div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së

Ka ndërruar sot jetë Vehbi Koraçi, ish-shefi i Shtabit në Komandën e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në Zonën Operative të Nerodimes.

Lajmin për ikjen e Komandant Verës, e ka dhënë djali i tij, Faton Koraçi, i cili ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit.

“Sot me datë 03.11.2024 ka ndërruar jetë babi jonë Vehbi Ramadan Koraçi, vëllai i Izair, Zylfi, Basri dhe Fatmir Koraçi”.

“Varrimi i babit tonë bëhet sot me datë 03.11.2024 në ora 15:30 te varrezat e dëshmorëve në Kaçanik”, ka njoftuar djali i tij.

Ky gjest i Burimit i acaron tepër Anën dhe Lelën

Banori i BBVK 3, Burimi ka penguar Lelën dhe Anën me afërsinë e tij.

Kjo shihet qartë në reagimet e Anës, e sidomos në të Lelës, transmeton Klankosova.tv.

Burimi dëshironte të pastronte këmbët e vajzave, por ato nuk i lënë hapësirë, duke i thënë që ai të largohet.

Për detaje më të hollësishme, ndiqni videon e mëposhtme:

Bien temperaturar, ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 17 gradë Celsius.

Njoftimi i IHMK-së:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte – Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Flet nëna e Kevinit: Ai e respekton, Ana ia ngrit zërin!

Drama mes Anes dhe Kevinit ka bërë bujë të madhe.

Pas prime-s së të premtes ku hyri nëna e Kevinit në shtëpi, situate ka marrë kahje tjetër.

E ftuar sot në “Big Talk” ajo tha se e kishte marr mallin për djalin dhe se duhej t’i jepja disa opinione.

“Kevini është një djalë që e respekton Anën dhe të gjitha banorët, shpesh e kom pa që ju ka afru te shtrati dhe tu ja ngrit zanin. Tash është më mirë, në fillim nuk e respektojke. Kevini ka pëlqim tek Ana”, tha ajo.

 

Ndërron jetë infektologu i njohur

Ka vdekur në moshën 83-vjeçare mjeku i njohur nga Prizreni, Liri Vrenezi.

Lajmi u bë i ditur nga Spitali i Prizrenit, “Prim. Dr. Daut Mustafa”.

Vrenezi shërbeu për më shumë se 40 vjet si specialist infektolog.

“Dr. Liri Vrenezi, në spital punoi deri në pensionim në vitin 2006. Ai ishte njeri i afërt, i dashur, kolegial, i përkushtuar në punë dhe pa përtesë e me ndershmëri e përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, sepse ai me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevojē për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

“Menaxhmenti, reparti i infektivës dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Liri Vrenezit. Kujtimi për punën, kontributin dhe shembëlltyrën e Dr. Liri Vrenezit do të jetë i përhershëm!”, thuhet tutje në njoftim.

TË NGJASHME:

E dhimbshme: Vdes vogëlushi nga Mitrovica

 

 

 

Ndërron jetë infermierja e njohur

Shërbimi spitalor klinik dhe universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë, Shkukrije Kurti, infermiere në Klinkën e Kirurgjisë, përcjell IndeksOnline.

E ndjera ishte infermiere për mbi 20 vjet dhe njihej për aftesitë e saja profesionale.

Ngushëllime familjes.

“Me Haradinajn kryeministër, Kosova hyn në NATO”

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Diellza Kukaj, e cila dje u nominua për kandidate për deputete, thotë se me Ramush Hardinajn si kryeministër Kosova do të hynte në NATO.

“Nën udhëheqjen e zotit Haradinaj, kemi vendosur integrimin në NATO si bazament të progresit tonë ekonomik dhe politik. E ardhmja e Kosovës është e ndritur, dhe me mbështetjen tuaj, jam e bindur që do t’i sjellim vendit tonë zhvillimin që meriton”, tha Kukaj.

Kukaj e vlerësoi si një nder për të dhe përgjegjësi, faktin që ajo u nominua si kandidate për deputete.

“Ky besim është një nder dhe një përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim për të përfaqësuar zërin e qytetarëve tanë”, u shpreh ajo.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë, ka prezantuar dje kandidatët për Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Kandidat për deputetë nga AAK në Pejë janë: Ali Berisha, Shemsedin Dreshaj, Gazmend Syla, Arbër Tolaj, Diellza Kukaj, Fatmir Gashi, Ramush Ahmetaj dhe anëtari më i ri në parti, afaristi Egzon Kelmendi.

E rëndë: Ky është çifti që vdiq nga atentati në Shkodër, lanë pas vetës tre fëmijë

Flutura dhe Bashkim Basha, prindër të tre fëmijëve, po ktheheshin në shtëpinë e tyre, kur motori i tyre u godit nga nje automjet tip “Mercedes-Benz” me targa kroate që sapo ishte qëlluar me breshëri plumbash nga një “Range Rover” në lëvizje pak ditë më parë në Shkodër.

Makina që drejtohej nga Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati u qëllua me armë zjarri nga persona ende paidentifikuar që lēviznin me një mjet të vjedhur në Durrës dhe që u gjet pak orë më vonë i shkrumbuar nga flakèt.

Lici ndërroi jetë në vend bashkë me 56-vjeçaren Flutura Basha, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.

Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Ndërsa Arlind Bushati para disa ditësh denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

E rëndë: I mituri dyshohet se plagosi vëllain e tij, 7-vjeçari po trajtohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Fëmija ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 7-vjeçar i cili dyshohet se është plagosur nga vëllai i tij më i madh – rreth 11-vjeçar me armë gjuetie.

Sipas informacioneve të para, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për trajtim.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe se rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit.