Reagimi i fortë i nënës së Kevinit ndaj Anës dhe produksionit: Produksion i ult…

Pasi Ana dhe Kevini kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ish-i dashuri i Anës, Ozit, ka reaguar për herë të parë me një videomesazh drejtuar produksionit.

Në mesazhin e tij, Ozit, një artist i ri, ka sqaruar publikisht lidhjen e tyre të mëparshme, duke hedhur poshtë disa deklarata dhe duke kritikuar sjelljet e Anës si të papranueshme.

Ai është shprehur se jashtë para se të hynte Ana në BBVK kishin lënë lidhjen të hapur.

Pas situatës së krijuar ka reaguar ashpër nëna e Kevinit.

Ajo e quajti produksionin si të ulët duke thënë se Kevini ka marrë shumë goditje.

Ajo ka reaguar edhe ndaj Anës për të cilën thotë se ajo e ka familjen e vet dhe se vëmendja e saj shkon vetëm për Kevinin.

“Nuk du asnjë koment, a ke fol me Anën. Ana e ka familjen e vet që e mbron. Vëmendja ime këtë rast shkon vetëm për Kevnin dhe asgjë tjetër”, tha ajo.

Djali i Shkurte Fejza i bashkohet kësaj partie politike

Këngëtarja Shkurte Fejza ka thënë se djali isaj, Arbër Behluli, ka vendosur që të kontribuojë për Kosovën përmes politikës, duke u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhet e 9 shkurtit.

Në një njoftim në Facebook, artistja tha se djali i saj e mori këtë vendim me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

“Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike”.

“Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Fejza.
Këto janë akuzat e reja që ZPS-ja ia ngriti Thaçit për…

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, për veprat penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Sipas ZPS-së, Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur iu dorëzua fletë-arresti.

“Në aktakuzën e konfirmuar, kundër z. Thaçi janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Tutje, Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se Thaçi do të paraqitet para një gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura ndaj tij.

Ishi i Anës paraqitet në Big Brother, deklarohet Kevini thotë se nuk ka…

Kevin ka thënë fjalën e fundit pasi u shfaq videoja e ish të dashurit të Anës, i cili prentendonte se ka lënë lidhje të hapur jashtë.

Kevin potencoi se i beson Anës.

“Për këto çka ka ndodh me Anën. Unë e shoh te Ana atë që kam parë këtu, jo atë që ka ndodhur më herët. Unë i besoj Anës, ende, por s’mund të them a është apo nuk është ashtu”, tha Kevin.

Ndiqeni videon për më shumë:

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me bastisjet dhe thirrjet e Gjykatës Speciale që po ndodhin na ditët e fundit.

Haradinaj, përmes një postimi në facebook ai ka thënë se Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.

“Gjykata Speciale u kriju ne Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet t’a zhbëjë.

Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë.

U bo boll!”, ka shkruar ai.

Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit.

Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes dyshes.

Përveç kësaj sonte edhe ish i dashuri i Anës u fut në shtëpi.

 

 

E tërë kjo situatë nxiti reagimin e Anës e cila reagoi ashpër ndaj produksionit.

“Këto janë lojëra të produksionit që u bënë padijeninë time, ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos mua dhe ta kthej Kevinin kundër meje”, tha ajo.