WOW, Luana Vjollca merr propozimin për martesë? (FOTO)

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ‘’trazuar’’ rrjetin pak më parë.

 

 

Ajo në Instastoryn e saj ka postuar një ambient romantik, shkruan IndeksOnline.

‘’A do të martohesh me mua’’, shkruante aty, ku duket se moderatorja ka marr propozimin e martesës.

Se a është e vërtetë, apo Luana këtë foto e ka postuar vetëm për të tërhequr vëmendjen e mediave, këtë do ta kuptojmë ditëve në vijim.

 

 

 

 

Pas ndryshimit drastik, Santiana befason me foton

Fotografia më e re e Santianës në Instagram ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave sociale. E veshur me një pallto lëkure dhe një kapelë elegante, ajo shfaq një kombinim të përsosur të stilit dhe atraktivitetit.

Të gjithë e dinë për aftësitë e saj si modele, por kjo foto tregon edhe më shumë se sa thjesht një pamje që të lë pa fjalë.

Santiana bën një frymëzim për të rinjtë në vend, duke treguar se përveç bukurisë, ajo ka edhe një ndjenjë të shkëlqyer të stilit.

 

 

Është interesante të shohim se si ajo plotëson imazhimin e vetë duke përfshirë elemente të natyrshme dhe moderne në veshjen e saj.

“Kam dashuri për modën dhe çdo ditë përpiqem të shpreh veten”, ka thënë ajo në një intervistë të mëparshme.

 

 

Kjo foto, e cila ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit, zbulon një anë tjetër të Santianës, atë të një gruaje me besim dhe guxim.

Me çdo postim, ajo arrin të frymëzojë dhe aktivizojë ndjekësit e saj.

Ka thënë se moda është një formë shprehjeje, dhe ky postim është dëshmia më e mirë se si ajo e përqafoi atë.

 

 

Skuadra e saj e menaxhimit ka bërë një punë të shkëlqyer në krijimin e një imazhi perfekt, duke mbajtur gjithnjë në theks personalitetin e saj të veçantë.

 

Santiana Maloku ka thënë se 5 vakte namaz i falë, por kjo foto në bikini do t’ju ‘lë pa frymë’

 

 

Driloni bën pyetjen e çuditshme pas daljes se Rezit

Mbrëmë dy banorë u përjashtuan nga Big Brother Vip Kosova, Rezarti dhe Besforti.

Kjo për shkak të thyerjes së rregullave të parapara në BBVK.

Pas Prime, banorët tjerë e kanë komentuar përjashtimin e Rezit dhe të Besfortit.

Por, Driloni ka bërë një pyetje që befasoi banorët. Ai pyeti se a është larguar Rezi me rrobat e njëjta që ka veshur në Prime.

Kur banorët i thonë që po, ai thotë se Rezi kishte veshur maicën e tij.

Ndeshjët ndaj Rumanisë dhe Lituanisë, Kosova publikon listën e të ftuarve, ka risi

Përfaqësuesja e Kosovës e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit nëntor, në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” me 15 nëntor do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë, ndërsa tre ditë më vonë e presin Lituaninë në stadiumin ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.

 

Trajneri Franco Foda ka përzgjedhur një list prej 24 futbollistëve.

Për herë të parë në Përfaqësuesen A, është ftuar edhe Baton Zabërgja.

Po ashtu pas një kohe në grumbullim është ftuar edhe Bersant Celina./IndeksOnline/

Pasi iu kthye fesë, Fero tani bën këtë veprim

Është bërë më shumë se një vit, ku ish-reperi Fero kishte njoftuar se do që t’i përkushtohet fesë islame.

 

 

 

Ai nisi te heq dorë nga të gjitha gjërat e ndaluara me fe, e që në islam edhe tatuazhet janë të ndaluara, shkruan IndeksOnline.

Duket se tani ka marrë vendimin dhe ka nisur t’i heqë ato.

Me anë të fotografisë që ka publikuar në “Instastory” shihet se tashmë ka nisur të përdorë laserin për eliminimin e tyre, dhe sot e ka seancën e dytë.

 

 

 

”Gati për seancën e dytë”, ka shkruar ai. /IndeksOnline.

Kryetarët e dy komunave në Kosovë pjesë e listës për deputet

Disa nga kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, garës për deputet do t’i hyjë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kjo gjë është bërë e ditur sot, gjatë ‘Turneut të Ndryshimit’ që e ka nisur LDK e që do të mbahet në 10 qytete të Kosovës dhe në mërgatë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, edhe më herët në intervista kishte deklaruar se disa nga kryetarët e komunave, do të jenë në listën për deputetë të kësaj partie.

Rezi reagon për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Kosova

Rezart Veleshnja u përjashtua mbrëmë nga Big Brother VIP Kosova, me vendim të Vëllait të Madh përmes zarfit të zi.

Pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.

Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara.

“Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re Mirdita Aliu, nëna e tre fëmijëve

Familjet Shala dhe Aliu kanë marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.

Mirdita Aliu-Shala u nda nga jeta duke lënë pas tre fëmijë dhe bashkëshortin.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë të afërmit përmes rrjetit social “facebook”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 16:00, ku të gjithë ata që e njohën dhe e donin do të kenë mundësinë ta nderojnë kujtimin e saj.

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme si mysafire në muajin nëntor.

Takimi i parë do të jetë ndaj Zvicrës më 21 nëntor në Bernë dhe ai ndaj Irlandës më 24 nëntor.

Dardanët për këto dy ndeshje kërkojnë përkrahjen nga bashkatdhetarët, që gjithmonë ju kanë qëndruar pranë.

Sfida ndaj Zvicrës zhvillohet në Mobiliar Arena, Gümligen nga ora 19:30.

Tashmë biletat janë në shitje, ku mund t’i blini për të qenë sa më afër Dardanëve.

FBK ju bën thirrje mërgimtarëve në Zvicër që të vijnë të përkrahin Kosovën, në këtë përballje shumë të rëndësishme.

Kujtojmë që Kosova e fitoi vitin e kaluar sfidën ndaj Zvicrës 72:76 në Fribourg, ku kishte përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë.

Dardanët kanë një fitore dhe një humbje në parakualifikimet për Kupën e Botës 2027, ndërsa dy ndeshjet e fundit në grupe do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm përballë Zvicrës dhe Azerbajxhanit.

Linku i biletave:

https://www.ticketmaster.ch/event/sui-vs-kos-fiba-basketball-world-cup-2027-european-pre-qualifiers-tickets/21407?brand=swissbask&_ga=2.114477186.426310268.1730802310-530900162.1730802310&fbclid=IwY2xjawGaBKNleHRuA2FlbQIxMAABHTe-RLDoHNAHmjtB6HCO4rB3gF4JyquajuEBb14Q-yRzbYWa5kQvinkD-g_aem_yXgu0nMrRZCYbv0wBWGO8w