Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në BBVA

Gjesti, një nga konkurrentët më të diskutuar të Big Brother VIP Albania, ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale pas një momenti brenda shtëpisë.

Në një video që po qarkullon gjerësisht, Gjesti shihet i vetëm duke thënë emrin e një vajze, Djellza, dhe duke shtuar: “Kingi shumë shpejt vjen, fale kingin se kingi ka për të kryer disa punë”.

Kjo deklaratë ka habitur shumë fansa, duke nxitur spekulime dhe komente të shumta.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke nxitur diskutime midis fansave dhe ndjekësve të programit.

Disa po e kritikojnë Gjestin për paqëndrueshmëri në marrëdhënie, ndërsa të tjerë po spekulojnë për të kaluarën e tij me Djellzën.

VIDEO

Gerta – Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Natën e mbrëmshme, gjatë spektaklit emocionues të Big Brother VIP Albania, publiku pati mundësinë të votojë tre të preferuarit e tyre: G Bani, Gerta dhe Gjesti.

Këta banorë u përballën me një përgjegjësi të madhe: të shpëtonin nga televotimi një nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Zgjedhjet e tyre shkaktuan jo pak diskutime. Gjesti, i cili shpesh është komentuar për marrëdhënien e ndërlikuar me Eglin, vendosi ta shpëtojë atë, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kishin kohët e fundit.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas përfundimit të spektaklit, Gerta iu drejtua Gjesti me një pyetje që e vuri në vështirësi: “Kë do të kishe zgjedhur po të mos ishte Egli?”

Gjesti hezitoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë më në fund: “Jam mes çiftit Jozi-Loredana. Edhe pse Gjesti e pati shumë të vështirë të përgjigjet duke lënë të kuptohet se nuk do të dinte kë të zgjidhte, pos Eglit.

Kjo përgjigje la hapësirë për interpretime të shumta.

Ndërkohë, Gerta, e cila deklaroi se e kishte të qartë zgjedhjen që do të bënte, shpëtoi Klajdin. Sa i përket G Banit, ai vendosi të shpëtojë Danjën.

Gjesti i drejtohet Big Brother Vip Kosova: Ma ngulët me hile, por mua mu çel një derë edhe më e madhe

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti është banori aktual i Big Brother VIP Albania 4 i cili hyri aty vetëm një ditë pasi humbi garën në formatin e njëjtë në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3.

Ai pas një nominimi kokë më kokë me Drilonin, siç thuhej me votat e publikut humbi lojën dhe garën për çmimin e madh.

Si për habinë e të gjithëve, Gjesti menjëherë të nesërmen hyri brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri ku u bë fenomen i asaj gare.

Ai mori zemrat e shumë ndjekësve jashtë, duke u zgjedhur edhe i preferuar.

Gjesti para kamerave në shtëpinë e BBVA 4, ka thënë se ndonëse i është bërë me “hile”, ai ka fituar diçka më të madhe.

“Edhe pse mi kanë bë me hile senet, Zoti ma ka çel derën tjetër. More “snitcha”, me hile çdo send, por në rregull, Zoti është i madh. Edhe unë qeshtu qysh jam në qësi gjendje të ran, kam me vazhdu, zhag kam me shku edhe del ku del kjo far pune. Le të del ku të del, nasht. Po pasha Zotin, e dini ju shumë mirë, e dini ju more snitcha, more nuba sa iu ka dasht kingi more nuba, iu ia fut kingit po kingit iu çel dera tjetër edhe ma e madhe”, dëgjohet Gjesti duke thënë në një video.

Video: