div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LIVE: Real Madrid – Barcelona

Sonte po zhvillohet një nga ndeshjet më të bukura të futbollit botëror.

Skuadra e Real Madridit e mirëpret Barcelonën në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Ky super ballafaqim, i njohur si “El Clasico” luhet në kuadër të xhiros së 11’të të La Ligas. Aktualisht, Barcelona ndodhet në vendin e parë me 27 pikë, kurse Real Madridi në vendin e dytë me 24 pikë.

Pak para ndeshjes, Ancelotti e Flick kanë publikuar 11’shet startuese:

Real Madrid: Lunin, Vázquez, Militão, Rüdiger, Mendy, Valverde, Tchouaméni, Camavinga, Bellingham, Mbappé, Vinicius.

Barcelona: Peña, Koundé, Cubarsí, Martínez, Balde, Casado, Pedri, Yamal, Fermin, Raphinha, Lewandowski.

Ndërsa ndeshjën mund t’a ndiqni LIVE

LINK

 

Pse Gjermania po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kundërshtuar kërkesën e Ukrainës për t’iu bashkuar me shpejtësi NATO-s, duke hedhur poshtë një shtyllë kryesore të “Planit të fitores” të paraqitur nga Volodymyr Zelensky tek liderët perëndimorë në fillim të këtij muaji.

Në komentet që mediat e huaja raportojnë se kanë irrituar aleatët e NATO-s, Scholz përjashtoi troç mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në të ardhmen e afërt, duke këmbëngulur se asnjë vend nuk mund t’i bashkohet aleancës perëndimore ndërsa është në luftë.

Ai gjithashtu përsëriti refuzimin e tij për t’i siguruar Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi të Gjermanisë Taurus dhe shprehu frikën se mbështetja më e madhe e Ukrainës rrezikonte ta tërhiqte vendin e tij në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Është e rëndësishme të kuptohet se një vend në luftë nuk mund të bëhet absolutisht anëtar i NATO-s. Të gjithë e dinë këtë, nuk ka mosmarrëveshje për këtë temë”, tha Scholz në kritikën e tij të parë publike të “planit të fitores” të presidentit ukrainas.

Bëhet e ditur se kritikat vijnë pasi Zelenksky nisi një vizitë diplomatike në Londër, Paris, Berlin dhe Romë në fillim të këtij muaji, duke paraqitur aspektet kryesore të planit të tij të fitores për udhëheqësit kombëtarë.

Plani iu prezantua edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në një takim në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

Kuptohet se plani përfshin një kërkesë për NATO-n që t’i paraqesë Kievit një ftesë për t’u bashkuar me aleancën, si dhe një fund të kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjatë, thellë brenda Rusisë.

Fushata presidenciale në SHBA/ Trump-it i ndodh e papritura, ndalon tubimin për urgjencë mjekësore dhe kërkon…

Ish-presidenti Donald Trump ndaloi për pak çastesh tubimin e tij në Michigan për shkak të një urgjence mjekësore, pasi filloi fjalimet e tij të planifikuara me tre orë vonesë.

“A duhet të dëgjojmë një këngë të bukur ndërsa presim?” tha ai, duke bërë thirrje që “Ave Maria” të luajë në altoparlantët ndërsa mjekët morën pjesë në këtë çështje, ndërprerja e dytë mjekësore gjatë fjalëve të tij.

Trump ndërpreu një tjetër tubim në Pensilvani javën e kaluar për një arsye të ngjashme.

Trump tha se ishte vonë sepse po regjistronte një podcast tre orësh me Joe Rogan, të cilin ai e quajti “intervistën më të gjatë që kam bërë në jetën time”. Disa amerikanë e panë muzikën e luajtur si shenjë për t’u larguar nga mitingu i vonuar.

 

Motra e Antonela Berishës dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe ish-banorin e “Big Brother”

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vunë në qendër të mediave javë më parë kur sulmuan modelen Klea Prenga në një nga restorantet e Tiranës.

Ato u fshehën për muaj më radhë, ndërsa vetëm pak ditë më parë u kthyen nga Dubai për tu përballur me drejtësinë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha veç gjyqit me të, ka dhe një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”.

Ky shtetas, i njohur dhe si Ben Kasemi, ka qenë banor i “Kafazit të Artë” dhe “Big Brother”.

Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022, shkruan “Panorama”.

Mariela e ka sulmuar fizikisht Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre.

Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Marielën në Itali është “Tentativë Vrasje”.

Aro Muric kërkah, pranon dy gola për një minut ndaj Brentfordit në Premierligë

Skuadra e Brentfordit ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Ipswich Town në javën e nëntë në Premierligë.

Golin për 2:2 e shënoi sulmuesi Wissa në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Në fakt sulmuesi, Wissa shënoi dy herë për një minutë kundër portierit kosovar, Aro Muric.

Kujtojmë që golat për skuadrën mysafire i shënuan: Szmodics dhe Hirst.