div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-6 date-paged-6 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E FUNDIT: Vdes në moshë të re këngëtari me famë botërore

Ish-anëtari i One Direction, Liam Payne, ka vdekur tragjikisht në moshën 31-vjeçare.

Ai raportohet se ka vdekur pasi ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aries të Argjentinës.

Britaniku kishte marrrë famë botërore si pjesë e bendit me çuna, One Direction, duke shitur dhjetëra miliona incizime.

Ende nuk ka detaje nga rrethanat e vdekjes së këngëtarit, dhe se pse ndodhej në  kryeqytetin argjentinas.

Policia e Kosovës me aksion të ri në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Mitrovicës. Gjatë këtij aksioni është konfiskuar një armë e monicion.

‘’Mbi dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së datës 16 tetor 2024, kanë realizuar një bastisje. Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar nje armë, pushkë automatike me 16 fishek.’’ thuhet në njoftim.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: H. B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tijë, është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’

Mbani frymën, Gresa publikon foto sapo dal nga dushi

Modelja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo përmes postimeve të shumta, ndan me ndjekësit e saj momente nga më të ndryshmet.

Gresa në fotografinë e fundit është shfaqur pa pikë grimi dhe po duket tejet e bukur.

 

 

E sapo dalë nga dushi e me flokë të lagura, Gresa po shkëlqen në pamje.

Shiko foton: