Zarf në shtëpinë e ‘Big Brother’, çfarë përmban ai?

Për herë të parë në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, është sjell një zarf ngjyrë gri.

E gjitha ndodhi në një moment kur të gjithë banorët ishin mbledhur për të parë Darkën e të Nominuarve, e cila pritet të nisë nga ora 21.00, transmeton klankosova.tv.

Megjithatë banorët, kishin dilema, nëse ky zarf ishte i ziu, gjë që do çonte njërin nga banorët direkt në eliminim nga gara.

Për më shumë, ndiqni momentin më poshtë:

E dhimbshme: Viktima e aksidentit të rëndë në Bresalc është një grua 46-vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku i cili ndodhi sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ia mori jetën një gruaje dhe la të lënduar edhe dy persona tjerë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, të cilët kanë filluar hetimet për zbardhjen e detajeve të këtij aksidenti, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është një grua 46-vjeçare.

Ajo fillimisht u dërgua në Qendrën Emergjente të Gjilanit bashkë më dy të lënduarit e tjerë, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Por, 46-vjeçarja nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda, ku edhe humbi jetën në klinikën emergjente.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët e emergjencës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkaq rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga policia e trafikut.

Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të lënduarve të tjerë.

Sondazhet zgjedhore në SHBA: Kush është përpara – Harris apo Trump?

Votuesit në SHBA do t’i drejtohen kutive të votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm, shkruan BBC.

Zgjedhjet fillimisht ishin një rimeç i vitit 2020, por ato u përmbysën në korrik, kur presidenti Joe Biden përfundoi fushatën e tij dhe miratoi zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Pyetja kryesore tani është – a do të ketë SHBA presidenten e parë grua apo do t’i jepet mandati i dytw Donald Trumpit?

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, janë analizuar sondazhet dhe janë sjellë detaje se çfarë efekti ka fushata në garën për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Kush po udhëheq në sondazhet kombëtare?

Harris ka pasur një epërsi të vogël ndaj Trump në mesataret kombëtare të sondazheve që kur ajo hyri në garë në fund të korrikut dhe mbetet përpara – siç tregohet në grafikun më poshtë me shifrat e fundit të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt.

Harris ka një rritje në numrat e saj të votimit në javët e para të fushatës së saj, duke krijuar një epërsi prej afro katër pikë përqindjeje në fund të gushtit.

Sondazhet ishin relativisht të qëndrueshme në shtator dhe në fillim të tetorit, por ato ngushtuar shtrënguar në dy javët e fundit, siç tregohet në grafikun e mëposhtëm, me linjat e trendit që tregojnë mesataret dhe pikat për rezultatet individuale të sondazheve për secilin kandidat.

Ndërsa sondazhet kombëtare janë një udhëzues i dobishëm se sa popullor është një kandidat në të gjithë vendin, ato nuk janë mënyra më e mirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo për shkak se SHBA përdor një sistem kolegji zgjedhor, në të cilin çdo shteti i jepet një numër votash afërsisht në përputhje me madhësinë e popullsisë së tij. Një total prej 538 votash të kolegjit zgjedhor janë në dispozicion, kështu që një kandidat duhet të arrijë 270 për të fituar.

Ka 50 shtete në SHBA, por për shkak se shumica e tyre pothuajse gjithmonë votojnë për të njëjtën parti, në realitet ka vetëm një pjesë të vogël ku të dy kandidatët kanë shanse për të fituar. Këto janë vendet ku zgjedhjet do të fitohen dhe do të humben dhe njihen si shtete në fushëbetejë ose shtete swing.

Kush po fiton në sondazhet e shtetit në “pavendosur”?

Për momentin, epërsia në shtetet e pavendosura është aq e vogël, sa është e pamundur të dihet se kush është me të vërtetë përpara duke parë mesataret e sondazheve.

Sondazhet janë krijuar për të shpjeguar gjerësisht se si ndihet opinioni për një kandidat ose një çështje, jo për të parashikuar rezultatin e një zgjedhjeje me më pak se një pikë përqindje.

Është gjithashtu e rëndësishme se sondazhet individuale të përdorura për të krijuar këto mesatare, kanë një marzhë gabimi prej rreth tre deri në katër pikë përqindjeje, kështu që secili kandidat mund të jetë më mirë ose më keq sesa sugjerojnë numrat aktualisht.

Nëse shikohen tendencat që kur Harris u fut në garë, nxjerr në pah disa dallime midis shteteve.

Në Arizona, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut, drejtimi ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i gushtit, por Trump ka një epërsi të vogël në të gjitha për momentin. Është një histori e ngjashme në Nevada, por me Harrisin, kandidate që është pak përpara.

Në tre shtetet e tjera – Miçigan, Pensilvani dhe Viskonsin – Harris kishte udhëhequr që nga fillimi i gushtit, ndonjëherë me dy ose tre pikë, por sondazhet janë shtrënguar ndjeshëm dhe Trump tani ka një epërsi shumë të vogël në Pensilvani.

Të tre këto shtete kishin qenë bastione demokratike përpara se Trump t’i kthente të kuqe, në rrugën e tij për të fituar presidencën në 2016. Biden i rimori ato në 2020 dhe nëse Harris mund të bëjë të njëjtën gjë, atëherë do të jetë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.

Në një shenjë se si ka ndryshuar gara që kur Harris u bë kandidatja demokrate, në ditën që Biden u largua nga gara, ai ishte pas Trumpit me gati pesë pikë përqindjeje mesatarisht në shtatë shtete.

Në Pensilvani, Biden ishte prapa me gati 4.5 pikë përqindjeje kur u largua. Është një shtet kyç për të dyja palët pasi ka numrin më të madh të votave elektorale nga të shtatë dhe për këtë arsye fitorja e bën më të lehtë arritjen e 270 votave të nevojshme.

A janë ndarë Kaderi dhe Lumbardhi? Detaji që po bën lëmsh rrjetin

Edhe pse ka kohë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, Kaderi dhe Lumbardhi po përcillen në çdo lëvizje.

 

 

 

Duket se midis tyre nuk do të ketë kthim pas, por ish-banorja ende po e mban një kujtim të ish-it.

Duke hulumtuar në profilin e saj në Instagram shohim se ajo ende e ndjek një llogari e cila është krijuar në kohën kur ishte bashkë me Lumin.

“kader_lumbardh” është llogaria e cila sigurisht e bën që t’i rikujtojë çastet e bukura me të.

 

 

Kjo është pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një “pajisje e dyshimtë” është gjetur në njërën prej rrotave të veturës së tij, pasi e kishte dërguar te mekaniku.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi të pajisjes që iu gjet atij në veturë. Është pajisje e gjurmimit GPS, e cila mbledh informacione në kohë reale.

Kajtazi shkroi më herët në Facebook se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe se për këtë është njoftuar edhe Prokuroria.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, shkroi ai.

Punime në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 31.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Llapushnik (kodi: 16100028) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Berisha, Novosella, Kleçka..

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformnatorit.

2.

Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10kV Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekolle, Prapashtice, Hajkobille, Dabishevc, Mutivode

Arsyeja: Ndërprerje për siguri – Vendosja dhe premontimi i shtyllave të të tensionit të mesëm.

3.

Në TS 35/10kV Fushë-Kosova

Nga Dalja Fushë-Kosova Nr.10  do të ndërprehen trafostacionet:

TS 10/04kV Tregtia Novosella (kodi: 10012182134) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

TS 10/04kV Grajqevcët (kodi: 10012182140) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Apollonia dhe rr.17 Shkurti.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndërrimi i transformatorit.

4.

Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva

Nga dalja 10 kV Bajqin-Pollat do të ndërprehet TS-i:

TS 10/04 kV Dobërdol te shkolla (kodi: 14000014164) prej orës 07:30 deri në ora 09:30

Vendet: Dobërdol te shkolla.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllës 0,4kV.

5.

Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës 16:00 deri në ora 17:00

Vendet: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2,Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Zëvendësimi i transformatorit.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Montingu-Bërnicë (kodi: 15019007) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Bërrnica, NSH Monting, Noti, Enver Ahmeti “Monting, Ekrem Qarolli”NewPremix”, NTP “Dalma” Mentor Avdyli, Ismajl Jakupaj N.T.P.”MEDRUPLAST”, Gëzim Zhdrella N.P.Sh.Termopan”.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe lidhja e kabllove si dhe punimi i lidhësve adekuate (muf).

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

Vërejtje! Dalja ka BRRE

Prizren

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:

LP 10kV Hasi 2  (kodi: 30034003)  nga ora 08:30  deri 17:30

Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit ,zhvendosja e TS me gjithë elementet përcjellëse si dhe pune tjera elektrike në kuadër të LOT14, Hasi 2 Krusha e Madhe.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bajram Curri (kodi: 30033008) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; afariste:”Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”,”Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

 Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë  dhe Llugaxhi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Gadime (kodi: 41000013) nga ora 09:30 deri 14:30

Vendet:  Babushi i  Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrellë dhe Plitkoviq.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

3.

Nga 35/10[kV] Kaçaniku do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Bobi (kodi: 40043002)  nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Fshatrat: Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 11:00 deri 13:00

Vendet: Vëllezërit Gervalla, Magjistralja Prishtine-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i kthinave 10 kV në stabiliment.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10kV Harilaqi (kodi: 41048003) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Harilaqi, Treshnjevka dhe konsumatorët komercial të kësaj dalje 10kV.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tërrnavci (kodi: 74000012)   nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Klinë e Ulët, Tërnavc dhe Kuçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi TS/ ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/10[kV] Vushtria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tregu i Blertë (kodi: 73000002)   nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Shtëpia e Mallrave, Kalaja, Posta Vushtrri, Isuf Zhegrova (banesat), TSB, Ariani Company,Sami Ferizi te Cerdhja, Perparimi dhe TSM-Nr.3.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kV Qytet e fshatra (kodi: 73000003)  nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Smrekonicë, Pasomë, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Qyteti II (kodi: 74000010) nga ora 13:00 deri 14:00

Vendet: Shkolla Teknike, Morava (Fidanishte), Afrim Durmishi, Shkolla Norvegjeze, Rukolli, Banesat te Komuna, Kuvendi Komunal, rr. 28 Nëntori, Bekim Berisha Abeja, Harun Beka, Isa Boletini, Dëshmorët e Kombit, Osman Geci dhe Ali Gashi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

5.

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të  ndërprehet:

Dalja 10[kV] Poleti (kodi: 73000007) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Avni Klinaku, Adem Ademi, Bekim Zenuni  (një pjesë), Besa Shqiptare, Dëshmorët e Kombit, Dardania, Jeton Tërstena, Liqeni i Prespës, Lumni Surdulli, Lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Niman Ferizi, Mehmet Pash Zogaj, Mujo Ulqinaku, Faik Konica, Hamit Hyseni  (një pjesë), Jeton Tërstena, Kongresi i Manastirit  (një pjesë), Stantërgu  (një pjesë) dhe Vushtrri  (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bajri (kodi: 70000004) nga ora 08:00  deri 17:00

Vendet: një pjesë e Qytetit, Lagjja Bajr dhe Frashëri.

Arsyeja: Projekte investive,- demontimi i kthinave ekzistuese 10kV.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)[kV] Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tërrnavci (kodi: 74000012)   nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Klinë e Ulët, Tërnavc dhe Kuçicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kontrollimi TS/ ndërrimi i shtyllave/ shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/10[kV] Vushtria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tregu i Blertë (kodi: 73000002)   nga ora 10:00 deri 11:00

Vendet: Shtëpia e Mallrave, Kalaja, Posta Vushtrri, Isuf Zhegrova (banesat), TSB, Ariani Company,Sami Ferizi te Cerdhja, Perparimi dhe TSM-Nr.3.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

LP 10kV Qytet e fshatra (kodi: 73000003)  nga ora 12:00 deri 13:00

Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Smrekonicë, Pasomë, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Qyteti II (kodi: 74000010) nga ora 13:00 deri 14:00

Vendet: Shkolla Teknike, Morava (Fidanishte), Afrim Durmishi, Shkolla Norvegjeze, Rukolli, Banesat te Komuna, Kuvendi Komunal, rr. 28 Nëntori, Bekim Berisha Abeja, Harun Beka, Isa Boletini, Dëshmorët e Kombit, Osman Geci dhe Ali Gashi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

5.

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të  ndërprehet:

Dalja 10[kV] Poleti (kodi: 73000007) nga ora 14:00 deri 15:00

Vendet: rrugët: Avni Klinaku, Adem Ademi, Bekim Zenuni  (një pjesë), Besa Shqiptare, Dëshmorët e Kombit, Dardania, Jeton Tërstena, Liqeni i Prespës, Lumni Surdulli, Lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Niman Ferizi, Mehmet Pash Zogaj, Mujo Ulqinaku, Faik Konica, Hamit Hyseni  (një pjesë), Jeton Tërstena, Kongresi i Manastirit  (një pjesë), Stantërgu  (një pjesë) dhe Vushtrri  (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bajri (kodi: 70000004) nga ora 08:00  deri 17:00

Vendet: një pjesë e Qytetit, Lagjja Bajr dhe Frashëri.

Arsyeja: Projekte investive,- demontimi i kthinave ekzistuese 10kV.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

LP 10kV J10 Bresalci 1 (kodi: 63000010) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërprehet:

Dalja 10 kV TS 20 (kodi: 60063014) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: Iliria I, II, III dhe IV.

Arsyeja: Demontimi i ndarësit të dëmtuar dhe vendosja e bazave të tensionit të mesëm në kthinën dalëse.

“Xuxi mezi po merrte frymë” – Sara qanë teksa kujton ndodhitë e mbrëmshme

Sara mes lotësh ka kujtuar ndodhitë e mbrëmshme(të martës mbrëma) në shtëpi teksa Xuxit iu përkeqësua gjendja shëndetësore pasi Xheneta e zgjoi nga gjumi duke kërcitur me tenxhere.

Sara teksa qante tha se Xuxi mezi merrte frymë dhe kjo i kujtoi familjarët e saj.

“Xuxi nuk merrte frymë dhe qante se nuk merrte frymë dhe më ka dhimt shpirti se mu kujtua gjyshi dhe babai”, tha Sara.

Mes tjerash, Xheneta tha se nuk është aspak pishman për atë që bëri dhe Sara i tha se ajo që bëri është një gjest i ulët.

VIDEO

Aksidenti i merr jetën nxënësit nga Peja

Një aksident trafiku ishte fatal për nxënësin nga Peja, Aron Mazrekaj.

Aroni u përplas dje nga një veturë, e plagët që mori ishin të papërballueshme, raporton IndeksOnline.

Mazrekaj ishte nxënës shembullor në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, madje edhe bursist.

Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit.

“Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte” thuhet në njoftimin që ka bërë publik shkolla ku vijonte mësimet Aroni.

Ky është njoftimi i plotë i shkollës:

Dhimbje e madhe !

E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë!

I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse  na ike  Aron!

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq.

Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne.

Me përkushtimin e tij në mësime, me mirësinë që tregonte për shokët, dhe me respektin ndaj mësimdhënësve dhe stafit, Aroni pasqyronte vlerat më të larta të shkollës sonë.

Si i tillë me pelqimin e të gjithëve  u zgjodh KRYETAR I KËSHILlIT TË NXËNËSVE TË SHKoLLËS.

Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte.

Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën.

Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Çdo  sukses dhe aktivitet në shkollë emrin e mbante Aron Mazrekaj.

Çdo  pritje çdo prezentim  krah drejtoris së shkollës ishe Ti . Bursa që u nda për ty mbeti në letër !

Pusho në paqe, Aroni ynë!

Me dhimbje të madhe !

Drejtoria e shkollës  që aq shumë të deshti!

Gjuriq nga Këshilli i Sigurimit bën thirrje të mos “votohet” Albin Kurti

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka theksuar se Serbia nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por me politikat dhe veprimet e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka përmendur aspiratat e shqiptarëve për paqe dhe prosperitet, duke kërkuar gjithashtu që këto aspirata të aplikohen edhe për komunitetin serb.

Gjuriq u ka bërë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të refuzojnë politikat e përçarjes dhe konfliktit që sipas tij, vijnë nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai e kritikoi kryeministrin Kurtin duke e quajtur atë një pasqyrë të regjimit që ai ka dëshiruar të luftojë para më shumë se një çerek shekulli.

“Për komunitetin shqiptar në Kosovë dua të jemi qartë, Serbia nuk ka konflikt me ju, çështja jonë ka të bëj me politikat dhe veprimet e regjimet të Albin Kurtit dhe jo shqiptarët. I kuptojmë aspirata e juaja për paqe dhe prosperitet aq sa duam t’i bëjmë të njëjtat për komunitetin serb. Iu kërkojmë që të refuzoni politikat e përçarjes dhe konfliktit dhe ta na bashkoni në kërkim të respektit të ndërsjellë mbarë sigurisë dhe bashkëpunimit. Albin Kurti është bërë një pasqyrë e regjimit te cilin ka dashur ta luftojë para më shumë se një çerek shekulli”, ka deklaruar ai në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.