div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Njoftim i rëndësishëm nga Policia e Kosovës, nga 1 nëntori…

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale.

Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.

TË NGJASHME:

Nëse i shihni këta persona lajmërojeni menjëherë policinë

 

“I plotësohet ëndërra”, në këtë gjendje ka dashur gjithmon ta shoh Azemi Albën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Sidomos në Instagram, ajo ndan momente të ndryshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi Alba, ka pozuar në një foto sesion me velle.

 

 

Fustanet e nusërisë, po i shkojnë shumë Albës.

Ndryshe, Alba dhe Azemi kane qene me te perfolurit e BBVK-se 2, pasi ky i fundit i kishte shprehur dashurin duke i premtuar se do ta merrte edhe per nuse.

 

 

Shiko foton:

Zbulohet si vdiq këngëtari Liam Payne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtarit të One Direction, Liam Payne.

Siç raporton Daily Mail, këngëtari vdiq menjëherë nga plagët e shumta, duke përfshirë një thyerje të kafkës, kur u rrëzua nga kati i tretë i hotelit.

Payne kishte vdekur në kohën kur personeli i urgjencës mbërriti në vendngjarje.

Nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar yllin 31-vjeçar dhe kreu i shërbimit të urgjencës së Buenos Aires, Alberto Crescenti , konfirmoi se Payne kishte “kafkën e thyer dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekje të menjëhershme”.

“Roli ynë ishte të shkonim atje shpejt, të ofronim ndihmë mjekësore dhe të përpiqeshim ta rikthenim në jetë, por lëndimet e tij ishin aq të rënda sa nuk kishte asnjë mënyrë për ta shpëtuar”, tha Crescenti, sipas Daily Mail.

Paraprakisht u raportua se policia mbërriti në hotel pasi mori një telefonatë urgjente që i informonte për “një burrë agresiv që mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit”.

Stafi i hotelit ka telefonuar në numrin 911, numrin e telefonit të urgjencës. Në njërën ata thanë: “Kemi një mysafir që është çmendur pas drogës dhe po shkatërron gjithçka në dhomën e tij. Ne kemi nevojë që një prej jush të vijë këtu.”

Mimoza Kusari Lila dje festoi ditëlindjen, por ja si dukej ajo në rininë e saj

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, një ditë më parë festoi ditëlindjen e 49-të.

Kjo ditëlindje deputeten për dallim nga vitet paraprake po e zë me një situatë jo të dëshirueshme politike.

Mimoza vite më parë ishte pjesë e revistës Kosovarja, ku disa fotografi tregojnë se si dukej ajo dikur.

Padyshim e bukur dhe shumë elegante si dikur ashtu edhe sot.

Urime, qoftë vit i mbarë për ty Mimoza!

Rita Ora reagon pas vdekjes së Liam Payne

Bota e showbizit ndërkombëtar është tronditur pas vdekjes së ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne.

Ai thuhet se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë i një hoteli në Buenos Aires, raporton Klankosova.tv.

E mërzitur për vdekjen e tij në mesin e qindra artistëve dhe fansave, është edhe Rita Ora. Ajo ndau një fotografi me Payne, të përqafuar.

“Pusho i qetë Liam Payne. Do të kujtohesh gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe fansave”, ka shkruar Ora.

 

Spektakël i vërtetë, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në UEFA Nations League i zhvillon gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën.

Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, shkruan Indeksonline

 

Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.

Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor.

Kujtojmë se ekipi i Sylvinhos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë (6) më pak se lideri Çekia (7) në Grupin 1, të Ligës B.

 

Biseda me “Radojiçiqin në praninë e Kurtit”, Pacolli paralajmëron…

Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një deklaratë për media ka thënë se kishte realizuar një bisedë me Milan Radojicic për të siguruar vota te mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente. Pacolli pretendon se kjo ka ndodhur në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe se ka edhe dëshmitar për këtë çështje.

Pas mohimit që i është bërë nga pushteti, Pacolli ka vazhduar reagimet e tij dhe duke thënë se dikush nga Qeveria s’po e tregon të vërtetën. Deputeti Pacolli ka sqaruar se bëhet fjalë për sigurimin e votës së deputetit të Listës Serbe, Adem Hodza.

Pacolli ka thënë se për atë që ka deklaruar ka dëshmi.

“Prapë po ju them, mos insistoni  ma tutje,  dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën,  (nuk desha të them që po gënjen).

Për këtë cka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.

Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës”, ka thënë Pacolli.

Kthesa e madhe nga Donald Trump, kandidati republikan udhëheq “frikshëm” garën në sondazhe përballë Kamala Harris

Teksa na ndajnë dhe 20 ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhe të shumta tregojnë rezultate të ndryshme sa i përket garës mes Kamala Harris dhe Donald Trump.

Sondazhi i nisur nga “Polymarket”, kompania më e madhe sa i përket parashikimeve në botë, tregon një kthesë të madhe nga ana e kandidatit republikan ndaj zv. presidentes.

Deri më tani, Trump numëron 58.1% të votave kundër 41.4% të Harris, duke udhëhequr në mënyrë të frikshme sondazhin, shkruan Gazeta Imazhi.

Nga ana tjetër, në garën për senatin, republikanët udhëheqin me 79% vota, kundrejt 21% të demokratëve.

Në javët e fundit, Harris ka udhëhequr pjesën më të madhe të sondazheve, me gjërat që kanë ndryshuar ditët e fundit, kur Trump ka marrë një rritje të madhe në këtë garë.

 

 

 

“Një subjekt politik e deri në…” KQZ tregon të rejat për votimin e 9 shkurtit

Në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Në zgjedhjet e mëparshme, mund të vendosej për votimin e maksimumit prej pesë kandidatëve për deputetë nga një parti.

Këtë ndryshim e ka prezantuar përmes një videoje zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, njofton Klankosova.tv.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik”.

Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.