Ekskluzive: Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuari për vrasjen e Agonis Tetajt

Dy javë më parë, Gjykata e Apelit ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim.

Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Mirëpo, burime të IndeksOnline pohojnë se i njëjti është liruar dje nga burgu.

Më 15 mars 2024, Themelorja e kishte dënuar Gogajn me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia

Në vendimin e Apelit, i cili është marrë, më 3 tetor 2024, thuhet se është aprovuar ankesa e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha përkitazi me vendimin mbi dënimin me burgim për pikën II të dispozitivit të aktakuzës, ndërsa aktgjykimi i Themelores u ndryshua sa i përket kësaj pike.

Agonis Tetaj u vra më 23 shtator të 2018-tës, në vendin e punës në Deçan.

Lumbardhi i hyn politikës, reagimi epik kur i përmendet Kaderi (VIDEO)

Fituesi I edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova,  Lumbardh Salihu, i është futur politikës.

Ai iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këtë e zyrtarizoi dje, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Në një intervistë për emisionin “Kosova today” në Klan Kosova, ku Salihu tregoi pak a shumë planet e tij për rininë kosovare, u përmend edhe ish e dashura e tij, Kaderi.

Ndiqni videon për ta kuptuar pse u përmend Kaderi dhe cili ishte reagimi i tij:

Vdes në moshën 35 vjeçare ish-futbollisti i njohur, ka luajtur në La Liga

Pasditen e sotme ka vdekur në moshën 35-vjeçare, futbollisti Abdelaziz Barrada.

Sipas asaj që raportojnë mediat, futbollisti maroken ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, por ende nuk është e konfirmuar, shkrun IndeksOnline.

 

Ai ka vdekur në Francë, pasi aktualisht luante në divizionin e katërt francez.

Barrada në të kaluarën ka luajtur te skuadra spanjolle Getafe dhe ajo franceze, Olympic Marseille.

Parandaloni këtë sëmundje me vetëm dy filxhanë kafe në ditë

Janë bërë të paktën 19 studime për rolin që mund të luajë kafeja në sëmundjen e parkinsonit dhe në përgjithësi, konsumimi i saj ul gati një të tretën e rrezikut. Përbërësi kyç është kafeina, duke qenë se edhe çaji ka veti mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë jo.

 

 

 

Ashtu si fitoushqyesit e frutave të pyllit, edhe kafeina ka treguar se ka veti mbrojtëse ndaj qelizave nervore njerëzore, nga vrasja e pesticideve dhe neurotoksinave të tjera.

Por si ndikon kafja në trajtimin e parkinsonit?

Në një eksperiment rastësor të kontrolluar, pacientëve me parkinson u dhanë kafeinë ekuivalente me 2 filxhanë kafeje në ditë (ose përafërsisht 4 filxhanë çaji të zi ose 8 filxhanë çaji jeshil) dhe brenda tri javësh, u vunë re përmirësime të ndjeshme.

 

 

Natyrisht, një filxhan kafeje nuk kushton shumë, kështu që kompanitë farmaceutike janë munduar ta përshtatin kafeinën në ilaçe të reja eksperimentale, të tilla si preladenanti dhe istradefilina, shkruan noa.al. Por ato nuk funksionojnë më mirë se kafeja, e cila është shumë më e lirë dhe e sigurt.

“A po e shihni këtë gjyks, hajdeni”: Gani Geci kërkon ballafaqim me ata që vizatuan grafite kundër vëllait të tij

Gani Geci ka kërkuar ballafaqim me ata të cilët kanë vendosur grafite fyese kundër vëllait të tij Fadil Gecit, i cili ditë më parë dha dëshminë e tij në Hagë, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

“Këto grafitë denigruese mendoj se janë të iniciuara nga një organizatë Liria ka Emër, e nëse liria e ka emrin Hashime, po iu boj be që këto Hashimet kam qejf me i punu. Unë jam këtu para juve ditën, ata që më kanë vra shokët natën, kam thënë para 23 vjete, s’ko me lanë gur pa rrotullu për me i zbulu dhe tash iu ka ardh fundi, atyne iu ka kallë pak bishti, po iu duket qe u kall krejt dyjeja (bota)”, u shpreh ai.

Geci tutje tha se ata që i kanë vizatuar grafitet këtë e bëjnë vetëm natën, pasi sipas tij e kanë të qartë se ditën do përballeshin me ballafaqimin e tij.

“Atyne Facebookave fals që shkruajnë natën a? Për qato e shkruajnë natën, se e dinë ça ju boj me i nxon ditën, jau bëjë sikurse qasaj Hashimes. Për qato e shkruajnë natën. A po e shihni këtë gjyks hajdeni, Gani Geci është këtu”, u shpreh ai, ndërsa zhveshi edhe këmishën aq sa për të iu dukur pjesa e gjoksit.

Ish-pjesëtari i UÇK-së mes tjerash pretendoi se deklarata e vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Gani Thaçit u bë shkak të vritet familja Jashari.

“Vëllai i tij (i ish-presidentit Hashim Thaçit) Gani Thaçi ka qenë në UDB, pasha Zotin deklarata e Gani Thaçit e ka rrethuar familjen Jashari. Pasha Zotin, deklarata e Gani Thaçit e ka vra familjen Jashari. Mas një kohe ka me u marr vesh kjo”.

Geci tutje tha se vëllai i tij në Hagë ka folur veç kundër Thaçit, raporton Klankosova.tv.

“Gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë që janë të mirë, pos Hashimja s’po ju del bash e mirë. S’ka fol për Jakup Krasniqin kurrgjë, ka thënë Jakup Krasniqi ka shkru libra, ai ka thënë rren është kjo, kaq”.

Ai tha se dëshmitarët serbë e kanë vendin në Serbi, ndërsa tha se ata i ka ndjekur vetë, gjë që sipas tij se ka bërë Thaçi.

“Dëshmitarët serbë e kanë vendin në Serbi, i kam ndjek prej Kosovës në vitin 1999, jo Hashimja. Na jemi këtu, unë nuk iki prej Kosovës prej Hashimes”.

Geci tha se është i gatshëm të jap dëshminë e tij para Hagës, ndërsa theksoi se nëse do të ftohej, biletën do ta paguante vet.

“Biletën ko me pagu vet (për të dëshmuar), sepse tani thoni ke marrë pare. Edhe hotelin ko me pagu vet, veç nëse nuk më thirrin”.

Gjithë këto reagime të Gani Gecit, erdhën pasi në Prishtinë janë vendosur grafite fyese për villain e tij Fadil Gecin, i cili të martën, dhe të mërkurën dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë. Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.

Grafitet kundër vëllait të tij, Gani Geci flet i mllefosur

Grafite ofenduese janë vendosur në Prishtinë ndaj ish-deputetit Fadil Geci.

Këto grafite vijnë disa ditë pasi ky i fundit dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Lidhur me këto grafite rastin e hapi në polici vëllai i Fadilit, Ganiu i cili shtoi se Gjykata Speciale është e Republikës së Kosovës.

‘’Unë e raportova rastin në polici, vëllai e ka thënë të vërtetën në Gjykatën Speciale, këto grafike janë të iniciuara nga një organizatë e quajtur ‘’Liria ka emër’’, ka thënë Geci.

Më tej ai ka thënë se deklarata e Gani Thaçit e ka vrarë familjen Jashari. Ish- deputeti i LDK-së ka hedhur po ashtu akuza ndaj Hashim Thaçit.

Olta Gixhari futet në shtëpi, çka pritet të ndodhë sot?

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagrim pamje brenda shtëpisë më famshme në vend.

“Të shohim ça do ndodhë sot”, ka shkruar Olta krahas fotografive që janë realizuar para nisjes së rrugëtimit të banorëve në BBVK 3.

Por, çka realisht po paralajmëron opinionistja mbetet për t’u parë teksa gjatë javës së parë prej nisjes së spektaklit banorët kanë qenë shumë të ashpër me njëri-tjetrin.

Për më shumë mos humbisni spektaklin Prime, duke filluar nga ora 21:00.