Ndodh edhe kjo në spektaklin e madh: Rrahen fizikisht konkurrentët

Një situatë e tensionuar ka agravuar në përplasje fizike mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”.

Të përfshirë janë Albi dhe Xheliola. Gjithçka nisi te një lojë mes të gjithë konkurrentëve, ku Albi sfidoi Xheliolën në një dënim që asaj nuk i pëlqeu.

“Pije birrën, mbajë dhe gojë dhe puthe Xhonin”, ishte kërkesa e Albit, pas të cilës Xheliola i hodhi gotën me birrë në fytyrë atij.

Ky moment kaloi dhe ata zgjodhën të flisnin pak çaste më vonë. Kjo bisedë nuk ishte aspak sqaruese, por u pasua nga ofendime shumë të rënda kundrejt njëri tjetrit.

Nga të gjithë ofendimet, Xheliola nuk duroi dot deformimin e mbiemrit. Ajo hoqi takat dhe e qëlloi Albin, ndërsa dëgjohet të thotë: “Ke për ta paguar shtrenjtë, mbaje mend çfarë kam për të të bërë.”

Situata vijoi edhe në studion e “Për’puthen”, por të dy u pezulluan nga programi.

E rëndë: Aksidentohet për vdekje një person në Krushë të Madhe

Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, i cili më pas ka vdekur.

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)” Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në konfirmim.

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga “BBVK”, nuk përmend fare Arionin

Diana Tahiri ishte padyshim një nga banoret më të dashura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo nisi rrugëtimin që në natën e parë të spektaklit, por iu desh ta ndërprejë të martën për arsye familjare.

Javën e kaluar, motra e Dianës hyri për ta njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të tyre nuk është e mirë, por që publiku vuri re se në fakt ajo mund të ketë hyrë për t’ia bërë me dije se nuk e duan Arionin.

Një ditë më pas, Diana vendosi të lëjë shtëpinë, teksa sot ka ardhur mesazhi i parë i saj që nga dalja.

Diana ka falënderuar ndjekësit dhe të gjithë përkrahësit e saj në këtë rrugëtim, që për të ka qenë ëndërr e bërë realitet.

Në mesin e rreshtave të mesazhit, megjithatë, Diana nuk ka përmendur fare emrin e personit me të cilin nisi lidhje brenda në shtëpi, Arionin.

Ky është postimi i plotë i saj:

Një muaj qëndrimi në Big Brother ka qenë padyshim një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë.

Pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova ka qenë një ëndërr prej shumë vitesh, një ëndërr të cilën nuk do ta kisha ndërprerë kurrë, po të mos ishte për shkak të familjes, dhe konkretisht, për shëndetin e personit më të shtrenjtë për mua… babait.

Falënderoj nga zemra produksionin e Big Brother VIP Kosova për mundësinë e dhënë për ta jetuar këtë ëndërr.

I kërkoj ndjesë publikut nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë moment dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj për këto ditë, kur nuk kam pasur mundësi t’ju kthej përgjigje dhe t’ju shpreh mirënjohjen për dashurinë e pafundme që më keni dhuruar virtualisht!

Rrugëtimin tim në Big Brother VIP Kosova e ndërpreva, por jo qëllimin për të arritur synimet e mia në të ardhmen. Ju premtoj se do të
kthehem më e fortë se kurrë.

FALEMINDERIT PA FUND për mbështetjen e jashtëzakonshme që po më dhuroni. Jam pafundësisht mirënjohëse!

Me shumë dashuri,
Diana

Rrebeshet e shiut, KESCO del me njoftim rreth furnizimit me energji elektrike

KESCO, ka njoftuar se disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Arsye janë kushtet atmosferike të përcjella me rrebeshe shiu.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim.

Në Zvicër thyhen rekorde të sasisë së borës

Reshjet e dendura të borës kanë çuar në një sasi rekord bore për muajin nëntor në vende të ndryshme të Zvicrës. 42 centimetra borë e freskët u ra në Lucern, 36 centimetra në Glarus dhe 28 centimetra secila në Cyrih dhe Bazel.

Të gjitha këto janë rekorde të nëntorit për vendet e prekura, njoftoi Meteoschweiz të premten.

Stuhia Caetano ishte përgjegjëse për reshjet e mëdha të borës të enjten pasdite dhe të premten mbrëma.

Kjo lëvizi pikërisht mbi Zvicrën, siç shpjegoi më tej Meteoschweiz. Me kalimin e frontit frynte edhe erë e stuhishme, sidomos në male. Vlera maksimale u regjistrua në Jungfraujoch, me një shpejtësi të erës prej 198 kilometrash në orë.

Kushtet e motit ndikuan në trafikun rrugor dhe hekurudhor, ku disa rrugë mbetën të bllokuara.

Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet

Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak të parashikimeve për erëra të forta e reshje shiu.

Kryeqyteti iu rekomandon qytetarëve që të sigurojnë objektet e lëvizshme nëpër ballkone e oborre, ndërsa bëri thirrje për reduktim të lëvizjeve të panevojshme, si dhe kërkoi kujdes në trafik.

Po ashtu, komuna e Prishtinës tha se ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme dhe vuri në dispozicion kontaktet për ndihmë.

“Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44”.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Duke pasur parasysh parashikimet e motit për orët në vijim, ju njoftojmë se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Ju lusim të tregoni kujdes të shtuar, veçanërisht:

• Siguroni objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era.

• Reduktoni lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar.

• Kujdesuni për sigurinë në trafik dhe shmangni parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Ekipet tona të emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Për ndihmë apo raportime, mund të kontaktoni Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44.

Së bashku, të kujdesshëm, e kalojmë çdo sfidë.

E papritur: Atilla sonte në Big Brother VIP

Në Prime-in e sotëm pritet gjithçka.

Një spektakël që do të shkojë super flakë, e super emocionues, do të zhvillohet gjatë natës së sotme, njofton Klankosova.tv.

Rikthime, ballafaqime, shpjegime, të gjitha do t’i keni sonte në eventin gjigant Big Brother VIP Kosova 3.

A do të rikthehet Atilla? A do të hyjë si banorë apo vetëm vizitë?

Lidhur me këto ka dhënë detaje gazetari i Orës 7, Lorik Kajtazi.

Ndiqeni çfarë detaje dha ai në emisiomin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Dianës i ndodh e papritura pas daljes nga Big-u

Diana Tahiri ka qenë njëra ndër përsonazhet më të përfolura ditëve të fundit.

Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova u përfolur kaq shumë për skenat e saj të nxehta me banorin tjetër të kësaj shtëpie, Arionin.

E pas largimit nga BBVK asaj i ka ndodhur e papritura, shkruan IndeksOnline.

Dianës i janë dyfishuar ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, ani pse deri më sot ajo nuk e ka bërë as edhe një reagim.

 

Megjithatë, presim që nesër Diana të sqarohet për shumë gjëra.

Pas pak fronti i fuqishëm, pritet të sjellë reshje të dendura shiu e bore, si dhe erëra të forta deri në 100 km/h

Aktualisht kemi reshje shiu në shumë pjesë të Kosovës, të cilat më intensive janë në Rrafshin e Dukagjinit, e po ashtu edhe erëra mjaft të forta nga jugu dhe jugperëndimi, ku në disa zona kanë arritur mbi 80 km/h, duke shkaktuar edhe dëme materiale dhe jo vetëm, sidomos në Gjakovë.

Në ndërkohë, cikloni i fuqishëm, i cili ka sjellë reshje të dendura shiu e bore në pjesë të shumta të Evropës, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin rrugor dhe atë ajror, do të arrijë për pak kohë në vendin tonë, çka edhe do të paraprihet nga fronti i dytë i fuqishëm gjatë kësaj jave, duke sjellur intensifikim të reshjeve të shiut dhe borës, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh.

Po ashtu, fronti do të sjellë edhe erëra jashtëzakonisht të forta nga veriu në të gjithë vendin, me shpejtësi maksimale prej 50 deri në 90 km/h, ndërsa në zonat malore edhe mbi 100 km/h.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme të shiut, lokalisht mund të ketë edhe vërshime, sidomos në zonën perëndimore dhe jugperëndimore.

Reshjet e borës pritet të shtrihen më shumë në mbrëmje dhe sërish do të jenë më të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës, megjithatë, sipas parashikimeve të fundit, edhe disa zona të Rrafshit të Dukagjinit pritet të përfshihen nga reshjet e borës, sidomos Prizreni.

Temperatura maksimale në rang vendi deri në 15°C, ndërsa me ardhjen e frontit do të pësojnë ulje të shpejtë, ku deri në mbrëmje më vonë parashihet të zbresin në vlera negative në shumë vende.MeteoKosova

Rritet çmimi i naftës

Më 22 nëntor 2024, çmimi i naftës ka shënuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 4%, duke arritur nivele të reja të larta. Kjo rritje e papritur është ndikuar nga zhvillimet e fundit në krizën ndërkombëtare, veçanërisht nga tensionet që vazhdojnë të përshkallëzohen mes Rusisë dhe Ukrainës, me paralajmërimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për mundësinë e një konflikti global.

Në bursën amerikane, çmimi i naftës u rrit me 0.34%, duke arritur në 70.44 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta u rrit me 17 cent, ose 0.32%, duke arritur në 74.55 dollarë për fuçi. Ekspertët e tregut sugjerojnë se kjo rritje vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh, përfshirë zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Britanisë për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar brenda territorit rus.

Por si varijojnë çmimet e derivative në Kosovë ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në tregun kosovar sillen përafersisht: disel 1.18 cent deri në 1.28 cent, Benzina 1.20 deri 1.29 cent.

“Këto çmime në tregun kosovar janë mbi dy muaj. Ka pasë lëvizje në berz po çmimet me pakicë deri sot nuk kanë levizë. E saktë është se ka rritje në berz po te ne nuk ka levizje të çmimeve. Qytetart tanë janë duke u shërbyer me çmime më të ulëta ne regjion përveç Maqedonisë Veriore. Sot çmimet në Shqipëri janë: diseli 1.87 cent, benzina 1.88 cent. Çmimet në Serbi: diseli 1.79 cent, benzina 1.80 cent Për standardin tonë qytetart tonë çmimi real kishte me qenë 1 €. Por, çmimi nuk e dikton as Qeveria as shoqata e Naftëtarve por çmimin e përcakton berza. Ka një javë që ka rritje në berz, ndërsa çmimet në tregun kosovar janë stabile”, ka thënë Berjani për rtv21.tv..

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara edhe në Kosovë.

Sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës, vetëm brenda një dite Kosova importon përafërsisht 3 milionë litra derivate.

“Import ditor ka përafërsisht 100 autobota ose tre milionë litra përafërsisht. Kryesisht importi bëhet nga Shqipria”, ka thënë Berjani.

Si ndikojnë çmimet e naftës te konsumatorët

Nafta bruto është malli më i rëndësishëm strategjik në botë. Ka mbi 4000 nënprodukte të naftës dhe çmimi i saj ndikon pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në çdo sferë të jetës sonë.
Andaj, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në kosto më të larta të transportit që mund të rezultojë në rritjen e çmimeve të mallrave.

Për më tepër, duke rritur çmimet e energjisë në përgjithësi, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në nivele më të larta inflacioni që ushqejnë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Sipas projeksioneve të stafit të Eurosystem, “një rritje prej 1% e çmimeve të naftës do të nënkuptonte një rënie të nivelit të prodhimit potencial të zonës së euros prej rreth -0,02% në afat të mesëm”.