“Situata në veri e tensionuar, mund të përshkallzojë”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e tensionuar, me mundësi përshkallëzimi.

Në raportin e tij të rregullt, i cili do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 30 tetor, ai ka deklaruar se veprimet e “njëanshme”, si mbyllja e institucioneve të financuara nga Beogradi, kufizimi i qarkullimit të mallrave dhe shpallja e hapjes së urës mbi Ibër, rrisin tensionet.

“Atmosfera në veri të Kosovës është ende e tensionuar, me mundësinë e përshkallëzimit ende të pranishme. U bëj thirrje të gjitha palëve që të përsërisin angazhimin e tyre për dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese”, tha Guterres në raportin e rregullt gjashtëmujor për gjendjen në Kosovë.

 

 

Ai paralajmëroi se këto lëvizje “ngrenë tensionet dhe zvogëlojnë besimin midis komuniteteve dhe minojnë komunitetet dhe institucionet”.

“Është e një rëndësie thelbësore që lëvizjet e liderëve politikë të jenë në përputhje me nevojat dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha Guterres.

Guterres tha gjithashtu se “incidenti serioz i sigurisë në Banjskë më 23 shtator të vitit të kaluar është një tregues i nevojës që të gjitha palët të bashkëpunojnë në kërkimin e drejtësisë dhe se sqarimi i incidenteve të tilla është i një rëndësie kyçe për rivendosjen e besimit”.

Diona e puth Arionin

Diana teksa po bëhej gati në dhomën e grimit po bisedonte me banorët.

Por në një moment ajo qohet nga tavolina dhe shkon e puth në faqe Arionin.

Kjo i erdhi në befasi banorit teksa i tha Dianës se tash se ka problem të qëndroj edhe 3 muaj.

Shiko videon:

Fansi i dhuroj 50 euro, këngëtarja shqiptare e injoron keq, “ 5000 euro ci**at, ti don me mi fut 50 euro, jo mor….” (VIDEO)

Një video e këngëtares Eli Malaj po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur shumë reagime nga publiku.

Në videon e publikuar, Eli shihet duke performuar në një club, ku atmosfera ishte e ndezur dhe fansat po argëtoheshin së bashku me të.

Gjatë performancës, njëri nga fansat dëshironte t’i ofronte këngëtares një bakshish prej 50 eurosh, duke u përpjekur t’ia vendoste në gjoks.

Por, Eli e refuzoi këtë gjest dhe iu përgjigj me humor të ashpër.

“5000 euro cic*t, e ti don me mi fut 50 euro, jo mor shpirt,” u shpreh këngëtarja, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve, shkruan InfoKosova.

Kjo deklaratë e saj ka bërë që videoja të marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke u komentuar nga fansat dhe ndjekësit e saj.

Disa e kanë parë përgjigjen e saj si një shprehje të guximshme dhe me humor, ndërsa të tjerët kanë ngritur pyetje për mënyrën se si reagoi këngëtarja ndaj gjestit të fansit.

Eli Malaj është e njohur për personalitetin e saj të drejtpërdrejtë dhe të fortë, gjë që është reflektuar edhe në këtë situatë.

Megjithatë, ajo ka ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me fansat e saj, duke e kthyer gjithmonë çdo situatë në një moment argëtues.

Reagimi i Eli Malajt ka bërë që momenti të kthehet në një temë të diskutuar gjerësisht, ndërsa ajo vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura të skenës muzikore shqiptare./InfoKosova/

Shiko videon:

Ëndrra e veçantë e Burimit nëse fiton Big Brother VIP Kosova 3 (VIDEO)

Burimi ka një ëndërr të madhe nëse fiton çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3.

Ai thotë se me paratë që do fitonte do të hapte një restorant.

“Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla, jo të mëdha, por shumë e vogël, shkam me katër këmbë me mbështetëse”.

“Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër, restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.

KEDS tregon vendet që do të jenë pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 25.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga NS 110/10[kV] Prishtina 2  do të ndërprehet:

LP 10kV J15 Normalja – Radial (kodi: 11000081) nga ora 15:30 deri 16:30

Vendet:.rr.Lec Gradica një pjesë, rr. Mretresha Teutë një pjesë, rr. Dr.Shpetim Robaj një pjesë, rr.Aleks Buda një pjesë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

LP 10kV J21 Livadica (kodi: 14000011) prej orës 10:30 deri në ora 13:30

Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndërprerësve në stabilimentin shpërndarës Dumnicë Kulla.

3.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:

LP10kV J03 Orllani (kodi: 14015002) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Vendet: Kushevit,Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i sistemit SCADA në stabilimentin shpërndarës Orllan Kulla 1.

4.

Nga TS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Baica (kodi: 16100008) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Baincë, Korretic e Ulët, Abri, Tërdevc, Drenas një pjesë dhe Çikatovë e Re.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

5.

Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV  Dumnicë te Jetoni  kodi: 14000011250 – nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: fshati Dumnicë- një pjesë.

Arsyeja:  Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllës 0,4kV.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

LP 20kV J03 PR2-Dalja nr. 1 (kodi: 11000072)   në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:15 deri 15:30

Vendet: rr.Rrustem Statovci, Adrian Krasniqi, rr, Jashar Salihu dhe rr. Latif Berisha.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

LP 20kV J23 PR7-Dalja nr 1 (kodi: 19000072)  në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:15 deri 15:30 .

Vendet: rr. Gazmend Zajmi, rr. Mitrovica, rr. Anton Qeta, rr.Rexhep Mala dhe rr.Tringë Smajli.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

3.

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

NS 20/0.4kV TS Besnik Thaqi IN ONSH   (kodi: 11000072211)   nga ora 10:00 deri 15:30

Arsyeja: TS Arif Dermishi “4 A” Sh.P.K.

Arsyeja: Zhvendosja e transformatorit TSB 630kVA Besnik Thaqi me kod:11000072211 dhe rritja e fuqisë sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Pejë

1.

Nga TS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV J10 Strellci (kodi: 53000004) nga ora 09:30 deri 10:30

Vendet: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 35/10kV Isniqi do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Demhalilët (kodi: 53057003) nga ora 11:30 deri 12:30

Vendet: Demëhalilët I, Demehalilët II, Ntp Stina Sadik Gjikokaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J01 Loxha (kodi: 51000008) nga ora 14:30 deri 15:30

Vendet: fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellcë i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardanija 1, 2 dhe 3.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Radavci (kodi: 50000004) nga ora 08:30 deri 12:30

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe. dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi  i përçuesve.

Vërejtje! Dalja ka BRRE.

5.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV J11 Lumbardhi (kodi: 53000005) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishë, Gramaqel dhe Maznik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrim i trasesë-kontrollim rrjetit.

6.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Prizren

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV J10 Shiroka (kodi: 32000019) nga ora 09:30 deri 10:30

Vendet: fshatrat: Shirokë, Dubravë dhe Sopijë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 11:30 deri 12:30

Vendet: Topliqan, Gjinoci, Sallagrazhda, Grejkoci, Gelaca; bizneset:N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Peqani (kodi: 32000007) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllace, pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV J17 Zona Industriale (kodi: 32000025) nga ora 15:00 deri 16:00

Vendet: Bizneset në Zonën Industriale.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas ne stabiliment.

5.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

LP 10kV Mamusha (kodi: 32000006) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri i Ri dhe Mulliri Xhevdet Mazrreku.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar), pastrimi i trasesë.

6.

Nga TS 35/10kV Dikanca do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Brodi (kodi: 30037003) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: fshati Brod dhe afariste:N.P.T “Kuk Comerc”(Motel Argjena), TS- IPKO Brod, TS- Penda HC Dikancë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm në largpërçues.

Ferizaj

1.

Nga TS 35/10kV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Carraleva (kodi: 41046004)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Pjesë e Shtimes, Qesta Reçakut, Reçaku, Belinci, Caraleva Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10[kV] Ferizaji II do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Ujëvara (kodi: 40041011) ora 09:00 deri 12:00

Vendet: rrugët: Afrim Kalania (një pjesë), Arsim Bega, Balaj (një pjesë), Diogardi  (një pjesë), Driton Islami, e Pashtrikut (një pjesë), Elbasanit (një pjesë), e Shkodrës, Epopeja e Jezercit, Fehmi Agani (një pjesë), Idriz Islami (një pjesë), Isak Sadiku (një pjesë), Limon Tahiri (një pjesë), Lutfi Haxhidema, Prekazit dhe Ramush Shatrolli (një pjesë).

Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve të dhëna nga komisioni i pranimit teknik.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Martiraj (kodi: 73000009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Bahri Kuqi, Bajram Imeri, Gojbule, Studime, Sfaraqak, Skrome, Bozhlan, Gumnishte, Begaj

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  ndërrimi i shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.

TS 110/10kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Nga Dalja 10kV Maxhunaj –  pa tension mbesin këta NS 10/0.4kV nga Stabilimenti shpërndarës Maxhunaj – drejtimi i Samadrexhës  prej orës 10:00 deri në ora 16:00:

1.NS 10/0.4kV Maxhunaj ish mulliri     kodi:73000011017

2.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Sadikaj)       kodi:73000011019

3.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Zekollt)        kodi:73000011020

4.NS 10/0.4kV Maxhunaj Mulliri          kodi:73000011021

5.NS 10/0.4kV TSK Maxhunaj  kodi:73000011022

6.NS 10/0.4kV Perball KFOR   kodi:73000011055

7.NS 10/0.4kV Te Xhamia        kodi:73000011056

8.NS 10/0.4kV Tsshb Maxhunaj kodi:73000011023

9.NS 10/0.4kV  Dumnicë e Ulët (Zenovit)         kodi:73000011045

10.NS 10/0.4kV TSSH Mekaniku          kodi:73000011050

11.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Danovitë)    kodi:73000011041

12.NS 10/0.4kV NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Bekteshi)           kodi:73000011044

13.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Shkolla)         kodi:73000011043

14.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Kadrija)     kodi:73000011024

15.NS 10/0.4kV Vilancë           kodi:73000011025

16.NS 10/0.4kV Vilancë           kodi:73000011054

17.NS 10/0.4kV Bajram Maxhuni          kodi:73000011046

18.NS 10/0.4kV Vilancë-2        kodi:73000011002

19.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-3 (Ahmetaj)         kodi:73000011036

20.Dumnicë e Ulët-1(Qokollt)   kodi:73000011042

21.NS 10/0.4kV Dumnicë (Latifaj)        kodi:73000011051

22.NS 10/0.4kV TSSH Dumnicë L .Abazi         kodi:73000011053

23.NS 10/0.4kV Ropicë kodi:73000011026

24.NS 10/0.4kV Ropicë (Rezhant)         kodi:73000011034

25.NS 10/0.4kV Ropicë (Malokët)         kodi:73000011052

26.NS 10/0.4kV Ropice lagjja Gashi      kodi:73000011057

27.NS 10/0.4kV Bashollët         kodi:73000011027

28.NS 10/0.4kV Samadrexhë    kodi:73000011028

29.NS 10/0.4kV Sopjanët          kodi:73000011029

30.NS 10/0.4kV TSSH Shalakt  kodi:73000011030

31.NS 10/0.4kV Samadrexhë (Shkolla)  kodi:73000011031

32.NS 10/0.4kV Gurthyesi (Ceceli)       kodi:73000011047

33.NS 10/0.4kV Samadrexhë (Malokt)  kodi:73000011048

34.NS 10/0.4kV Ceceli kodi:73000011032

35.NS 10/0.4kV Sllakovcë        kodi:73000011033

36.NS 10/0.4kV Zagori kodi:73000011035

37.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-1(Rrustollt)          kodi:73000011037

38.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-2 (Balovit)           kodi:73000011038

39.NS 10/0.4kV Dumnicë e Eperme (Shkolla)    kodi:73000011039

40.NS 10/0.4kV Dumnicë e Eperme      kodi:73000011040

41.NS 10/0.4kV TS Naim Haradinaj      kodi:73000011058

42.NS 10/0.4kV TS Faton Syla  kodi:73000011059

Vendet: fshatrat: Maxhunaj, Dumnica e Mesme dhe e Ulët, Samadrexhë, Ceceli, Sllakovc, Zagori,  Ropica, Vilanc dhe Brezhnicë.

Arsyeja: Projekte investive, montimi i shtyllave të reja të betonit për projektin LOT2 Mitrovica- Nedakovci-22 MV1-02/702.

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Skivjan (kodi: 80080009) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë (një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi i rrjetit te dyfishte të tensionit të mesëm në degëzimin Dujake kah Novosella.

2.

Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J31 Bistazhini (kodi: 81000005)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

1.

Nga TS 35/10kV Lladovë do të ndërprehet:

LP 10kV J06 Zhegra  (kodi: 61066006) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Zhegera, Lladova, Llashtica (nje pjese), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj dhe  Demirët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Konsumimi i këtij ushqimi për mëngjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Një studim i fundit i Harvardit zbuloi se konsumimi i tërshërës mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ky zbulim nënvizon rëndësinë për zgjedhje më të shëndetshme ushqimore që nga fillimi i ditës.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit kryen një analizë të gjerë të të dhënave shëndetësore dhe dietike, duke u fokusuar në marrëdhënien midis konsumit të tërshërës dhe shëndetit kardiovaskular. Rezultatet treguan se njerëzit që përfshinin tërshërë në mëngjesin e tyre kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës në krahasim me ata që zgjodhën drithërat me sheqer ose bukë të bardhë.

Tërshëra është një ushqim i pasur me fibra të tretshme, veçanërisht beta-glukan, i cili ka treguar se ndihmon në uljen e kolesterolit LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”. Përveç kësaj, tërshëra ka një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se ajo lëshon energji më ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke shmangur rritjen e glukozës në gjak. Kjo është thelbësore për shëndetin kardiovaskular, pasi nivelet e larta të sheqerit në gjak shoqërohen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës.

Për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre kardiovaskular, përfshirja e tërshërës në mëngjes është e thjeshtë dhe e gjithanshme. Disa ide:

E gatuar: gatuajeni tërshërën në ujë ose qumësht dhe shtoni fruta të freskëta, arra ose pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Smoothies: përzieni tërshërën në smoothie frutash për një mëngjes ushqyes.

Granola e bërë në shtëpi: bëni granola me tërshërë, arra dhe pak mjaltë, ideale për t’u konsumuar me kos.

Ditën e diel ndryshon ora, çfarë ndodh me akrepat?

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor.

Si zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

A kanë vendet e tjera ndryshim të orës?

Në hemisferën veriore, pjesa më e madhe e Evropës dhe Amerikës së Veriut vëzhgon kohën e kursimit të ditës (DST). Egjipti është i vetmi vend në Afrikë që ndryshon edhe orën gjatë verës.

Izraeli, Palestina dhe Libani gjithashtu respektojnë kursimin e ditës. Në hemisferën jugore, marrin pjesë vetëm pjesë të vogla të Amerikës së Jugut dhe Oqeanisë.

Jo çdo vend respekton të njëjtën datë për të ndryshuar orën e tij. Në Australi, për shembull, orët shkuan përpara (për verën e saj) më 6 tetor të këtij viti dhe në SHBA orët do të kthehen më 3 Nëntor.

Dhe të gjitha, përveç një vendi, i ndryshojnë orët me një orë të plotë. Ishulli Lord Howe, në brigjet lindore të Australisë, e rregullon kohën me 30 minuta.