div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Renditja e re e FIFA-s, ja ku pozicionohen Kosova dhe Shqipëria

Triumfi ndaj Gjeorgjisë ka bërë që Shqipëria të përmirësojë dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Edhe pse përditësimi zyrtar do të publikohet me 24 Tetor, sipas përllogaritjeve, të besuarit e Sylvinhos janë ngjitur në vendin e 65-të, nga vendi i 67-të që ishin më parë.

Ndeshjet e radhës për kombëtaren tonë, janë ato ndaj Çekisë dhe Ukrainës, në nëntor.

 

 

Ashtu siç pritej, Kosova pas paraqitjeve tejet pozitive ndaj Lituanisë dhe Qipros, ka fituar 3 pozicione.

Më saktësisht, “dardanët” janë ngjitur nga vendi i 104-t në vendin e 101-të.

Gold Ag me projekt të ri, i dedikon këngë një përsoni të veçantë për të

Këngëtari Gold Ag ka ardhur me një projekt të ri për të gjithë adhuruesit e tij.

Ai së bashku me kënëgëtarën tjetër Donjeta Morina sapo kanë publikuar këngën e re.

Kjo këngë vjen në formë dedikimi për një përson të veçantë për këngëtarin.‘’Nënë’’ quhet kënga më e re e sjellur në bashkëpunim midis Gold Ag dhe Donjeta Morinë.

Kënga është mirëpritur nga fansat e këngëtarëve në fjalë

Taulant Dajaku komentohet në Facebook me nënën e Zhegrovës

“Messiah i futbollit të Kosovës”, ishte përshkrimi i Taulant Dajakut në një postim për futbollistin Edon Zhegrova.

E analistit të emisionit sportiv “Favorit”, i komentoi nëna e Edonit, Sanije Rexhepi Zhegrova, shkruan Gazeta Express.

“Meriton një medalje shtetërore që ke rritë një djalë magjik zonja Sanije. Admirim për ju”, ia ktheu Dajaku.

“Faleminderit shumë, respekt”, ishte replika e nënës së Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova është futbollisti më në formë i kombëtares së Kosovës, teksa me Lille po tregohet thjesht spektakolar. /Gazeta Express/

Mimoza Kusari Lila sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, sot feston ditëlindjen.

Ajo është një nga politikanet më të komentuara në vend, e sidomos kohët e fundit me përgjimet me Simiqin.

Mimoza ka mbushut sot 49 vite jetë.

Ndërsa mori urime të shumta, nga miq, familjarë e simpatizantë të saj, derisa më të veçantin e morri nga Kryeministri Kurti me një buqetë me lule, shkruan Gazeta Imazhi.

Xhuli tregon se cili do të jetë roli i saj në BBVK 3

Kanë mbetur veç edhe dy ditë deri në fillimin e spektaklit më gjigand në shqiptari, Big Brother VIP Kosova 3.

Të premten, më 18 tetor sytë do të jenë kah platforma më e madhe televizive në vend, Artmotion dhe Klan Kosova.

Xhuliana Nura, finalistja e edicionit të parë të BBVK-së tregoi rreth rrugëtimit të saj në këtë garë.

Po ashtu ajo drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesin në Klan foli edhe rreth angazhimit të saj në edicionit e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Se cili do të jetë ky rol, e kuptoni në videon e bashkëngjitur më poshtë:

 

Më afër Tokës se çdo natë të vitit, ja kur Superhëna do të ndriçojë qiellin

“Hëna e gjuetarit” të tetorit, superhëna e tretë e vitit 2024, do të lindë më vonë këtë javë.

Siç raportohet, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka – më e afërta këtë vit.

Kjo e bën “Hënën e gjuetarit” të këtij viti një hënë të plotë, të quajtur ndryshe si Superhëna.

Bëhet e ditur se Superhëna duket rreth 30% më e ndritshme dhe gati 15% më e madhe se një hënë e plotë në pikën e saj më të largët nga Toka.

Zyrtarisht, ajo do të bëhet e plotë, më 17 tetor, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa hëna ngrihet, ajo do të jetë rreth gjysmës së rrugës midis Saturnit dhe Jupiterit. Tri netë më vonë, më 20 tetor, hëna do të lindë me Jupiterin.

Emri më i popullarizuar për hënën e plotë të tetorit është “Hëna e gjuetarit”, sepse pamja e saj dikur ishte një sinjal për gjuetarët që të përgatiteshin për dimrin e ardhshëm.

“Hëna e gjuetarit” do të jetë gjithashtu hëna e parë e plotë e vjeshtës këtë vit.

Hëna tjetër e plotë do të ndodhë, më 15 nëntor dhe do të jetë e fundit për vitin 2024.

Grabovci viziton ish-krerët e UÇK’së: Bëhuni gati…

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar sot krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Grabovci ka thënë pas vizitës se ndihet krenarë për konsistencën e shokëve të tij.

“Krenar pafund, me konsistencën dhe lavdinë e shokëve të mi.”- u shpreh ai.

Postimi i plotë: 

Nga këtu, veç i fortë e i mërzitur largohesh!

Krenar pafund, me konsistencën dhe lavdinë e shokëve të mi.

Te fala nga Haga!
Bëhuni gati!

Bisedat e Mihalit dhe Krasniqit, ja çfarë kishte ndodhur në ditën kur “koordinatorja e VV” kishte kërkuar të mos ketë reduktime

Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihali kanë zgjedhur heshtjen për bisedat që iu publikuan, e për të cilat u intervistua javë më parë nga Prokuroria Speciale. Gazeta Express ka provuar të marrë një deklaratë nga i njëjti, por ish-kryeshefi i KEK s’është deklaruar. Reagim s’ka bërë as Mihali. Në këto biseda shihet se Mihali vendoste kur duhet të ketë rrymë, e ia “redaktonte” edhe komunikatat që Krasniqi lëshonte si Kryeshef i KEK. I kërkonte llogari edhe për raportimet e mediave.

Gazeta Express

 

Para më shumë se tri javësh, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim. Nga kjo prokurori kishin deklaruar se ajo u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori ka në hetim, derisa vetë Mihali tha se ishte për intervistim “për të ndihmuar prokurorin në zbardhjen e së vërtetës”.

Atë ditë, mediat raportuan se arsyeja e intervistimit ishin disa komunikime që ajo kishte bërë me ish-Kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë, e të cilat ishin gjetur në telefonin e tij.

Përmbajtja e këtyre bisedave tashmë është bërë publike nga mediat. Në bisedat e publikuara, shihet se Mihali e udhëzon dhe urdhëron vazhdimisht si të veprojë Krasniqin, ndonjëherë ia redakton edhe komunikatat apo ndërhynë në përgjigjet që ai kthente, e madje edhe i kërkonte llogari.

Në një prej bisedave, Mihali merret me çështjen e furnizimit me rrymë, ku i thotë që në dy ditë të caktuara të mos ketë reduktime fare.

“Thirre Ergysin…Sot dhe nesër jetike mos të ketë reduktime fare”, është një prej bisedave.

Personi që i referohet Mihali e i thotë ta kontaktojë Krasniqi duket se është ish-Kryeshefi i Korporatës Elektronergjetike Shqiptare, Ergys Verdho, i cili kishte ushtruar pozitën e Kryeshefit deri në janar të këtij viti, kur kishte dhënë dorëheqje.

Biseda duket se është e gushtit të vitit 2022, kur kishin filluar reduktimet.

Më 14 gusht të vitit 2022, KEDS kishte njoftuar se nga 15 gushti do të fillohej me reduktime, 6 orë me rrymë dhe 2 orë kufizime.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 08:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumatorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhej në njoftimin që kishte lëshuar atëherë nga KEDS.

E telefonata me Verdhon duket se kishte kryer punë, meqë pikërisht ditën kur kishin filluar reduktimet, Ministria e Ekonomisë kishte njoftuar se ishte kthyer furnizimi i rregullt me energji falë bashkëpunimit me Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës  (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”, thuhej në njoftimin që kishte lëshuar Ministria e Ekonomisë më 15 gusht të vitit 2022.

Përveç punës së reduktimeve, Mihali kishte komunikuar me Krasniqin skandalin energjetik, ku raportohej se ishte përfshirë edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj,

Në këtë bisedë, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

Krasniqi ia kthen “pak a shumë është i vërtetë”, duke iu referuar këtij raportimi.

Për këto biseda dhe të tjera që janë publikuar, Gazeta Express ka provuar të marrë një deklaratë nga Krasniqi, por i njëjti s’është deklaruar. Ndonjë reagim nuk ka bërë as Mihali.

Pas publikimit të këtyre bisedave, pasuan reagimet. Lidhja Demokratike e Kosovës doli në konferencë për media dhe kërkoi hetim për mafinë energjetike.

“Jo shumë kohë më parë, VV i cilësonte reagimet tona në lidhje me këtë çeshtje si të pavërteta. Por, sot e pamë në mesazhet e publikuara që qysh atëherë këta vet e kishin pranuar këtë korrupsion. A mund sot të besojë dikush se kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po ndodhë perreth tij? Po shihet qartë se diçka e tillë po bëhet çdo ditë më veshtirë e besueshme”, përfundoi Azemi.

Azemi deklaroi se LDK i mbështet organet e Drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe se do ta vazhdojnë angazhimin partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se bisedat konfirmojnë përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë.

“PDK ka qenë këmbëngulëse në themelimin e Komisionit Hetimor për aferat korruptive në fushën e energjisë. Publikimi i komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqi konfirmon dhe vërteton të gjitha dyshimet tona që i kemi ngritur gati tre vite më parë. Sot të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Çitaku.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar duke thënë se kur vendimet formale merren nga struktura joformale, sistemi demokratike kollapson.

“Politbyroja e LVV-së është mbi shtetin dhe institucionet. Lideri i saj, përmes instrumenteve parapolitke e ka vënë shtetin në rrezik. Kur vendimet formale merren nga struktura joformale nëpërmes lidhjeve të shkurtëra, sistemi demokratik kollapson!”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, nga ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti.

Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK’un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

“Duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar respektivisht Kryeshefit Ekzekutiv në Korporatën Energjetike të Kosovës, shfrytëzon detyrën zyrtare me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” – HSE nga Sllovenia t’ia mundësoi tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës…ashtu që me dashje aprovon blerjet, nënshkruan kontrata dhe autorizon nënshkrimin e tyre si dhe konfirmon vazhdimin e tregtimit me operatorin në fjalë, ani pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej energji elektrike me këtë operator derisa ai nuk licencohej apo nuk i njihej licenca nga Zyra e Rregullatorit për Energji, me ç’rast të njëjtit i mundësohet përfitimi pasuror dhe shmangia nga pagesat tatimore në Republikën e Kosovës apo në vlerë prej 531.920.79 euro, dëmtimin apo diskriminimin e operatorëve ekonomikë konkurrent që operonin në tregun e Kosovës e që ishin të licencuar dhe i nënshtroheshin obligimeve tatimore si shkaktimin e dëmit material Korporatës Energjetike të Kosovës në shkallë të madhe apo në vlerë prej 3,229,905.00 euro”, thuhet në aktakuzë.

Rrëzohet avioni luftarak amerikan

Marina e SHBA-së po kërkonte të mërkurën për dy pilotë, avioni i të cilëve u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor rutinë, raporton AP.

Avioni EA-18G Growler nga skuadron e sulmeve elektronike u rrëzua në lindje të malit Rainier rreth orës 3:23 pasdite të martën, sipas Stacionit Ajror Detar të Ishullit Whidbey. Ekipet e kërkimit, duke përfshirë një helikopter MH-60S të Marinës së ShBA-së, u nisën nga ishulli NAS Whidbey në përpjekje për të gjetur ekuipazhin dhe për të ekzaminuar vendin e rrëzimit.

Marina nuk ka thënë nëse dy anëtarët e ekuipazhit arritën të tërhiqeshin përpara rrëzimit. Shkaku i rrëzimit mbetet nën hetim.

Xhaka për humbjen nga Serbia: Nuk munda të flija…

Në një intervistë për mediumin RTS në Zvicër, Xhaka ka folur për paraqitjet zhgënjyese të kombëtares së tij në ndeshjet e fundit.

Xhaka pranoi se kishte fjetur pak pas paraqitjes në Serbi, e cila rezultoi në humbjen 2-0.

“Do të jem i sinqertë me ju, nuk munda të flija deri në tetë të mëngjesit…”, tha Xhaka.

“Ishte një lojë shumë emocionale, në çdo rast unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është një humbje… Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo”, shtoi Xhaka, duke pranuar se edhe ndeshjen ndaj Serbisë e ka analizuar vetë.

Edhe pse Zvicra arriti të marrë një pikë në Kopenhagë, shanset e saj për të vazhduar garën në Ligën e Kombeve janë minimale. Serbia ka katër pikë, Danimarka shtatë, ndërsa Spanja është në krye me dhjetë pikë.

Megjithatë, për shkak të renditjes së lartë në FIFA, Zvicra do të jetë në vazon e parë për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës, duke i dhënë asaj një shans për të kaluar në skenën më të madhe të futbollit botëror.