Konfirmohet: Analisti i njohur kandidat i VV-së për deputet

Analisti i njohur, Gazmir Raci i është bashkuar Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai do të jetë në listën e partisë së Albin Kurtit në garën për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është konfirmuar nga vetë Rraci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq,

Dëshiroj të ndaj me ju vendimin tim për të kandiduar për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ky vendim buron nga dëshira ime për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të suksesshëm, sovran, të drejtë dhe të bazuar në vlera, ku dinjiteti i qytetarit është në qendër të çdo vendimi.

Do të angazhohem të jem zëri juaj në Kuvend dhe të luftoj për të drejtat, interesat dhe aspiratat tuaja, me ndershmëri dhe përkushtim.

Nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti, vendi ka arritur përparime të rëndësishme.

Sot, në veri sundon rendi dhe ligji, nën sigurinë e Policisë së Republikës së Kosovës. Mbështetja për z. Kurti më 9 shkurt 2025 dhe për listën e VV është jetike për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe me kujdes për të gjithë qytetarët.

Lidershipi i Kryeministrit Kurti dhe lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! garantojnë fitoren e radhës plebishitare në Kuvendin e Kosovës.

Ftoj të gjithë qytetarët në Kosovë dhe mergatën tonë të na bashkohen në këtë rrugëtim, për të vazhduar me ndryshimin e filluar dhe të domosdoshëm.

Me respekt,Gazmir Raci.

Prokuroria Speciale e fton të dëshmojë kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është ftuar për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili e ka lidhur këtë ftesë me procesin zgjedhor.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.”

Në thirrjen e Speciales thuhet se dëshmitari detyrohet t’i përgjigjet thirrjes më 16 dhjetor në orën 9:30.

“Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e paarsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje. Nëse ju paraqiteni, por pasi t’u jenë bërë me dije pasojat, refuzoni të dëshmoni pa arsyetim ligjor, mund të dënoheni me gjobë deri në 250 euro.

Nëse edhe pas kësaj gjobe, refuzoni të dëshmoni, atëherë mund të burgoseni. Burgimi zgjat derisa nuk pranoni të dëshmoni apo derisa dëshmia juaj bëhet e panevojshme, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se 1 muaj”, thuhet në udhëzimet e Speciales.

Vepra penale për rastin që do të dëshmojë Kurti është “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“E dashura nuk është figurë publike”- Drilon Rama ka një lidhje jashtë shtëpisë?

Lidhur me Drilon Rama, është duke qarkulluar një lajm se ai ka një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Në bazë të asaj çfarë është thënë në emisionin ‘Ora Shtatë’ të Klan Kosovës, e dashura e tij nuk është figurë publike.

Nuk dihen detaje të tjera për të.

Sidoqoftë, Driloni është parë shumë i afërt me  banoren tjetër të BBVK, Sara Kolami.