div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Paralajmërohet arrestimi i tre ministrave së qeverisë Kurti

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit për abuzim me paranë publike.

Ka thënë se vetëm një ministër ka 1 milion e 700 mijë euro për shpenzime jashtë shtetit.

Haradinaj ka shprehur bindje se tre ministra do të arrestohen dhe nuk po “i merr gjumi”, shkak i veprave të tyre.

“I kanë qindra miliona shpenzime, paga, mëditje, udhëtime jashtë shtetit, turizma poshtë e naltë. Vetmë një ministër i ka 1 milion e 700 mijë shpenzime jashtë shtetit. Nuk e them me emër sepse besoj që ka me u arrestu shpejt e ka me u burgos, jo vetëm për këtë temë, por edhe për shumë tema tjera. Minimum 3-4 minitra janë në hetime, dhe çdo ditë pritet arrestimi i tyre. Jo, një por unë jam i bindur 3. Ata zotëritë e dinë sepse nuk po i merr gjumi natën dhe për shkak të veprave të veta”, ka thënë Haradinaj në t7.

Për ditëlindjen e bashkëshortit, nusja e Labit u dukë si princeshë

Dje, Labinot Gashi, një figurë e njohur në botën e artit dhe televizionit, festoi ditëlindjen e tij të 47-të, një moment i veçantë që përkohet gjithashtu me përvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Qëndresën.

Ky kombinim i dy festave e bën këtë ditë edhe më të veçantë për çiftin, që kanë ndarë shumë momente të paharrueshme gjatë viteve.

Ndërkohë që Labinoti merrte urimet e shumta nga miqtë dhe fansat, bashkëshortja e tij, Qëndresa, e cila gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen, zgjodhi një fustan të jashtëzakonshëm për këtë rast.

Ajo u shfaq me një fustan të zi elegant, i cili kishte disa detaje vezulluese që e bënin atë të duket si një princeshë. Fustani kishte një bisht të gjatë që e theksonte më tej stilin e saj të rafinuar, duke i dhënë asaj një pamje mahnitëse që kapi të gjithë vëmendjen.

Postimi i Qëndresës në rrjetet sociale, ku ajo ndau këto pamje mahnitëse, shpërtheu në një mori komentesh dhe reagimesh pozitive. Një detaj i veçantë ishte se ajo kishte festuar këtë moment të rëndësishëm në një ambient elegant, i cili përputhej me stilin e saj të veçantë dhe shijes për modën.

Megjithatë, mbetet një mister ku u zhvillua kjo festë e veçantë. Pamjet e publikuara përputhen me ditëlindjen, por informacioni për eventin dhe detajet e tjera mbeten të paqarta. Pavarësisht kësaj, dashuria dhe përkushtimi mes Labinotit dhe Qëndresës janë të dukshme, duke reflektuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme, e cila vazhdon të frymëzojë të tjerë.

Kjo ditëlindje nuk është vetëm një ditë për të festuar vitin e kaluar, por gjithashtu një mundësi për të reflektuar mbi të gjitha arritjet dhe sfidat që çifti ka kaluar bashkë. Me një dashuri që rritet çdo ditë, Labinot Gashi dhe Qëndresa vazhdojnë të jenë një shembull i shkëlqyer i bashkëshortëve që gjejnë lumturinë në çdo moment të jetës së tyre.

Shiko foton:

Ky është moti për nesër

Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

Nga pjesë lindore priten intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C.

Vransira e intervale me diell ndërrohen ditën e shtunë, derisa nga pjesë perëndimore të vendit, nuk duhet përjashtuar mundësitë për ndonjë rigë shiu.

Nga dita e diel, në përgjithësi paraqitet situatë më e qëndrueshme, kryesisht me kthjellime e diell.

Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 16C e 19C, derisa minimalet ndërmjet 4C e 8C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

SHIKO EDHE:

Meteorologët paralajmërojnë dimër më të ftohtë se ai i vitit të kaluar

 

 

Çfarë surprize të veçantë i bëri Vesa, Adrit e Ilirianës në dasmë?

Dasma e dy ish banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, Ilirianës dhe Adrit, vijon të mbetet mes ngjarjesh më të komentuara së fundmi.

Prive ishte atje për ta përcjellë nga afër dasmën, ku të ftuar pos miqve e familjarëve, ishin edhe plot personazhe publike e ish banorë të BBVK.

Madje, një nga ish konkurrentet, Vesa Vllasaliu i bëri një surprizë të veçantë çiftit.

 

 

Vesa Vllasaliu  e solli kengetaren Eli Malaj nga Shqiperia duke e djegur atmosferen ne dasme.

LEXO EDHE:

 

Kush është personi që ka “rënë” në dashuri me Albën?! Ja dhurata që i dërgoi

Alba Vukaj që pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip Kosova ka fituar simpati të madhe nga publiku.

Ajo shquhet për bukurinë e saj natyrale, e hiç më pak edhe për kulturen dhe personalitetin që prezantoi përgjatë këtij spektakli, shkruan IndeksOnline.

Ndonëse, shumë persona gëzojnë simpati për të, nuk mungojnë as dhuratat e befasitë e ndryshme për të.

Së fundmi, Alba na ka treguar se në mënyrë anonime ajo ka pranuar një buketë të madhe me lule, derisa e ka falenderuar publikisht.

Por, kush është personi që ka “rënë” në dashuri me Albën, e që dukshëm tregohet kaq i kujdesshëm me të …

 

SHIKO EDHE:

Azemi e Alba habisin me veprimin e tyre në dasmën e Ilirianës dhe Adrit

 

Nushi: Kurti për lëshimet në CEFTA rriti pensionet 20%, për ‘Zajednicën’ ndoshta pagat 100%

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Nol Nushi ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lëshuar pe dhe ka ndryshuar nga ç’do qëndrim që e ka dhënë.

Nushi ka thënë se këtë po e bënë pasi nuk po dëshiron të hyjë në zgjedhje duke u përplasur me ndërkombëtarët.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se me lëshimin që bëri për CEFTA-n rriti pensionet, duke shtruar pyetje se çfarë do të përfitojnë qytetarët kur ta formojë “Zajednicën”.

Kurti nuk po dëshiron të hyjë në zgjedhje duke u përplasë më ndërkombëtarët, kjo ka mi kushtu Kosovës. Paramendoni më hy në zgjedhje i përjashtuar prej CEFTA-s e i izoluar komplet. I bëri do lëshime, me këtë rast përfituan do pensionistë me një rritje prej 20%, nuk e di çka kemi me përfituar kur ta bënë ‘Zajednciën”, me siguri është tu e ruajt rritjen e pagave 100%”, tha Nushi.

“Nuk mund ta këndoj këtë tani”, Rita Ora emocionohet teksa këndon këngën që ka me Liam Payne

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është emocionuar gjatë performancës së këngës “For You” që e ka me këngëtarin që vdiq mbrëmë, Liam Payne.

Performanca është e koncertit në Japoni. Në një moment, Rita shihet duke u kërkuar fansave që ta këndojnë këngën, duke thënë se “nuk mund ta këndoj këtë tani”.

Ajo edhe mbulon fytyrën në një moment.

Gjatë performancës, një fotografi e Liamit dhe Ritës u shfaq në ekranin e madh pas saj.

 

 

Ministri Aliu publikon pamje me dron të rrugës Prishtinë-Podujevë, por kur pritet të përfundoj?

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë.

Aliu për punimet e kësaj rruge tha se ka progres të dukshëm.

Por, ai s’tregoi se kur pritet përfundimi i tyre.

“Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, tha ai.

SHIKO EDHE:

Ja kur pritet të përfundoj rruga Prishtinë-Podujevë

 

Ja kur pritet të përfundoj rruga Prishtinë – Mitrovicë

Dy këngëtare dhe këngëtari i njohur pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’?

Çdo gjë është gati për startimin e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, që nisë nesër mbrëma.

Ky edicion vjen me ndryshime, pasi producenti ekzekutiv dhe opinionistët janë emra të rijnë, por që vijnë nga bota e televizionit.

Siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë është përfolur mjaftë për personazhet që do të bëhen pjesë e kësaj eksperience.

Ndër emrat më të lakuar janë ai i Rovena Stefes, Drenusha Latifit dhe së fundi në qarqe të ngushta ai i Xuxit.

Ky i fundit do të ketë pjesë e kastit

TË NGJASHME:

Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova 3?