div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-4 date-paged-4 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aksident i rëndë në Rozhajë, humb jeten i riu nga Kosova

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur të premtën rreth orës 21:20 në Rozhajë të Malit të Zi.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Indeksonline ka mësuar se personi që humbi jetën është nga qyteti i Pejës, Benjamin Lajqi.

Bashkë me Benjaminin ishte edhe gruja e tij, që sipas mediave të huaja është në gjendje të rëndë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksident tragjik.

Olta i kërkon Milaimit të futet në BBVK 3, ai ka një kusht specifik

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari i ka kërkuar opinionistit Milaim Zeka që të futet në shtëpinë e famshme si banor.

Gixhari tha se Milaimi duhet të futet në shtëpi si banor e jo të komentojë përkrah saj në spektaklin e madh.

Zeka i tha se nuk e ka problem aspak që të futet por se këtë do ta bënte vetëm nëse edhe Olta hyn bashkë me të. Por, ajo i tha se këtë eksperiencë e ka bërë njëherë dhe nuk mendon që ta bëjë sërish.