div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vajza e Bedri Hamzës: Babi derën e Zyrës së Kryeministrit do ta hapë me dinjitet, ka debate të vazhdueshme me vëllain për El Classico

Vajza e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzës, Doruntina, ka sjellur një rrëfim familjar para të pranishmëve në Konventën e PDK-së.

Doruntina Hamza ka rikujtuar edhe këshillën që babai i saj ia kishte dhënë në ditën e parë të saj të punës.

“Nuk duhet me e mendu derën e zyrës veç kur ki me hy. Duhet me e mendu edhe kur ki me dalë dhe me e mbyll atë derë, me e ditë çka po len pas”.

“Nëse atë ditë kjo fjali nuk e ka pas peshën si sot, me kohë e kam kuptu peshën që mban. Gjithmonë, çdo derë të zyrave që e ka hapur dhe mbyllur, babi e ka hapur dhe mbyllur me nder, me integritet e dinjitet. Si familje e tij jemi të bindur që njëjtë do ta hapë edhe derën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Doruntina Hamza.

Më tej, vajza e madhe e kandidatit të PDK-së për Kryeministër ka shtuar se Bedri Hamza është i përkushtuar në çdo punë që bën, njëjtë si për familjen.

Ajo zbuloi edhe debatet e Hamzës për futboll me djalin e tij, Ensarin, kur në ekran është El Classico.

“Shumë nga ju e keni parë Bedri Hamzën të flas për përkrahjen për sportin dhe ndërtimet e stadiumeve, por jo të gjithë e keni parë në debatet e tij të pafundme me Ensarin kur në ekran është El Classico e duhet të dëgjojmë me orë debat e statistika se a osht ma i mirë Real Madridi apo Barcelona, a është ma i miri në historinë e futbollit, Cristiano a Messi? Deri sot kurrë s’jone pajtu për këtë temë!”, tha ajo.

Fillon karantina në një lokalitet të Shqipërisë, shkak përhapja e gripit të shpendëve

Një vatër me gripin e shpendëve është identifikuar në fshatin Mëzez në Tiranë. Ministria e Bujqësisë, në njoftimin e saj thotë se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Instituti i Shëndetit Publik është duke kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit.

Ndërkohë që prej 30 tetorit, fermerët dhe mbarështuesit e shpendëve, janë njoftuar se është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Është ndaluar shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla. Gjithashtu, edhe moslejimi i shpendëve të gjalla pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj sëmundjes së influencës aviare.

Deri më tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore dhe rekomandohet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 gradë.
Analiza e shifrave: Trump po prinë para Harris, drejt një fitoreje të thellë?

Nëse sondazhet janë përsëri me një gabim të ngjashëm këtë vit, epërsia e ngushtë e zv/presidentes, Kamala Harris në shumë mesatare mund të nënkuptojë se Trumpi është në fakt përpara dhe drejt një fitoreje të thellë elektorale…

 

 

Zgjedhjet presidenciale të viteve 2016 dhe 2020 – në të cilat shumë sondazhe ishin jashtëzakonisht të pasakta – lanë pas pyetje nëse sondazhet po ‘gënjejnë’ në mënyrë të pariparueshme apo ende janë një barometër i gjendjes së kombit, që mund të përmirësohej me disa rregullime metodologjike.

Tetë vjet më parë, sondazhet kombëtare parashikonin një fitore të lehtë për Hillary Clintonin ndaj Donald Trumpit, deri në ditën e zgjedhjeve. Sipas një analize të Pew, gati nëntë nga dhjetë sondazhet mbivlerësuan mbështetjen për demokraten.

Në vitin 2020, sondazhet tregonin se Joe Biden kishte një epërsi të fortë ndaj Trump. Pak para zgjedhjeve, Biden kryesonte me 8.4 pikë në mesataren e FiveThirtyEight dhe me 7.2 pikë në mesataren e RealClearPolitics. Megjithatë, ai fitoi votën popullore me më pak se 4.5 pikë.

 

 

Nëse sondazhet janë përsëri me një gabim të ngjashëm këtë vit, epërsia e ngushtë e zv/presidentes, Kamala Harris në shumë mesatare mund të nënkuptojë se Trumpi është në fakt përpara dhe drejt një fitoreje të thellë elektorale.

Por, kjo është një “nëse” e madhe. Shumë sondazhe të respektuara pretendojnë se kanë rregulluar gabimet e tyre dhe tani janë më të afta për të llogaritur mbështetjen për Trumpin, si në nivel kombëtar ashtu edhe në shtetet kyçe.

Sa i përket arsyes pse sondazhet e kaluara kanë qenë kaq të gabuara, disa besojnë se mbështetësit e Trumpit nuk marrin pjesë në sondazhe për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve si mediat kryesore dhe organizatat e sondazheve.

Scott Keeter, studiues i lartë në Qendrën Kërkimore Pew, pohoi se ky mosbesim mund të shpjegojë pse mbështetja për republikanin shpesh nuk përfaqësohet saktë në rezultatet e sondazheve.

“Mbështetësit e Trumpit mund të kenë më pak besim në institucionet që sponsorizojnë këto sondazhe. Nëse ata zgjedhin të mos marrin pjesë për shkak të këtij mosbesimi, mbështetja e tyre nuk kapet saktë”, tha Keeter.

Ai sugjeroi se kjo mungesë e pjesëmarrjes kontribuoi në gabimet e sondazheve në vitet 2016 dhe 2020, ndërsa ato të zgjedhjeve afatmesme në vitin 2022 treguan saktësi më të madhe. Dallimi është se Trump nuk po kandidonte në vitin 2022.

“Zgjedhjet presidenciale tërheqin një bazë më të larmishme votuesish, çka shton variabilitetin. Prandaj nuk mund të supozojmë që saktësia e parë në vitin 2022 do të qëndrojë për vitin 2024, veçanërisht me Trump në fletën e votimit”, pohoi Keeter.

Pavarësisht performancës së përmirësuar të sondazheve afatmesme, shumë amerikanë mbeten skeptikë se sondazhet mund të llogaritin me saktësi preferencat politike të publikut, veçanërisht në një zgjedhje që ekspertët e përshkruajnë si “më e ngushta në vitet e fundit”.

Si përgjigje ndaj gabimeve të mëparshme, organizuesit e sondazheve kanë rafinuar metodat e tyre, duke përdorur gjithnjë e më shumë sondazhe në internet dhe mesazhe me tekst. Sondazhet kanë evoluar ndjeshëm që nga viti 2016, kur shumica e tyre kryheshin ende përmes linjave fikse, edhe pse në atë kohë më pak se gjysma e familjeve në SHBA kishin një linjë fikse funksionale. Në fakt, deri në vitin 2022, 61 për qind e organizatave të sondazheve në SHBA që kryenin sondazhe kombëtare në vitin 2016 kishin kaluar në metoda të reja. Ky evoluim po vazhdon në sondazhe.

Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me një plan tejet të guximshëm

Pas puthjes së tyre që shkaktoi shumë zhurmë, Gresa dhe Vullneti kanë nisur të diskutojnë për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gresa dhe Vullneti, të cilët janë bërë pjesë e vëmendjes së medieve dhe fansave, po mendonin për një strategji që do të intrigonte më tej banorët e tjerë.

Vullneti i propozoi Gresës që pas një muaji të njoftonin se ajo është shtatzënë me të, duke e bërë situatën shumë më emocionuese.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me t’i çmend. Ne mund të ndahemi në ndërkohë, pastaj bëhet situata më interesante. Ti kërko një test të shtatzënisë”, i tha ai, duke i sugjeruar një plan që do të shkaktonte bujë dhe reagime të forta mes banorëve.

Gresa, e cila duket se është e hapur për këtë ide, reagoi me një qeshje dhe tha se do të sillte si pretendim se i janë marr mendtë dhe se ka të vjella.“Këto ditë që po flejmë bashkë, mund të bëjmë ndonjë lloj tripi kinse po dëgjohet diçka” shtoi Vullneti, duke u bërë gati për të realizuar planin.

Ky diskutim midis tyre tregon se ata janë të angazhuar për të mbajtur interesin e publikut dhe për të krijuar situata që do të mbajnë vëmendjen e gjithkujt.

Me këtë plan të guximshëm, ata shpresojnë të rrisin tensionin dhe dinamikst brenda shtëpisë, duke bërë që ndjekësit të ndjekin me interes çdo lëvizje të tyre. /Telegrafi/

Trump mund të arrijë diçka që nuk ka ndodhur për 132 vjet në zgjedhjet amerikane

Donald Trump mund të hyjë në histori si presidenti i dytë amerikan që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme, nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, arritje që ndodhi për herë të fundit 132 vjet më parë.

Trump është presidenti i parë i mundur që rikandidon për postin që nga fundi i shekullit të XIX-të.

Gjersa ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt kandidoi për një mandat të tretë në vitin 1912 ndërsa më parë nuk ishte mposhtur dhe nuk siguroi nominimin nga ndonjëra prej partive kryesore.

Benjamin Harrison

Vetëm një person ka shërbyer dy mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë: Grover Cleveland.

Demokrati u zgjodh president për herë të parë në vitin 1884, shkruan newsweek.

Ai u mund në tentativën për rizgjedhje në vitin 1888 nga republikani, Benjamin Harrison, pavarësisht se fitoi votën popullore në të dyja rastet.

Temperaturat shënojnë ulje, parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Boksieri shqiptar shumë i fortë për boksierin serb, e mposht pas 6 rundeve

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, ka mposhtur në 6 raunde, rivalin e tij serb, Milosav Saviq.

Ky meç u zhvillua në Chemnitz të Gjermanisë.

Xhoxhaj, dominoi tërë meçin ndaj kundërshtarit të tij, duke arritur suksesin e radhës në boksin profesionist.

Pas triumfit, ai festoi me flamurin kuqezi.

TË NGJASHME:

I jashtëzakonshëm edhe Roberto Bakaj, boksieri shqiptar fiton meçin me nokaut

Kamala Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera ajo vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me SHBA. Në letër ajo thekson ndihmën amerikane edhe për Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që do të vazhdojë ta japë, në qoftë se ajo do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Amerikanët shqiptarë kanë bërë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra amerikanë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Kamala Harris.

Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro amerikanëve, të cilët thotë se tashmë shqiptarët prej punëtorëve, bizneseve të vogla, kanë arritur në profesione të ndryshme, në mjekësi, në drejtësi, e kudo në shërbime publike.

“Amerikanët shqiptarë kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, amerikanët shqiptarë kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin.

Që prej më shumë se një shekulli, duke filluar nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Edhe sot, amerikanët shqiptarë e kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që u qëndruan pranë në atë moment të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë.

Dua të konfirmoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i qëndrueshëm i NATO-s, dhe jam mirënjohës për Shqipërinë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas invazionit të egër të Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Harris.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur Pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike dhe demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

I kuptoj sfidat unike në vendin tonë, që shumë prej komunitetit shqiptaro amerikan përballen dhe unë angazhohem për politika që e fuqizojnë këtë komunitet, duke përfshirë luftën për një ekonomi me mundësi dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e amerikanëve shqiptarë në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të formojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta” ka theksuar Kamala Harris.

“Faleminderit për gjithçka që kontribuoni në këtë vend të madh”, përfundon letrën e saj, zëvendëspresidentja amerikane, e cila po pret votën e shtetasve amerikanë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të martën, me 5 nëntor./RTK/