Vdes në moshë të re aktori i njohur kosovar!

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në Gjermani.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

I ndjeri la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi  i tij do të bëhet në Kaçanik, kurse për kohën e varrimit opinioni do të njoftohet më vonë.

 

Zbulohen numrat se sa % duhet të fitojë VV nga mërgata për ta formuar vet Qeverinë e vetme

Është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora, ku sipas rezultateve të deritanishme Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me vota.

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë të rezultateve të deritanishme, duke treguar se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës, transmeton Telegrafi.

“Këtu i kemi të gjitha skenarët e ndikimit të votave të diasporës për LVV. Nga kjo shifet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%”, ka pohuar ai.

Muharremi ka shkruar tutje se modeli më i besueshëm mundet me qenë 60%-65%, dyjat rezultojnë me 48 mandate për LVV.

“Në këtë rast, PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe Pakicat 20”.

Më tej, ai ka shkruar se si mund të jetë ndikimi i diasporës :LVV: Vota 40% Mandate 45, LVV: Vota 50% / Mandate 47, LVV: Vota 60% / Mandate 48, LVV: Vota 65% / Mandate 48, LVV: Vota 70% / Mandate 49, LVV: Vota 80% / Mandate 50.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga votimi që është bërë në përfaqësi diplomatike, deri tani LVV radhitet e para me 81.89%. E dyta, LDK me 7.21% dhe e treta PDK me 5.75%.

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.