Ditën e sotme, diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, ka ditëlindje.
Ky përvjetor nuk është aspak i zakonshëm për të pasi mbush plot 50 vite jetë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.
Postimi i saj:
50 vjeç sot!
Një gjysmë shekulli!
Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime.
Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.
50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri .
Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.
Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj.
Nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona.
Brenda katër viteve janë hapur katër konkurse për pranimin e ushtarëve dhe katër të tjerë për pranimin e kadetëve, e në secilin prej këtyre konkurseve është shfaqur interesim i lartë i të rinjve për aplikim.
Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kësisoj pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së.
Ushtria e Kosovës po rritet në numër, po konsolidohet me kapacitete profesionale dhe sisteme më moderne të armatimit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti rreth orës 15:00 është parë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar me ekip, njëra e cila dhe po mbante një buqetë lulesh.
Ato lule ishin të destinuar për Mimoza Kusari-Lila, shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, subjektit që ai drejton, e që e cila sot e gëzon ditëlindjen.
Raporto24 ka pyetur kryeministrin i cili është përgjigur shkurt me “PO”, lulet ishin të destinuara për shefen e GP të LVV-së.
Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi.
Kësaj oferte, ai iu përgjigj:
“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”
E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.
Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?
Edea: Po!
Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se kanë thirrur një debat të jashtëzakonshëm për të diskutuar për temën e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë. Ai vlerësoi se ky është një super-skandal i qeverisë.
Tahiri shtroi disa pyetje lidhur me këtë çështje.
“Sot jemi mbledhur në Kuvend si deputetë nënshkrues të kërkesë për një debat të jashtëzakonshme në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin qëllim që ta zbardhim një skandal dhe super skandal i cili është i shumti në këto vite e që është në interes të publikut dhe qytetarëve dhe zbatimit të ligjit që të diskutohen disa çështje që janë krucuale në këtë temë. E para cila është metoda e vendimmarrjes në këtë qeveri? Cili është ndikimi i strukturave joformale , parapolitike në të gjithë vendimmarrjen me paratë publike? Cili është ndikimi i politbyrosë së VV-së, në shpërndarjen e buxhetit të Kosovës dhe të zbardhet dhe të shpërfytyrohen njëherë e përgjithmonë niveli më i lartë korruptiv në historinë e Kosovës që ka ndodhur”.
Ai foli edhe për mesazhet që janë publikuar në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Struktura joformale që nuk kanë asnjë rol në Qeveri të Kosovës, nuk kanë funksione publike, sot vendosin për paratë e taksapaguesve të Kosovës. A kuptoni që përmes një pazari negocimi mundohet që paraja publike dhe korrupsioni të instalohet si e mirë publike. A kuptoni që të gjitha veprimet e njëpasnjëshme që ne i kemi diskutu këtu janë duke shpërfaqë dy konkluzione: kjo qeveri ka ardh në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka dhënë platformë politike vetëm për me marrë besimin, e atë besim mos me e kthy në të mirë publike të shtetit por me e kthy në të mirë partiake të njerëzve që nuk kanë funksione sikurse që është koordinatorja e VV-së. Ka një aktakuzë që thotë bardhë edhe zi, për një temë që do të duhej të ishte temë e diskutimit në qeveri e joi e diskutimit në zyre e në kafe. A e kuptoni që Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale edhe kur duhet me u ndal rryme, e kur duhet me u lëshu rryma”, tha ai.
Tutje ai tha se kjo Qeveri do të ikë më 9 shkurt.
“Edhe fëmija në djep e dinë që kur ik dikush është në faj. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë në faj sepse nuk kanë se si e mbrojnë në asnjë rrethanë dhe në asnjë mundësi një skandal korruptiv që shihet se është bardhë e zi. Nuk kanë mundësi me e mbrojte një marre që e ka kapulu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe në fakt vendimmarrjen ka ndodh mu me ndihmën e tyre. Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, tha ai.
Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar një pjesë të seancës së sotme të jashtëzakonshme që u thirr nga opozita e në të cilën nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje.
Për këtë kanë reaguar deputetët opozitarë, të cilën e ndërprenë seancën në Kuvend për të shkuar para objektit të RTK-së në shenjë proteste dhe mbajtën një konferencë për media.
Ata thanë se kjo është një tendencë e qartë për “të mbytur zërin e deputetit”.
Armend Zemaj nga LDK tha se ky reagim i tyre është thirrje për qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Ne e kemi thënë me kohë që kapja e këtij institucioni e ka qëllimin devalvimin e vlerave në shoqëri dhe mbytjen e demokracisë. Sot është kulmi i pafytyrësisë edhe të asaj pak shprese që dikush mund të frymojë lirshëm në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe të kryejë detyrat dhe autorizimet ligjore. Seanca nuk u transmetua në kanalin zyrtar të RTK-së që nënkupton mbytje të zërit të deputetit, fshehje nga e vërteta, të cilat po ndodhin nga skandalet e shpërfaqura çdo ditë nga aferat korruptive. Ky reagim i joni është thirrje për qytetarët e Kosovës, punëtorët që janë pas nesh, thirrje edhe për atë pak moral që ka mundur të mbesë në sedrën e tyre”.
Ndërkaq, Besnik Tahiri nga AAK kërkoi përgjegjësi të atij që kanë dhënë urdhër për të mos e transmetuar një seancë e që është edhe obligim ligjor i mediumit publik.
“I themeluar nga Kuvendi i Republikës dhe ky institucion i jep llogari deputetëve të Kuvendit. Seancat parlamentare janë detyrë, obligim ligjor e kushtetues, të cilët duhet t’i përmbushë ky institucion mesazhet e përfaqësuesve të popullit. Në një seancë që po trajtohet një super-skandal i kësaj qeverie për fjalimin e kryeministrit që ishte në një konferencë tregon shumë saktë, drejt e shpërfytyron regjimin e Kurtit se duan ta ndalin fjalën, debatin, argumentin dhe të mashtrojnë popullin e të fshehin”.
“Kush e ka dhënë këtë vendim me e ndalë transmetimin e diskutimit në Kuvend. Urdhëruesi që po na ngon në televizor e të tregojë pse e ka ndalë. Nuk ka emër tjetër përveçse tendencë me e mbyt fjalën e lirë”.
RTK gjatë kohës sa po mbahej seanca në Kuvend ka transmetuar konferencën mbi dhunën seksuale në konflikt që u oranizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Në këtë konferencë morën pjesë presidentja Vjosa Osmani e kryeminsitri Albin Kurti.
Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draft Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024 – 2030, që është dokumenti bazë për orientimin e zhvillimit të sektorit në 6 vitet e ardhshme.
Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030. Po ashtu sipas draft Strategjisë Kombëtare të Turizmit parashikohet që deri në vitin e fundit të kësaj periudhe, të regjistrohen rreth 70 milionë netë-qëndrime në të gjitha strukturat akomoduese të vendit duke u dyfishuar krahasuar me nivelin aktual.
Ndërhyrje parashikohet edhe në aspektin e taksave në sektorin e turizmit. Brenda vitit 2030, pritet që të gjitha strukturat akomoduese sezonale të paguajnë 20 euro në vit për çdo krevat të shfrytëzuar nga turistët në fazën fillestare duke vijuar të rritet në 50 euro .
Pavarësisht rritjes së shifrave të turistëve të huaj gjatë viteve të fundit duket se tashmë fokusi i qeverisë do të ndryshojë dhe do të orientohet drejt vizitorëve elitarë.
Në strategjinë e turizmit 2024-2030 parashikohen ndër të tjera masa stimuluese për më shumë investime ndërsa perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si resorte për të shtuar strukturat akomoduese.
Ndër të tjera në vëmendje për zhvillimin e sektorit të turizmit është edhe rritja e cilësisë së shërbimit nëpërmjet arsimit profesional.
Një prej aferave më të mëdha të Qeverisë Kurti, ajo e punësimeve të qindra njerëzve të afërt me partinë në pushtet në KEK, ishte temë diskutimi në mesin e shumë mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.
Në prill të vitit 2022, implikimi i një anëtari të Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala në një rast të një qytetari me emrin Patriot Brahimi, ishte lajm shqetësues për dyshen Mihali – Krasniqi.
Në një nga mesazhet e bisedës të publikuara nga Nacionale, Mihali ia dërgon Krasniqit lajmin ku ‘djali i dëshmorit që kishte konkuruar në KEK’ ishte telefonuar nga Komisioni i KEK-ut’ – i rekomandohej Krasniqit nga Mihali që të mos veprohet kështu.
‘kjo mund të mos jetë e vërtetë por nëse këta vijojnë të flasin me palët në formë jo zyrtare keq e kanë. nuk po e di kush është ky veç nuk kanë pse bëjnë kësi skenash’ – këshillonte Mihali, Krasniqin në mesazh.
Mihalit fillimisht nuk i kujtohet Ylli Shala, por dikur e ‘ftillon’ dhe ia përmbledh në disa fjali ‘CV-në’ e krejt angazhimin e tij jetësor si më poshtë:
“hahahahahaha ky qenka Ylli
Tani po ftillohem për kë bëhet fjale.
Po ky i shkreti është vërtetë klasë punëtore, me uçk, që ka shërbyer në FSK, është kthyer në KEK, djalë minatori në KEK. Hallexhinj.
Gjynah”
Për çka bëhej fjalë?
Në kohën e aferës së punësimeve në KEK, një qytetar që kishte aplikuar për punë aty, kishte folur publikisht në disa televizione nacionale, duke treguar për një thirrje telefonike që kishte marrë nga një anëtar i Komisionit vlerësues në KEK, me emrin Ylli Shala.
“Një zyrtar i KEK-ut më ka thirrë, ma ka lu rolin, kishe po më dhimesh që je djalë i dëshmorit e sene, e dikur më tha a e di pse të kam thirrë, tha se ma ke përmend emrin. I thash po ta kam përmend se ti e ke punësu vëllaun”,do të tregonte qytetari Patriot Brahimi në Debat Plus.
Edhe vetë Shala, do ta jepte versionin e tij lidhur me kritikat e akuzat që i bëheshin atëkohë dhe do të fliste si më poshtë:
“Unë jam një përkrahës i Albin Kurtit”, deklaronte inxhinieri ‘gjynah’ i Dejona Mihalit në Debat Plus. E për akuzat e vëllait të pranuar në punë, ai shprehej:
“Vëllai i im nuk ka qenë në teknik të makinerisë, pyeteni vëllain tim, ai iu kallëxon ma mirë”, deklaronte Ylli Shala.
Inxhinieri ‘gjynah – klasë punëtore– uçk’ Ylli Shala, ishte prezantuar nga Albin Kurti në shtatorin e vitit 2020 si kuadër profesional në çështjen e energjetikës.
Në konkursin për të cilin ankohej ‘djali i dëshmorit’ dhe përfshihej ‘inxhinieri gjynah’, patën aplikuar mbi 4600 qytetarë të Kosovës dhe ishin pranuar 128 persona. Më vonë, do të zbulohej nga mediat se shumica e të pranuarve në atë konkurs, ishin familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet.
Për çështjen e ‘familjarizmit’ – shumica e arsyetimeve të njerëzve të pushtetit, qëndronin rreth një shpjegimi të ngjashëm me fjalimin ‘deliberativ’ të deputetit të VV-së, z.Ardian Gola, mbajtur në Kuvend duke e sqaruar/ arsyetuar/ shpjeguar nepotizmin kështu:
“E, a e di ku dallon nepotizmi si vetëdije prej një koicidence të një lidhje familjare mes dy personave. Saktësisht në metodë. Për shembull, në vetëdijen nepotiste nëse qëllon me qenë profesionist kjo është koicidencë.
Ndërsa në vetëdijen dhe metodën meritokratike, nëse qëllon me pasë lidhje familjare, kjo është koicidencë.
Pra, profesionalizmi është koicidencë te familjarizmi ndërsa profesionalizmi është esencë tek vetëdija meritokratike”, deklaronte Gola në Kuvend, rreth kritikave për nepotizëm në Qeverinë Kurti.
Por, mes fjalimeve që nënkuptonin se ‘nepotizmi me ne e ka në vetvete profesionalizmin’, KEK-u kishte anuluar këtë konkurs dhe Prokuroria kishte filluar hetimet.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë.
Krejt kjo shkaku i disa punimeve teknike të paplanifikuara.
“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të paplanifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla” dhe lagjja Kalabria”, thuhet në njoftimin në Facebook.