div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i UÇK-së Agron Bobaj.

Varrimi i 48-vjeçarit bëhet nesër (e mërkurë), në varrezat e fshatit Korishë të Prizrenit, në ora 14:00.

Njoftimi u dha nga sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prizren, Isa Berisha.

“Prehu në paqe veteran i UÇK- së”, shkroi ai mes tjerash në njoftimin e ndarë përmes një postimi në Facebook.

Namazi i xhenazes falet në xhaminë e fshatit Korishë.

Gazetari i njohur paralajmëron përgjime tjera: Deputeti Muja ka folur me Radojçiqin, i ka thënë ‘vëlla’

Gazetari Baton Haxhiu, në një shkrim autorial të publikuar, ka thënë se deputeti i VV-së, Armend Muja, ka pasur komunikim në telefon me Milan Radoiçiq.

Ai ka thënë se Muja i është drejtuar Radoiçiqit me “brate”.

Më poshtë shkrimi i Baton Haxhiut:

 

 

Komunikimi mes Armend Mujës dhe Milan Radojčićit:

Në një bisedë telefonike mbi katër minuta, Armend Muja, deputet i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i drejtohet kriminelit të njohur Milan Radojčić me përshëndetjen vëllazërore “brate”. Radojčić, në kthim, përgjigjet me të njëjtën ngrohtësi: “hajde hajde brate”.

Në këtë bisedë, Muja përpiqet ta bindë Radojčićin të ndërmarrë hapa për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke i theksuar se qeveria e Kosovës po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje. Përmes kësaj përpjekjeje, Muja e trajton Radojčićin si një faktor vendimtar në zgjidhjen e krizës politike.

 

 

Skandali arrin përmasa më të mëdha kur vetë Radojčić, përmend autostradën e veriut dhe rëndësinë e përfshirjes së tij në proceset e prokurimit si një ndër kushtet për kthimin e serbëve në institucione. Në vend që ta refuzojë ose ta kundërshtojë këtë kërkesë të papërshtatshme, Muja vazhdon të komunikojë pa asnjë hezitim.

Ajo që e bën këtë komunikim edhe më tronditës është momenti kur Radojčić, në një shenjë ironie dhe sfide, fillon t’i flasë deputetit Muja në gjuhën shqipe, ndërsa Muja, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj kriminelit, i përgjigjet në gjuhën serbe.

 

 

Ky komunikim është më shumë sesa një moment i rëndomtë politik. Ai zbulon një raport të dyshimtë midis një deputeti të Kosovës dhe një krimineli të sanksionuar, i cili ka luajtur një rol kyç në destabilizimin e rajonit dhe sabotimin e institucioneve të Kosovës. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballet Armend Muja dhe gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre publike.

Kjo nuk është 99% e vërtetë – është 100% e vërtetë.

 

 

 

“Dridhet Fadil Vokrri”, Kosova shënon edhe golin e tretë

Kosova po e shkatërron Qipron në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” po avansojnë ndaj Qipros me shifrat prej 3-0, transmeton “Gazeta Imazhi”.

Emir Sahiti është golashënuesi i golit të tretë.

Sahiti e shënoi golin e parë me fanellën e Kosovës në pesë ndeshje me fanellën dardane.

SHIKO EDHE:

Sot Kosova pret Qipron, ky kanal e transmeton ndeshjën

 

 

 

Trump pyetët nëse ka kontake me Putinin, bën veprimin e papritur

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është shmangur pyetjes nëse ka folur me Vladimir Putin që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

“Nëse e bëja, do të ishte e zgjuar”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të një gazetari të Bloomberg News në Klubin Ekonomik të Çikagos.

Gazetari i Washington Post, Bob Woodward, në librin e tij të ri të titulluar “Lufta”, argumenton se Trump ka komunikuar me Putinin disa herë në vitet e fundit.

Kosovës po i’a don sot, shënon përsëri me një gol të bukur

Kosova po avanson 2-0 ndaj Qipros.

Golin e epërsisë së dyfishtë për “Dardanët” e shënoi Ermal Krasniqi, shkruan “Gazeta Express”.

Krasniqi shënoi me të parën, me një goditje mjaft të saktë.

SHIKO EDHE:

Kosovë-Qipro/ Këtu mund ta ndiqni ndeshjen

Goditje e bujshme nga ekipi shqiptar, firmosin me ish-lojtarin e Manchester United

 

Tërmet i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 19:54.

 

 

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 kilometra në juglindje të Lindos me një thellësi fokale 15 kilometra.

SHIKO EDHE :

11 tërmete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në…

Tërmet në Serbi, dridhjet dëgjohen edhe në Kosovë

Goditje e bujshme nga ekipi shqiptar, firmosin me ish-lojtarin e Manchester United
Frederic Veseli është futbollisti më i ri i Egnatias.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.

Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, shkruan Egnatia në postimin në rrjetet sociale.

Veseli është rritur në akademinë e Manchester City-t dhe më pas ka kaluar për t’u formuar te Manchester United. Më pas ai ka luajtur për disa klube në Angli, Zvicër e Itali, teksa skuadra e tij e fundit ishte  Karagümrük.

Tashmë te Egnatia ai vjen si lojtar i lirë, një goditje e bujshme kjo nga kampionët e Shqipërisë, të cilët i kanë shtuar më shumë kualitet dhe eksperiencë ekipit të tyre.

FOTO/ U përjashtua nga Lojërat Olimpike për shkak të tatuazhit në vendin intim, Luana lë notin dhe bëhet pjesë e…

Luana Alonso u kthye në një nga sportistet më të komentuara në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ajo u përjashtua nga ky kompeticion nga vetë ekipi paraguaian, kjo pasi provokonte shpesh me tatuazhin olimpik në vendin intim dhe gjithashtu largohej nga kampi i skuadrës për të vizituar kryeqytetin francez.

20-vjeçarja duket se tashmë e ka mbyllur me notin dhe i është futur një tjetër rruge në jetën e saj, shkruan Gazeta Imazhi.

Ajo ka hapur llogarinë e saj OnlyFans, duke u ofruar fansave përmbajtje ekskluzive në faqe.

Ish-notarja tashmë krenohet me 1.1 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e saj tani mund të abonohen në përmbajtjen e saj OnlyFans për 35 dollarë në muaj.

Në platformë, biografia e Alonso-s shkruan: “Ish-notari juaj i preferuar. Premtoj se nuk do të pendoheni për këtë. Do të argëtohemi shumë së bashku (në mesazhe)”.

 

SHIKO EDHE:

Gjyqtares turke i hidhen videot intime në rrjetet sociale, suspendohet përjetësisht nga futbolli

I riu që tentoi ti jepte fund jetës është vëllai i ish banores së ‘Big Brother’

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në ‘Qytet Studenti’ ku një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit paraditen e kësaj të marte.

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.

Burime për VoxNews thanë se punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kaderi në siklet kur pyetet për Lumbardhin, bën reagimin e papritur – Ky është reagimi i saj

Kader Kicaj së fundmi ishte e pranishme në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.

Me një fustan të zi, Kaderi shkëlqeu duke marrë vëmendjen e musafirëve.

Së fundmi ajo u përfol shumë për ndarjen nga Lumbardhi, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova.

E në dasmën e Adrit dhe Ilirianës gazetari nga “Artistët Shqiptarë” e ngacmoi Kaderin per Lumbardhin duke e vënë në siklet.

Përgjigjen dhe reagimin e saj kundrejt pyetjeve lidhur me Lumbardhin i shihni në videon më poshtë.