Ky banor i “BBVA” është vëllai i Nedës?
Neda është opinioniste e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” dhe komentet e saj po mirëpriten

Kjo, nuk është hera e saj e parë në këtë pozitë, pasi këtë rol e kishte edhe në “Përputhen”.

Ndërkohë, Nedes këtë vit do ti duhet ta gjykoj edhe personin e saj më të dashur, vëllain.

Pak kush e dinte që Tiri Gjoci është vëllai i Nedes.

Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Dje është ndarë nga jeta mjeku nga Prizreni, Dr. Bajram Kryeziu, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka vdekur në moshën 57-vjeçare, derisa për shumë vite ka punuar si Specialist i Mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.

Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, gjithashtu edhe specializimin për mjekësi familjare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, ndërsa kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

“Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruhet në postim.

Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për Gazën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar ndarja e 500 mijë eurove për Gazën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se populli palestinez ka nevojë për mbështetje humanitare si pasojë e luftës që është zhvilluar nga tetori i vitit 2023.

Tutje, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ai ka bërë thirrje që armëpushimi aktual atje të shfrytëzohet për arritje të paqes së qëndrueshme.

“Konflikti në Gaza ka shkaktuar humbje të mëdha për popullin palestinez. Që të rindërtojmë vendin e tyre ata kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera. Për këtë arsye MPJ ka kërkuar nga MF ndarjen e gjysmë milioni euro mbështetje për popullin palestinez. Qeveria bën thirrje që armëpushimi të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”.