div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-5 date-paged-5 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova 3?

“Big Brother Vip Kosova” do të nisë edicionin e tretë këtë të premte, më datë 18 tetor, ndërkohë që ende nuk është bërë publik asnjë emër i konkurrentëve që do jenë pjesë e shtëpisë.

Ndërsa na ndajnë dhe vetëm një ditë nga nisja e spektaklit, ish-opinionisti mesa duket na e zbuloi një personazh.

Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij një postim të aktorit mjaft të njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, duke lënë të kuptohet që ai do jetë një nga konkurrentët e BBV.

“Të premten Rezi hyn diku”- ka shkruar Mane.

Këtë vit, produksioni ia ka dalë të tregohet shumë diskret në lidhje me detajet e programit apo personazhet që do të marrin pjesë.

Aludimet kanë qenë të shumta, ama deri tani asnjë emër i konfirmuar si banor i shtëpisë së BBVK.

Basha për opozitën: Ju rekomandoj që të shkojnë në Big Brother 3, i kishin argëtu popullin si hajgarexhi që janë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka kritikuar opozitën duke i quajtur “hajgarexhi”.

Basha në statusin e tij në Facebook iu ka rekomanduar që opozita të shkojë “krejt bashkë në Big Brother 3”.

“Meqenëse opozita po ankohen që s’po kanë boll hapësirë televizive, ju rekomandoj që të shkojnë krejt bashkë në Big Brother 3! Edhe ashtu taman i nxen se nuk janë shumë, por edhe i kishin argëtu popullin si hajgarexhi që janë” – ka shkruar ai.

“Dërgo dikë me urgjencë” – Publikohet transkripta e telefonatës 911

Publikohet transkripta e thirrjes së urgjencës të bërë mbrëmë nga hoteli ku po qëndronte Liam Payne, shkruan SkyNews.

Shkëmbimi mes menaxherit të tavolinës së hotelit dhe operatorit 911 zbulon shkëmbimet e furishme në momentet para vdekjes së yllit:

Operatori 911: “Çfarë po ndodh zotëri?

Menaxheri i hotelit: “Ne kemi një mysafir të dehur me drogë dhe alkool. Kur ai [ata, gjinia e paqartë në bisedë] është i vetëdijshëm, ai thyen gjithçka në dhomë.”

Operatori i 911: “Ti thua alkool dhe drogë…”

Menaxheri i hotelit: “Po, saktë.”

Operatori 911: “Ju thatë se ku kryqëzohet Kosta Rika?”

Menaxheri i hotelit: “Costa Rica 6032.”

Operatori 911: “Përsëriteni”.

Menaxheri i hotelit: “Costa Rica 6032.”

Operatori 911: “Si quhet hoteli?”

Menaxheri i hotelit: “Caza Azul Palermo. Duhet të dërgojmë dikë me urgjencë sepse nuk e di nëse është në rrezik jeta e mysafirit sepse ai është në një dhomë me ballkon dhe kemi frikë se mund të bëjë diçka që kërcënon jetën.”

Operatori i 911: “Sa kohë ka qenë atje? A është një hotel me qëndrim të gjatë?”

Menaxheri i hotelit: “(Mysafiri) ka qenë për tre ditët e fundit.”

Operatori 911: “Nuk ke asnjë informacion tjetër sepse nuk mund të hysh. A po j?”

Menaxheri i hotelit: “Jo”.

Operatori 911: “Po njoftojmë gjithashtu (Shërbimi i Kujdesit të Urgjencës Mjekësore).”

Menaxheri i hotelit: “Ne po kërkojmë të dërgojmë dikë me urgjencë sepse…”

Operatori 911: “Po e bëjmë këtë. Ndonjë të dhënë tjetër për të më dhënë. Kush jeni ju?”

Menaxheri i hotelit: “Unë jam menaxher i tavolinës.”

Operatori 911: “Përgjegjës i vendit”.

Menaxheri i hotelit – “Po”.

Operatori 911: “Është njoftuar. Si e keni emrin, zotëri?”

Menaxheri i hotelit: “Esteban”.

Operatori 911: “Faleminderit për thirrjen. Jini në linjë.”

Menaxheri i hotelit: “A po dërgoni edhe policinë”.

Operatori 911: “Policia nga delegacioni… Më lejoni të konfirmoj.”

Menaxheri i hotelit: “Jo, jo, vetëm, vetëm Shërbimin e Kujdesit të Urgjencës Mjekësore.”

Operatori 911: “Mos u shqetësoni sepse tashmë janë njoftuar.”

Menaxheri i hotelit: “Për shkak se siç thatë është nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, i njëjti personel nuk mund të hyjë i vetëm.”

Operatori 911: “Ju mund ta kërkoni këtë në polici, por nëse SAME ka nevojë për to, ata do t’ju njoftojnë.”

Menaxheri i hotelit: “Mirë, në rregull, perfekt.”

Operatori 911: “Kalofshi një ditë të mbarë.”

Menaxheri i hotelit: “Faleminderit, edhe ju.”

UEFA e dënon Rumaninë para ndeshjës me Kosovën

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë për transmetimin e mesazheve që nuk iu përshtaten eventeve sportive.

Për këtë veprim të tifozëve të Kombëtares rumune, Federata e këtij vendi u gjobit me 22,500 euro.

Në total, Federata Rumune u gjobit me 30 mijë euro dhe në ndeshje me Kosovën, në bazë të vendimit të shtëpisë së futbollit evropian, një pjesë e tribunave të stadiumit do të jetë i mbyllur.

Më saktësisht, 3000 ulëse s’do të jenë të përdorshme për ndeshjen me Kosovën më 15 nëntor, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ishte në pushime së bashku me të dashurën- çfarë postoi këngëtari i njohur disa orë para vdekjes

Në postimet në platformën e mediave sociale Snapchat pak ditë para vdekjes së tij, Liam Payne rrëfeu detaje nga pushimet që po kalonte në Buenos Aires.

Ai komentonte kalërimin, polon dhe ndjekjen e koncertit të shokut të tij Niall Horan duke performuar në Buenos Aires.

Videot që ai shpërndau nga koncerti i 2 tetorit e tregojnë atë duke kërcyer me të dashurën e tij Kate Cassidy, duke përshëndetur fansave në turmë dhe duke kënduar së bashku hitet e vjetra të One Direction.

Ai ka postuar një selfie me Horanin, dhe ka treguar se sa krenar ishte për këngëtaren Slow Hands.

Disa orë para vdekjes së tij, Payne postoi në Snapchat duke thënë: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”, sipas Daily Mail.

Ko ishtë një foto e vitit 2018 me një mbishkrim të ri.

Shiko foton:

7 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rëndë, familja kërkon ndihmë për trajtimin e saj

7-vjeçarja Etna Kolgeci, po lufton me një sëmundje të rëndë. 

Mundësitë e kufizuara për trajtim në Kosovë dhe pamundësitë financiare e kanë detyruar familjen që të kërkojë ndihëm financiare të njerëzve të vullnetit të mirë.

Vogëlushja është diagnostikuar me një diagnozë të vështirë të Neurofibromatozës Tipi 1 (NF1), që ka çuar në zhvillimin e një tumori në tru.

“Kjo gjendje kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar mjekësor. Fatkeqësisht, opsionet e trajtimit në vendin tonë janë të kufizuara. Ju lutemi të gjithëve që keni mundësi për ndihmën tuaj. Kostot e trajtimeve mjekësore, udhëtimeve dhe kujdesit të vazhdueshëm janë të mëdha. Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh në luftën e Etnës për një fëmijëri të mirë”, kanë shkruar familjarët në rrjetet sociale.

 

 

Për të gjithë ata që kanë mundësi që të ndihmojnë Etnën që të trajtohet këto janë të dhënat: 

Emri i llogarisë : Zgjim Kolgeci Banka : Raiffeisen Bank
NR i llogarisë : 1501120002302318
Adresa: Prishtine
Emri i llogarisë: Zgjim Kolgeci
Banka: ProCredit Bank
Nr i llogarisë: 1110181069000116
Adresa: Prishtinë

“U prekën mijëra mërgimtarë”, Ambasada e Kosovës në Gjermani del me një njoftim të rëndësishëm

Shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane.

Kështu njofton Ambasada e Kosovës në Gjermani duke thënë se kjo erdhi si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit diplomatik.

Siç thuhet në njoftim, “ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme”.

“Nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm”.

Shumë shpejt do të ketë informata mbi përmirësimin praktik të këtij procesi.

Ky fat mund ti pres Kosovën dhe Shqipërinë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin

Kosova dhe Shqipëria mund të përfundojnë në të njëjtin grup në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për kualifikimet e Botërorit të ardhshëm dhe njëri prej skenarëve mund të jetë edhe përballja vëllazërore mes dy vendeve.

Kjo mund të ndodhë nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë për momentin.

Në vazon e parë sigurisht do të jenë emrat si Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë, më saktësisht Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.

Të sigurta në vazon e tretë janë Republika e Irlandës, Finlanda, Gjeorgjia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Mali i Zi.

Vazo e katërt është pothuajse e plotë dhe i përfshin Luksemburgun, Bjellorusinë, Armeninë, Kosovën, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Estoninë, Qipron, Letoninë, Ishujt Faroe dhe Lituaninë.

Në të pestën janë Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni dhe San Marino.

Pra, nga secila vazo do të përfundojë në të njëjtin grup nga një Kombëtare.

E në këtë rast, nga vazoja e tretë mund ta shohim Shqipërinë e nga e katërta Kosovën.

Natyrisht, do të ishte interesante t’i shohim duke u ballafaquar në ndeshje të rëndësishme dy Kombëtaret shqiptare, të cilat deri tash janë përballur disa herë vetëm në ndeshje miqësore.

Kualifikimet evropiane për Botërorin 2026 do të nisin në mars të vitit 2025 dhe do të përfundojnë me “play-off”, që do të mbahet në mars 2026.

Kombëtaret do të përfundojnë në 12 grupe me nga 4 ose 5 ekipe në shortin që do të hidhet në Zurich më 13 dhjetor, me sistemin tradicional të ndeshjeve, në shtëpi dhe në udhëtim.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës, e cila do të mbahet pas më pak se dy vjetësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

E katër Kombëtaret e mbetura do ta prejnë biletën e Botërorit përmes “play-off”-it, i cili do t’i përfshijë 12 ekipet që do të përfundojnë në vend të dytë në grupet përkatëse.

Këto vende do të jenë pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 17.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001)  nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

 

 

TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

NS 10/04kV Besnik Pllana-BP Home Village L.L.C (kodi: 19000036348) nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Lagjja Qershia.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, Lëvizja e kthinave në Stabilimentin Shpërndarës-Shtëpia e mallrave (Benafi).

 

 

3.

NS 35/20[kV] Fushë Kosova II

Nga  Dalja 20 [kV] Dalja FK nr. 9 do të ndërpritet:

NS 10/0.4[kV] Enver Kutllovci -Xhafa Construction SHPK (kodi: 10012282270) prej  ores 10:00 – 12:00 .

 

 

Vendet: Një pjesë e Rr. Hajrullah Zymi, Rr. Albulena dhe Rr. Besa-Besë.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie. Ndërrimi i kthinave 20 kV.

4.

NS 35/10[kV] Badovci

 

 

Nga Dalja 10 [kV] Mramor-Slivovë do të ndërpritet:

NS 10/04[kV] Busia (kodi: 10014001015) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Busia.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie dhe instalimi i kabllos ABC.

 

 

5.

TS 220/35/10(20)[kV] Podujeva do të ndërpritet:

NS 10/04[kV] Sekiraça 2 kodi: 14000009078  nga ora 17:00 deri 18:00

Vendet: TS Sekiraça 2.

 

 

* * *

Punime në projekte investive

1.

NS 35/10[kV] Fushë -Kosova II do të ndërprehet:

 

 

Dalja 10kV Bardhi i Madhë (kodi: 15018018) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: Lagjja 28, një pjesa e Fushë-Kosovës pas Hekurudhës, Kuzmini dhe Bardhi i Madh.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i konzollave.

* * *

 

 

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

Dalja 10kV  Arbëria 2 (kodi: 12000012) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë)

Arsyeja: Krijimi i sistemit hyrje dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

Prizren:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  TS 35/10kV Dragash (H03) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Dikanca (kodi 300370) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 10:00  deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh, Brod dhe ”FRIGO FOOD E.I”SH.P.K. në Dikancë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

Vërejtje!  Ka BRRE.

2.

Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV  Shpenadia (kodi: 32000023)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet:  fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rashinca (kodi: 41046001) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet: fshatrat: Davidovc, Gjugjaj (Gjurkoc) (një pjesë),  Gjurkoc, Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

LP 20kV H01 Runiku (Kodi: 74000005)  nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Bajë, Çitak, Qubrel, Kastriot (një pjesë), Klinë e Epërme (një pjesë), Kllodernicë, Kostërc, Kotorr, Leqinë, Padalishtë, Pemishtë, Radishevë (një pjesë), Runikë, Runikë-Lagja: Kapllan Ahmeti, Dëshmorët e Kombit, Dardania, Dautaj, Miftaraj, Lagja e Re, Misiraj, Sejdiu, Shtruhera, te Kisha dhe te Xhamija, Suhogrll dhe Vitak.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë/ pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i ndarësve dhe linjës – kontrollimi  i TR etj.

2.

TS 110/10 kV Vushtrria 2

Nga NS 10/04kV Emona,Interex.  kodi: 73000013027  do të ndërprehen Ts-at: nga ora 11:00 deri 13:00

1.TS 10/04kV  Muharrem Zariqi (kodi: 73000013014)

3.TS 10/04kV  Migjeni (kodi: 73000013007)

4.TS 10/04kV  TSB Mbi asfallt (kodi: 73000013008)

5.TS 10/04kV  Begaj (kodi: 73000013009)

6.TS 10/04kV  ETC (kodi: 73000013034)

Vendet: rr. Ismajl Qemajli, Azem Bejta, rr. Drenicës dhe Hoxhë Kadri Prishtina.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, instalimi i pajisjes për mbrojtje rele në daljen J01.

3.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Qyteti II (kodi: 74000010) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: Shkolla Teknike, Morava (Fidanishte), Afrim Durmishi, Shkolla Norvegjeze, Rukolli, Banesat te Komuna, Kuvendi Komunal, Rr. 28 Nëntori, Bekim Berisha Abeja, Harun Beka, Isa Boletini, Deshmort e Kombit, Osman Geci dhe Ali Gashi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, lëvizja e kthinave në Stabilimentin Shpërndarës -Shtëpia e mallrave (Benafi).

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Stadioni    (kodi: 70000009) nga ora  10:00 deri 16:00

Vendet: rrugët: Ali Gaxha (një pjesë), Adem Boletini (njëpjesë), Adem Voca, Aradha e Shales (një pjesë), Bejt Selaci (një pjesë), Driton Veliu (njëpjesë), Ferit Preteni (një pjesë), Fuad Berani (njëpjesë), Hajrë Haxha (njëpjesë), Hetem Voca (njëpjesë), Hoxhë Hasan Tahsini (një pjesë), Lodri Bajron (një pjesë), Mehmet Selaci-Tavnik (një pjesë), Mehmet Selaci, Mujë Krasniqi (një pjesë), Mursel Boletini(njëpjesë), 1 Maji, Ilaz Hyseni (një pjesë), Rexhep Dedia (njëpjesë), Safet Boletini, Tafil Osmani, Xhevat Jusufi dhe Zijadin Ceraja.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV sipas zgjidhjes teknike.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV J16 – Cermjani (kodi: 80080012) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel, Zhdrellë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve të tensionit të mewsëm në degëzimin nga Vraniqi deri  te TS Kulla.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00 deri  17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker; fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Shkoza (kodi: 82000009) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Rrugët: 486 Xhelal Hajda-Toni, 490 Gëzim Hamza – Piktori, 497 Shkelzen Krasniqi, 498 Xhevat e Alajdin Elshani, 499 Mustafë Ibishi dhe 2 konsumatorë fshatit Shkozë dhe 21 konsumatorë komercial.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

3.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Dobroshi (kodi: 80080007) ne dy termine nga ora 09:00 deri ne ora 09:30 dhe nga ora 16:30 deri 18:00

Vendet: fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë,  Dobrosh, Hereç,  Molliq, Nivokaz, Osek Hilë (një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubull; rrugët: Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa dhe Lekë Dukagjini.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

4.

TS 35/10 kV Gjakova I

Nga Dalja 10[kV] Dobroshi do të ndërprehet:

TS 10/04[kV] TS SEPERACIONI  (kodi: 80080007206) nga ora 9:00 deri 18:00

Vendet: Seperacioni Batushë.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e kthinave të tensionit të mesëm dhe Transformatorit 400kVA në Batushë. TS SEPERACIONI me Kodi : 8008007206.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani I do të ndërprehet:

Dalja 10kV Uglari (kodi: 60060016)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Kolektori, Uglari 1, 2 , Pogragjë, Llofca, Doxhët, Sllubica, Kokaj, Bilinica dhe Stublina.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllës së thyer te drurit dhe përforcimi i dy shtyllave të tjera të thyera të drurit, degëzimi për Llovcë.

Qyteti që lejon vetëm veturat e bardha, gjobiteni nëse vetura juaj është e pistë

Nëse vozitni nëpër kryeqytetin e Turkmenistanit, me siguri do të vini re se shumica e automobilave në rrugë janë me ngjyrë të bardhë.

Kjo nuk është e rastësishme – në vitin 2018, u miratua një rregullore sipas së cilës ngasja me vetura të zeza dhe me ngjyra të ndezura është e ndaluar në kryeqytetin Ashgabat.

Askush nuk ka shpjeguar pse është marrë ky vendim i çuditshëm, edhe pse shumë pretendojnë se ai lidhet me bestytninë e ish-presidentit turkmen, Gurbanguly Berdimuhamedov, i cili beson se ngjyra e bardhë sjell fat.

Jo vetëm që shumica e automjeteve në rrugë janë të bardha (megjithëse argjendi dhe ari ndonjëherë lejohen), por automjetet duhet gjithashtu të jenë pa njollë.

Domethënë, nëse policia ju ndalon në rrugë ndërsa keni një makinë të pistë, do të duhet të paguani një gjobë.

Ashgabat shpesh quhet qyteti i bardhë, sepse të gjitha ndërtesat e reja që nga viti 2000 janë ndërtuar nga mermeri i bardhë.

Kryeqyteti turkmen në fakt mban rekordin për përqendrimin më të lartë të ndërtesave të mermerit të bardhë në botë.