Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit është zbuluar në Gjermani, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.
Në një deklaratë, instituti tha se një infeksion i shkaktuar nga varianti i ri, i cili ishte marrë jashtë vendit, u zbulua më 18 tetor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Theksohet se kontakti i ngushtë fizik ishte i nevojshëm për transmetim.
“RKI aktualisht konsideron se rreziku për shëndetin e popullatës së përgjithshme në Gjermani është i ulët”, tha RKI, duke shtuar se po monitoron situatën nga afër dhe do të përshtas vlerësimin e saj nëse është e nevojshme.
Tollovia në komunikacion dhe pritjet e gjata në kolona vazhdojnë të mbesin problem kryesor për qytetarëve në Prishtinë.
Por kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pritjet në kolona i merr me sportivitet.
Mbrëmë, Rama në emisionin Canape në T7 derisa foli për kolonat, ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të nervozohen dhe se gjatë kohës sa presin në veturë mund ta shfrytëzojnë për të bërë diçka për veten e tyre
“Mundesh me dalë prej kerrit edhe me ecë… Mundesh me bisedu me dikë telefon, me planifiku diçka, me shfrytëzu mundësinë për të menduar diçka për vete”, tha ai, derisa shtoi se nëse vonohesh në punë për shkak të kolonave nuk ke pse nervozohesh pasi që ajo nuk është në dorën tënde.
Rama tregoi se edhe vet atij i ka ndodhur që ka mbetur me orë të tëra në kolona në Londër e në New York.
Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi ai ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenica”, në Gjilan.
Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. ‘Kamenica’, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, Adem Grabovci thotë se po të ishte partija e tij në pushtet, rruga Prishtinë-Podujevë, si dhe disa autostrada tjera, do të ishin harruar që moti nga përfundimi i tyre.
‘’Me përgjegjësi të plotë e them, se rruga Prishtinë-Podujevë, autostrada për Gjilan, për Mitrovicë, për Dukagjin, absolutisht këto me PDK-në do të ishin të harruara, e do të ishin realizuar edhe shumë projekte tjera’’ thotë ai.
Grabovci, e quan fatkeqësi këtë që po ndodhë me rrugën Prishtinë-Podujevë.
‘’Kjo është fatkeqësi’’ u shpreh ai
Ai thotë se qytetarët duhet të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi veprat dhe punët e qeverive, duke thënë se duhet shikuar se kush ka kontribuar më shumë, duke e vlerësuar qeverisjen e PDK-së si të pa përsëritshme.
‘’Unë i bëjë thirrje qytetarëve që të i vlerësojnë veprat dhe punët, le ti gjykojnë ato se kush sa ka kontribu e po ashtu bindshëm e them se qeverisja e PDK-së në atë kohë është pa përsëritshme’’, u shpreh Grabovci për FrontOnline
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Gazeta Imazhi raportoi se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.
Fotografitë e dy të rinjëve i ka publikuar Adem Morina, drejtori i Kulturës në komunën e Prizrenit. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve për rastin e rëndë.
Viktimat siç mësohet janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.