrore, tha Pentagoni.

Motoristi që vdiq në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ është djali i doktorit të njohur

Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Burimet e Indeksonline kanë mësuar se personi që ka ndërruar jetë është Andi Murati, djali i doktorit të njohur në Pejë, dr.Sheka.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ku njoftoi se mjekët kujdestarë e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi në vendin e ngjarjes.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, Ka thënë Hoxha.

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një person ka gjetur vdekjen, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali bëhet fjalë për të riun Andi Murati nga Peja, i cili sipas miqve ka qenë i apasionuar pas motoçikletave.

Murati me profesion ka qenë mjek.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, teksa shtoi se ishte një vetaksident me motor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në Autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetëaksident trafiku me Motor”.

“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dalë ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.

Rrahja brutale e Rakiq, zbulohen arsyet dhe nga kush u rrah

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, në veri të Mitrovicës.

Bogdanoviq përmes një deklarate ka thënë se është informuar nga miqtë e tij se Rakiq është sulmuar nga anëtarët e organizatës “Brigada e Veriut”.

Sipas tij, ky sulm lidhet me borxhet e mëdha financiare që Rakiq ka ndaj liderit të kësaj organizate, Milan Radoiçiq.

“Sa për mua, le ta shfarosin njëri-tjetrin deri në fund,” ka thënë Bogdanoviq në reagimin e tij.

Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu në një postim në “X”, ka shkruar se Rakiq është rrahur nga individë të afërt me të, që përfshijnë kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin.

Musliu tutje thekson se Rakiq është trajtuar fshehtas pas incidentit, duke u munduar të mbahet larg vëmendjes publike.

“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe.  Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

Telegrafi, përkundër tentimeve për të konfirmuar rastin nga Policia e Kosovës, nuk ka mundur të marrë përgjigje.

“Nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë, së paku ne nuk kemi ankesa”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani./Telegrafi/

 

Publikohen fotot nga aksidenti me fatalitet në autostradë

Një person ka vdekur në një vetaksident pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovës personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar se vdekja e drejtuesit të motorit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

 

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha.

Alaudin Hamiti jep detaje pse Liberta dhe Yllka nuk janë më pjesë e formatit Big Brother VIP

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, u ka dhënë fund thashethemeve, duke konfirmuar largimin e bashkëshortes së tij, Yllka Sedllari – Hamitit, nga projekti i Big Brother VIP Kosova.

Veç saj, Hamiti, ka konfirmuar se edhe moderatorja e njohur Liberta Spahiu, nuk është më pjesë e edicionit të tretë të këtij spektakti, dhe sipas tij, vendimi ishte marrë që gjatë sezonit të dytë, por kjo nuk ishte bërë publike deri tani.

”Gjatë edicionit të kaluar, Yllka dhe Liberta e bënë të qartë që ai do të ishte edicioni i fundit për to”, tha Hamiti, duke shtuar se ky vendim ishte i njohur vetëm brenda qarqeve të ngushta.

Hamiti shpjegoi se Yllka ka një qasje të veçantë ndaj publikut dhe vëmendjes mediatike, prandaj edhe kanë lindur thashetheme të shumta.

”Yllka nuk është person që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes ose të dalë në media. Ajo e do punën dhe e kryen me përkushtim, por nuk e tërheq drita e televizionit”, tha ai, duke theksuar se gjatë dy edicioneve të kaluara, ajo nuk ka bërë asnjë paraqitje publike apo intervistë dhe nuk ka ndarë asnjë foto nga aktivitetet e saj në Big Brother VIP Kosova.

Duke folur për kontributin e Yllkës dhe Libertës në spektakël, Hamiti theksoi se ato kanë ndihmuar në vendosjen e programit në një rrugë të qëndrueshme.