Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes panelistëve po diskutohen zhvillimet e fundit në vend, duke pëfshirë përgjimet e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, mesazhet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK’ut Nagip Krasniqi si dhe mesazhet e sotme të publikura mes Kusari-Lila dhe Igor Simiqit.
Gazetari Parim Olluri ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti ironizonte me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit, kur kishte kërkuar rritjen e pagave për mësimdhënësit i kishte thënë ‘Më ndihmo si vëlla’.
Këtë kujtim, Olluri e bëri sot, kur u publikuan bisedat mes Kusari-Lila dhe Simiqin, të cilin e quajti ‘vëlla’.
“Janë disa probleme në komunikimin mes tyre, duke nisur prej takimit të Kurit që bohet me aminin e Raddojiqit. Na i dim deklaratat e tij publike qe nuk takohet me njerëz të listës Srpska. Ai vet I ka quajtur çetnikë deputetët e Listës Serbe kur ka qenë në opozitë edhe ka premtu që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me çetnikët e Listës Srpska dhe tash i pranon në takim, në zyrën e Kryeministrit.
Kusari Lila e quan vëlla Simiqin, dhe tash vëllain e saj ia mundëson me pas një takim me Kurtin. Neve na kujtohet qfarë ofendimi ka bo zoti Kurti Rrahman Jasharajt kur kërkonte ndihmë për rritjen e pagave të mësimdhënësve, ironizonte se si Jasharaj i thoshte ‘Më ndihmo si vëlla’. Kur ka interes Kurti e sheh si vëlla edhe Simiqin edhe Radojçiqin”.
Ndërsa, aktivistja Zana Avdiu thotë se me gjithë këtë komunikim, VV’në do ta quajnë tradhtarë.
“Këto mesazhe gjithë ky komunikim e shpërfaq më së miri vetëm fytyrën e VV’së. Qytetarët duhet me kuptu secili që vjen në pushtet duhet të bashkëpunoj me Listën Serbe, me serbët e Kosovës sigurisht jo me terroristët, dhe nuk është tradhtar. Edhe tash na kemi me I quajt tradhtarë, sepse ata (VV) e kanë ngrit këtë diskurs, e kanë kriju këtë atmosferë, këtë klimë dhe nën klimën e tyre këta janë tradhtar”, tha ajo.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thyer heshtjen një javë pasi u publikua audio-incizimi në të cilin dëgjohet duke komunikuar me terroristin Milan Radoiçiq dhe duke u koordinuar për votimin e ligjit për pagën minimale.
Kusari-Lila e ka pranuar se biseda në zyrën e saj nëpërmjet telefonit ka qenë e plotë teksa ka thënë se nuk e ka kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar gjatë vitit të kaluar.
“Në vitin e kaluar, i ka 15 muaj që ka filluar saga e të ashtuquajturës diskutim me Listën Serbe. Kur ka filluar publikimi i tyre kanë qenë 13 muajsh prej përfundimit të komunikimit me ta. Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar, ka qenë evidente që në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë”, ka thënë Kusari-Lila.
“Në momentin kur u publikua më 1 qershor e ka pasur vetëm një përshëndetje dhe synonte të hudhte poshtë faktin që unë e kam deklaruar se ka qenë vetëm një bisedë që e ka përçuar Simiq nëpërmjet interfonit, ndërkaq biseda që është publikuar ka pasur elemente të bisedës telefonike, do të thotë jo e njëjta, aty kam pasur dyshimin e parë se ajo është e manipuluar”, tha Kusari-Lila në KTV.
“Biseda që ka ndodhur në zyrë është këputur është ngjitur sipas dëshirës, dmth sipas objektivit që ka pasur portali për ta prezantuar temën në fjalë. Biseda në zyrën time bëhet pas votimit. Ky votim ka ndodhur më 14 qershor të vitit 2022”, ka thënë ajo.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ajo çfarë po publikohet në media, ka qenë paralajmërim i LDK-së qysh më herët.
Haziri thotë se, u vërtetua që përveç shkrimeve që Mihali i bën për deputetër, kjo e fundit vendosë edhe kur “me ua marrë dritën popullit”.
“Muaj më parë kam paralajmëruar se nuk kemi parë asgjë dhe se në vazhdim do të shokohen “besimtarët” politikë të Kurtit.Tash kanë dalë në publik mesazhet dhe urdhërat e koordinuara të shoqes Mihali të VV-së, e cila jo vetëm që po kontrollon përmes shkrimit të fjalimeve të deputetëve të kësaj partie dhe po vendos se kur t’i bëjnë publike ato, por po vendos edhe kur t’ua marrë dritën popullit dhe kur t’ia lërë në terr”, tha Haziri.
Haziri tutje paralajmëron se ata që i besojnë Kurtit verbërisht, nuk kanë parë akoma asgjë, pasi sipas tij, javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë tronditës.
Haziri thotë se, do të dalin fakte që Kurti, të deleguarit e tij, me direktiva të Dejona Mihalit kanë futur duart në “magjen e popullit” dhe në “pasulin e ushtarit”.
“Unë përsëri po e them: “Besimtarët” politikë të Kurtit nuk kanë parë akoma asgjë dhe do të tronditen javët dhe muajt e ardhshëm se kujt i kanë dhënë besim.
Do të zbardhen deri në detaje se si të deleguarit e Kurtit, me direktiva të shoqes rekrutuese e kontrolluese, i futën duart në magjen e popullit dhe në pasulin e ushtarëve, duke ia vjedhur dritën qytetarëve të Republikës së Kosovës. Lavdi ju qoftë marria!”, tha Haziri për GazetaBlic.
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit.
“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.
“Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet”.
“Situata është e përmirësuar dhe normale, nuk ka asnjë problem – ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale, sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.
Kampionatet gjermane të amatorëve të grupmoshës U22 nisin të mërkurën në Eisenhüttenstadt pranë Frankfurt (Oder). Atleti i BSV-së, Arianit Krasniqi, synon të mbrojë titullin e tij si kampion i dyfishtë gjerman në kategoritë U18 dhe U19.
Boksieri i peshave të rënda, vëllai i kampionit WBO Interkontinental, Ardian Krasniqi, është shpallur kampion i Gjermanisë në kategorinë e peshave të rënda dy herë gjatë viteve të fundit. Tani, shpresa e madhe e BSV Rottweil dhe përfaqësuesi kryesor i klubit, do të marrë pjesë për herë të parë në grupmoshën më të vjetër. Me 20 vite, Arianit Krasniqi ka arritur tashmë suksese të mëdha në arenën e amatorëve. Në vitin 2022, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian të Amatorëve në Sofje, Bullgari, dhe arriti vendin e katërt.
Ai konsiderohet një nga talentet më të mëdha në Gjermani dhe ëndërron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2026 në Los Anxhelos. Një fitore për Krasniqin do të ishte një hap i rëndësishëm për t’u kualifikuar për një pjesëmarrje të mundshme në Lojërat Olimpike 2026 në Los Anxhelos (SHBA) përmes kampionatit gjerman.
Arianiti, i lindur në Rottweil, stërvitet nga babai i tij dhe trajneri lokal Agim Krasniqi. Gjithashtu, ai ka fituar përvoja të vlefshme në kampin stërvitor të vëllait të tij, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për titull më 28 shtator. Të gjitha treguesit flasin për faktin që Krasniqi ka shanse të mëdha për të sjellë titullin përsëri në Rottweil. Një titull i tretë radhazi do të ishte një sukses i madh për BSV Rottweil.
Rottweileri i fundit që fitoi një kampionat gjerman ishte xhaxhai i tij, legjenda e boksit Luan Krasniqi, i cili fitoi titullin e tij të dytë gjerman në Duisburg në vitin 1995. 26 vite më vonë, në vitin 2021, Arianiti ndoqi gjurmët e xhaxhait të tij të famshëm dhe fitoi titullin e tij të parë gjerman në të njëjtën kategori peshash.
Më pas ai siguroi edhe një tjetër titull kampioni dhe një herë titullin e nënkampionit. Që nga e mërkura, Arianit Krasniqi do të luftojë përsëri për kurorën e kampionit gjerman në Eisenhüttenstadt, këtë herë me nëntë kundërshtarë.
Të paktën 29 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës mëngjesin e së martës.
Forcat izraelite shënjestruan disa zona duke përfshirë Khan Youni, kampin Nuseirat dhe kampin Jabalia. Gjatë vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë më shumë se 42,000 palestinezë në Gaza dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh.
Sulmi izraelit në Gaza ka komplikuar një krizë humanitare, me mungesa të rënda të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve mjekësore për shkak të një bllokade të zgjatur.
Përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe për të siguruar një shkëmbim të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar për shkak të refuzimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të rënë dakord për një ndërprerje të armiqësive.
Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023.
“Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra, rruga “Luan Haradinaj” pa nr, Prishtinë për nënshkrimin e kontratës sipas orarit në listën e poshtëshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.