Burimi tenton ta puthë Lelën në buzë? (VIDEO)

Lela dhe Burimi kanë krijuar një shoqëri të mirë brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Por, ky i fundit është akuzuar për ngacmime ndaj vajzave, në veçanti Lelës dhe Anës.

Lela ka treguar se Burimi ka tentuar ta puthte në buzë teksa banorja e përqafoi.

“Isha në kuzhinë dhe u fsheha që ta frikësoja Burimin dhe ai hyri e unë e tuta. Kur e tuta më tha përqafëm dhe unë e përqafa, pastaj ai nuk më lëshojke dhe nisi të më puthte në faqe – herën e tretë tentoi të më puthte në buzë dhe jam largu”, u shpreh Lela.

 

 

Madje, Lela që kishte Xhenetën afër i demostroi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

Mësohet kundërshtari i Kosovës në play-off, dy ndeshje dy humbje ndaj tyre

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarin në play-offin e UEFA Nations League, në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

“Dardanët” do të luajnë ndaj Kombëtares së Islandës në play-off për futje në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan Indeksonline

 

 

Kosova e njeh shumë mirë Islandën, pasi vite më parë kishte luajtur për parakualifikime në Kupën e Botës të vitit 2018.

Iceland Becomes Smallest Nation in History to Qualify for World Cup | News,  Scores, Highlights, Stats, and Rumors | Bleacher Report

Në atë kohë te Kosova trajner ishte Albert Bunjaki, i cili i kishte humbur të dyja ndeshjet.

Në stadiumin “Laugardalsvollur”, Islanda e kishte mposhtur Kosovën me shifrat 2:0 me golat e shënuar nga: Sigurdsson dhe Gudmundsson.

Kurse në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër, Kosova kishte humbur me shifrat 1:2. Golat në këtë përballje i kishin shënuar: Atdhe Nuhiu dhe Sigurdarsson (2).

Kujtojmë se ndeshjet e play-offit zhvillohen gjatë muajt mars të vitit 2025.

Sonte “prime” i Big Brother-it çfarë pritet të ndodhë!

Sonte është Prime i Big Brother-it Vip Kosova.

Është biseda e ish- banores Diana Miftari me babain e saj, që do të publikohet për korrektësi ashtu edhe siç u premtua nga prezantuesi Alaudin Hamiti.

Pa dyshim, sonte do të flitet edhe për çiftet e reja Lela- Leo dhe Ana e Kevini.

Kush nga banorët do të lërë shtëpinë, a do të ndikojnë romancat mes tyre që t’i shpëtojnë nominimit apo jo … do ta shohim!

 

 

Po ashtu, do të diskutohet edhe për “krisjen” e raporteve mes Gjestit dhe Xhenetës.

E dhimbshme: Babai e gjen pa ndjenja djalin e tij, i riu humb jetën në Emergjencë

Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, dje në mesditë, babai e ka gjetur pa ndjenja djalin e tij, i cili menjeherë është dërguar në emergjencë për të pranuar ndihmë mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijejojë dhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga Insituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës dhe e kanë dërguar për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Hashim Muleta. Polici nga Korrotica e Epërme e Drenasit ishte shembulli më i mirë i një zyrtari policor profesional. Me rastin e vdekjes së policit, telegram ngushëllimi ka dërguar Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Hashim Muleta, familjes së tij, miqve dhe kolegëve të dashur të Policisë së Kosovës, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër”, thuhet në telegramin e SPK-së.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme.