A pranoi Lela të shoh veprimin që ka “trazuar” rrjetin? (VIDEO)

Gongu i rënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kësaj radhe ishte për Lelën

Në ekran asaj iu shfaq pyetja nëse dëshiron të shoh një video në të cilën shfaqet ajo me një veprim që ka bërë xhiron e rrjetit, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë rast, nëse e njëjta pranon ta shoh klipin, çmimit të madh i zbriten 5.000 euro, teksa çmimi total mbet, 165.000 euro.

Për të kuptuar se a pranoi Lela, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

“I rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, turp” – Konjufca i ashpër me Listën Serbe pasi erdhën për t’u nënshkruar

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë lejuar të ulën në ulëset e tyre deputetët e Listës serbe, të cilët janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës pas disa muajsh bojkoti.

Deputetët e VV-së nuk kanë dashur t’i lejojnë brenda sallës me arsyetimin se deputetët e Listës Serbe nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën.

“Turp të keni”, u është drejtuar deputetëve të LS-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai e ka ndërprerë seancën.

Konjufca ka kërkuar nga ta që ta lirojnë Kuvendin.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës serbe të cilët vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë, është më të vërtetë e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës këso sjellje. Njëherë në gjashtë muaj vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve dhe në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni dhe shkoni e i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit dhe keni guxim dhe vini në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe kërkoj me lirua Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.