Fansi tentoi t’i vendoste 50 euro në gjoks, këngëtarja shqiptare i kthehet: Jo mor shpirt, 5.000 euro…(Pamje)

Këngëtarja e njohur, Eli Malaj, ka qenë duke performuar në skenë në një nga koncertet e saj, kur një nga të pranishmit ka tentuar që t’i vendoste në gjoks 50 euro.

Por këngëtarja nuk e ka lejuar dhe i ka bërë për të qeshur pjesëmarrësit me batutën që bëri.

“Stop, stop, 5.000 euro c*ca, ti do me m’fut 50 euro, jo mor shpirt jo…” dëgjohet të thotë ajo në videon e publikuar në rrjetet sociale.

 

 

Haxhi Avdyli: Dejona Mihali grua shumë e mirë, kur të flet të përqafon

Deputeti, Haxhi Avdyli, në një intervitsë për Gazetën Insajderi, ka vlerësuar lartë kryeministrin Kurti.

Ai quajti atë edhe si “enciklopedi që ecë”.

“Albin Kurti është njeri më inteligjent që kam taku ndonjëherë, është një enciklopedi që ecë. Momentin që takona me të mësoj shumë. Është fat i madh që e kemi atë njeri në dialog”, ka thënë ai.

 

 

Ndërsa, për Dejona Mihalin tha se është grua shumë e mirë, e hapur dhe e dashur.

“Me të vërtetë janë mundu me satanizu, por ajo është një gru shumë e mirë. Për shembull Dejona Mihali është një gru shumë e hapur, shumë e dashur. Për shembull kur të flet ajo nuk ka me të fol kështu si je doktor, por ka me të marrë e me të përqafu. Ajo tregon një afërsi si me qenë anëtar i familjes”, ka thënë Avdyli.

 

Nga 1 nëntori nuk do të jetë e lehtë të futeni në Francë

Turistët në Francë mund të përballen me kaos pasi vendi u bë anëtari i fundit i BE-së që forcoi kontrollet kufitare të Shengenit.

Franca filloi të ndjekë hapat e gjashtë anëtarëve të tjerë të BE-së, si Gjermania, e cila vendosi kontrolle të ngjashme dhe arsyeja për to është shqetësimi për migrimet në rritje.

Qeveria franceze tha se kontrollet do të futeshin për shkak të “kërcënimeve serioze ndaj politikës publike, rendit publik dhe sigurisë së brendshme të paraqitura nga aktivitetet terroriste të nivelit të lartë”. Ata theksojnë se rregullorja e re nuk do të prekë të gjithë pasagjerët dhe se kontrollet do të bëhen në kufi.

Megjithatë, ekspertët e udhëtimit paralajmërojnë se rreth 100 milionë turistë që vizitojnë Francën çdo vit mund të përballen me vonesa të mundshme në kufi.
Kontrollet e reja kufitare do të prekin rrugët tokësore, detare dhe ajrore të Francës me gjashtë anëtarët e saj fqinjë të Shengenit. Këto janë: Belgjika, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Spanja dhe Zvicra.

Këto kufizime të reja duhet të hyjnë në fuqi, më 1 nëntor dhe të zgjasin deri më 1 prill të vitit të ardhshëm, por ekziston mundësia e një zgjatje shtesë.

Kjo është hera e parë që Franca ka nisur kontrolle të tilla që nga pandemia Covid-19.

U kritikua për pjesëmarrjen në BBVK, Fero: Gjeni një argument sheriatik që më ndalohet me shku aty

Ish-reperi gjilanas, Fero, ka qenë i ftuar special në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai u shfaq në një konferencë për media, ku banorët e këtij formati, u shndërruan në gazetarë.

E ata i bënë pyetje të ndryshme rreth jetës dhe karrierës së tij profesionale, duke qenë se tani po bën një jetë krejtësisht tjetër.

Por siç shihet, ish-këngëtari mori reagime të shumta e kritika për paraqitjen në një reality shou si Big Brother.

I njëjti për këtë hodhi disa video në InstaStory duke iu përgjigjur këtyre komentuesve.

Reagimi i plotë i Feros:

“Me qenë i keq pse i keq, me qenë i mirë pse i mirë, me fitu pse me fitu, mos me fitu, pse mos me fitu, me ec, vrapo, me vrapu, ndalu. A jeni mirë. Allahu ju udhëzoftë të gjithëve.

Edhe për juve që mendoni se dini më shumë se unë, unë s’po them që di më shumë se ju shpresoj ju me dit më shumë se unë vetëm se unë mundem me ju çudit se sa di unë, edhe tjetra ju sfidoj të gjithëve me gjet një argument sheriatik që mua më ndalohet me shku me një vend të haramit me urdhëru për të mirë dhe të ndalohet e keqja.

O gjithologët e mi, ju dua fort, jam ende duke ju pritur që ta gjeni argumentin se po pretendoni se jeni shumë të dijshëm dhe po pres me ma gjet argumentin”.

Tre të vdekur në pak orë, zbardhen detajet

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht këtë të enjte në qarkun e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja  M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Ndërkohë, në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, Mondi Makaj, 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për  pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.

Në vendin e quajtur Qafë Mugu, në Njësinë administrative Iballë, shtetasi B. K., 30 vjeç, dyshohet se ka  pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të këtyre rasteve.

Të shtëna me armë në Prishtinë

Dy persona të panjohur raportohet të kenë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë larguar në vendin e ngjarjes, mirëpo policia ka takuar dy viktimat të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e përleshjes fizike.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë më tej policia, shkruan Gazeta Imazhi.

Largohet kryqi që u vendos në Podujevë – PAMJE

Është larguar kryqi që u vendos gjatë ditës në Podujevë.

Llapi.info ka shkuar në vendngjarje në fshatin Bajqinë të Podujevë, ku ka konfirmuar se kryqi që u vendos në varreza të fshatit tashmë nuk gjendet aty.

Ai ishte vendosur gjatë ditës, gjë që ka shtyrë edhe reagimin e banorëve.

Ata e kanë cilësuar si provokim këtë veprim.

Screenshot